Nė AKR – edhe pas Pacollit, Pacolli

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nė AKR – edhe pas Pacollit, Pacolli

Mesazh nga D3M1 prej Fri Feb 18, 2011 8:58 am

Prishtinė, 18 shkurt – Kur Behgjet Pacolli do tė niset drejt Kuvendit pėr t’iu nėnshtruar votės sė deputetėve pėr president tė shtetit, nuk do tė ketė asnjė hipotekė partiake mbi vete. Kandidati pėr kreun e vendit do ta lėrė postin e presidentit tė Aleancės Kosova e Re pėr ta marrė atė tė Republikės sė Kosovės.
Ai nuk do ta presė momentin e zgjedhjes nė krye tė shtetit pėr tė dhėnė dorėheqje, por kėtė do ta bėjė tė premten ose tė shtunėn. Madje do ta lėrė edhe biznesin milionėsh, tė cilėn e ka themeluar dhe udhėhequr prej shumė vjetėsh pėr pozitėn e presidentit.
Nėnkryetari i AKR-sė, Ibrahim Makolli, ka bėrė tė ditur tė enjten se kandidati i vetėm deri tash pėr kreun e shtetit, i dalė nga marrėveshja pėr bashkėqeverisje ndėrmjet Partisė Demokratike tė Kosovės sė Hashim Thaēit dhe Aleancės Kosova e Re, nuk do ta ketė asnjė pengesė ligjore, as kushtetuese, nė momentin e votimit pėr president.
“Pritet qė z. Pacolli, kandidati pėr president tė Kosovės, paraprakisht do tė japė dorėheqjen nga tė gjitha funksionet nė parti dhe do tė kėpusė aty rrugėn partiake”, ka thėnė Makolli pėr tė shtuar se kėtė do ta bėjė shumė shpejt.
“Nuk pėrjashtohet mundėsia, nesėr (e premte v.j.) ose pasnesėr (e shtunė), por e rėndėsishme ėshtė se nė seancė plenare do tė shkojė i shkarkuar nga tė gjitha funksionet partiake, d.m.th. do tė shkojė tamam ashtu siē e parasheh Kushtetuta, ekonomike, partiake etj. Do tė thotė, tė mos ketė asnjė lloj konflikti tė mundshėm tė interesit”, ka thėnė Makolli. Ai ka shtuar se Pacolli do tė japė dorėheqjen edhe nga udhėheqja e biznesit tė tij tė madh si nė Kosovė ashtu edhe jashtė vendit.
“Do tė jap dorėheqjen edhe nga biznesi. Po, absolutisht po. Ju e dini qė me Ligjin pėr konfliktin e interesit tė zyrtarėve tė lartė publikė ėshtė e rregulluar se njė person nė jetėn publike qė udhėheq poste tė larta shtetėrore, nė rast se ka aksione ose biznes, do tė duhej ta zhvendosė prej vetes gjatė kohės sa e ushtron mandatin”, ka thėnė Makolli.
Presidentit tė Republikės sė Kosovės Kushtetuta e vendit ia ndalon ushtrimin e funksioneve tė tjera, pėrveē tė parit tė shtetit. Sipas Kushtetutės, presidenti ėshtė kreu i shtetit dhe pėrfaqėson unitetin e popullit tė Republikės sė Kosovės.
Neni 88, qė ka tė bėjė me papajtueshmėrinė, saktėson se presidenti nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion tjetėr publik dhe se pas zgjedhjes nuk mund tė ushtrojė asnjė funksion nė parti politike.
Pikėrisht me kėtė nen pati rėnė ndesh ish-presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Nė shtator tė vitit tė shkuar, Gjykata Kushtetuese e Kosovės konstatoi se Sejdiu kishte bėrė shkelje serioze tė aktit mė tė lartė juridik tė vendit. Pas kėsaj ai dha dorėheqjen dhe pak ditė mė vonė tėrhoqi edhe ministrat nga koalicioni, qė pėr pasojė vendi shkoi nė zgjedhje tė parakohshme.
Nė dhjetor u organizuan zgjedhjet e jashtėzakonshme, nga tė cilat fituese doli Partia Demokratike e Kosovės. Tek e pesta me rezultat doli Aleanca Kosova e Re, me rreth tetė pėr qind tė votave. Kjo nuk u pa si pengesė pėr arritjen e njė marrėveshjeje koalicioni nė mes tė kėtyre dy partive duke ia hapur rrugėn Pacollit tė niset drejt pozitės mė tė lartė tė shtetit.
Mirėpo dorėheqja e Pacollit nga kreu i AKR-sė ia hap rrugėn kėsaj partie, e cila ėshtė udhėhequr qė nga themelimi i saj, nė vitin 2006, nga kryetari aktual, tė mbajė kuvendin pėr tė zgjedhur kryetarin e ri. Asnjė kandidat deri tash zyrtarisht nuk e ka paraqitur kandidaturėn pėr kėtė pozitė, mirėpo sipas burimeve brenda AKR-sė, gjasat mė tė mėdha i ka njė anėtar i familjes Pacolli, Rrahimi.
Burimi i gazetės ka thėnė se Rrahim Pacolli, i cili pėr njė kohė ka qenė sekretar organizativ i partisė, do tė kandidojė pėr tė zėnė vendin e Behgjet Pacollit, nėse kryetari i deritashėm i AKR-sė zgjidhet kryetar i shtetit.
“Rrahim Pacolli do tė konkurrojė pėr ta marrė partinė. Ai ka mbėshtetjen mė tė madhe tė anėtarėsisė dhe tė anėtarėve tė lartė, edhe pėr faktin se ėshtė djali i axhės sė Behgjet Pacollit”, ka thėnė burimi.
Ky burim ka shtuar se AKR-ja nuk ka burim tjetėr financiar, pėrveē financimit nga kreu i saj aktual dhe se deri tash nė parti janė derdhur shumė mjete financiare pėr kėto vjet tė veprimtarisė sė saj.
Nga ana tjetėr, Ibrahim Makolli ka thėnė se brenda partisė deri tash nuk ėshtė diskutuar se kush do tė jetė nė krye tė partisė pas Behgjet Pacollit. Ai i ėshtė referuar statutit tė partisė, duke thėnė se zgjedhja e presidentit tė AKR-sė bėhet nga kuvendi. Ndėrsa deri atėherė Makolli ka shtuar se partia do tė udhėhiqet nga nėnkryetarėt e saj.
Si kandidate e mundshme pėr kreun e partisė pėrmendet edhe Mimoza Kusari-Lila, e cila nė zgjedhjet e fundit ka dalė si femra mė e votuar. Por burimi i gazetės ka thėnė se partia nuk do tė mbetet nė dorėn e saj pasi ėshtė inkuadruar shumė vonė nė tė, por edhe pėr shkak se ambicie tashmė ka edhe Rrahim Pacolli. Gazeta ka provuar tė enjten tė flasė me Rrahim Pacollin dhe Mimoza Kusari-Lilėn, por asnjėri prej tyre nuk e ka hapur telefonin.
Ibrahim Makolli ndėrkaq ka thėnė se deri tash partia nuk ka qenė e preokupuar me kėtė ēėshtje. “Unė po them, as qė kam qenė, as qė kemi qenė tė preokupuar me kėtė, sepse kėto ēėshtje janė tė zgjidhura me statut tė partisė. Natyrisht qė Kuvendi pastaj do tė pėrcaktojė se cili ose cila do tė jetė ai qė do tė marrė timonin e AKR-sė tutje”, ka thėnė ai.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi