Zgjedhja e presidentit tė hėnėn, nė duar tė Krasniqit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zgjedhja e presidentit tė hėnėn, nė duar tė Krasniqit

Mesazh nga D3M1 prej Fri Feb 18, 2011 8:59 am



Prishtinė, 18 shkurt- Skenari i Hashim Thaēit qė Kosova tė bėhet me president dhe Qeveri tė re tė hėnėn e javės sė ardhshme mund tė realizohet vetėm me vullnetin e Jakup Krasniqit. Kjo pėr faktin se Krasniqi, nė cilėsinė e kryetarit tė Kuvendit, mund tė mos e pranojė ndryshimin e agjendės sė pėrcaktuar javėn e kaluar nga Kryesia e legjislaturės sė tretė, e nė tė cilėn ėshtė paraparė, qė gjatė seancės konstituive tė Kuvendit, tė zgjidhen vetėm kryetari, pesė nėnkryetarėt e Kuvendit, si edhe tė bėhet betimi i deputetėve.
Me Rregulloren e punės sė Kuvendit lejohet futja e ēėshtjeve shtesė nė rendin e ditės sė seancės kuvendore, mirėpo, pėr t’u realizuar njė gjė e tillė, paraprakisht duhet njoftuar me shkrim kryetari.
“Rendi i ditės konsiderohet i miratuar, pėrveēse kur nė fillim tė mbledhjes njė ose mė shumė grupe parlamentare, pėrfaqėsues tė njė ose mė shumė komisioneve, sė paku gjashtė (6) deputetė ia propozojnė me shkrim kryetarit njė amendament pėr rendin e ditės, pėrkatėsisht nėse njė deputet e ngre njė ēėshtje tė ngutshme dhe kjo e merr miratimin shumicės”, citon “Koha Ditore” Rregulloren e punės sė Kuvendit.
Edhe kur ngrihet ndonjė “ēėshtje e ngutshme”, ėshtė prapė kryetari i Kuvendit, ai qė vlerėson nėse ajo mund tė kualifikohet si e tillė, ose jo.
Rregullorja e punės sė Kuvendit lejon edhe mbajtjen e seancave tė jashtėzakonshme, nė rast se ato kėrkohen nga presidenti ose kryeministri. Mirėpo, edhe nė kėto raste, kėrkesat pėr mbledhje tė jashtėzakonshme duhet ta pėrmbajnė ēėshtjen qė duhet tė shqyrtohet, si edhe arsyetimet pse konsiderohet ēėshtje e ngutshme dhe e rėndėsishme.
Deri tė enjten pasdite, nuk ka pasur ndonjė kėrkesė qė agjenda e seancės tė sė hėnės tė plotėsohet me ndonjė pikė shtesė.
“Agjenda e seancės konstituive ėshtė ashtu siē ka vendosur Kryesia, gjatė javės sė kaluar: zgjedhja e organeve drejtuese tė Kuvendit dhe betimi i deputetėve”, ka bėrė tė ditur sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi. Nė fakt, kjo agjendė ėshtė pėrcaktuar mė 10 shkurt, nė takimin qė kryetari i Kuvendit, e ka mbajtur me anėtarėt e Kryesisė dhe me pėrfaqėsuesit e subjekteve politike qė kanė fituar ulėse nė Kuvend.
Por, atė ditė ishte vendosur qė seanca konstituive tė mbahej mė 24 shkurt, e jo mė 21 shkurt, siē ka mbetur tani.
Ndryshimi i datės ėshtė bėrė pasi Kėshilli Drejtues i PDK-sė kishte vendosur qė postin e presidentit t’ia lėrė Koalicionit Kosova e Re.
I vetmi subjekt politik parlamentar qė ka reaguar nė ndryshimin e kėsaj date ka qenė lėvizja “Vetėvendosje!”.
“Pėr ndryshimin e datės nuk u pyetėn subjektet politike.....Lėvizja ‘Vetėvendosje!’ i kundėrshton praktikat e tilla jodemokratike tė vendimmarrjes institucionale, tė cilat subjektet politike i trajtojnė si dekor apo objekte qė duhet t’u pėrshtaten vendimeve arbitrare”, ėshtė thėnė nė komunikatėn qė ka lėshuar ky subjekt politik. Lėvizja “Vetėvendosje!” ka sqaruar se do tė marrė pjesė nė mbledhjen konstitutive, por ka theksuar: “Krijimi i shembujve tė tillė tė sjelljes dhe krijimi i njėmendėsie tė tillė jodemokratike janė shenja tė njė pushteti qė nė mėnyra tė tilla arbitrare merr edhe vendime tė tjera mė tė mėdha, duke filluar prej ngritjes sė pagave pa mbulesė financiare pėr qėllime elektorale, e deri te privatizimi i PTK-sė pėr hesape partiake”.
Ky reagim ėshtė lėshuar para se Thaēi tė dilte me deklaratė se gjatė seancės konstituive do tė votohet edhe presidenti dhe Qeveria.
Aktualisht, deputetėt e kėsaj lėvizjeje nuk kanė ndonjė qėndrim se si do tė sillen nė seancė, nė rast se PDK-ja synon ta plotėsojė me pika tė tjera agjendėn e pėrcaktuar mė herėt.
“Do tė vendosim pėr kėtė gjė gjatė ditėve nė vijim”, ka thėnė njė nga zyrtarėt e kėsaj lėvizjeje.
Edhe partia mė e madhe opozitare, LDK-ja, pret ta bėjė tė njėjtėn gjė.
“Ēdo ndryshim i agjendės sė Kuvendit duhet tė jetė pjesė e diskutimeve mes forcave parlamentare. Dhe gjatė atyre diskutimeve ne do ta shprehim qėndrimin tonė”, ka thėnė ish-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Paralajmėrimin se tė hėnėn do tė votohet presidenti dhe Qeveria e ka bėrė tė mėrkurėn kryeministri nė largim, Hashim Thaēi, nė mbledhjen e fundit nė kabinetin aktual tė ministrave.
“Nė pėrgjegjėsinė time si kryeministėr dhe mandatar pėr formimin e Qeverisė sė re, pėr mandatin e ri katėrvjeēar, tė cilin pritet ta fillojmė nga fillimi i javės sė ardhshme, pasi qė Kuvendi i ri me deputetė tė rinj do tė mblidhet kėtė tė hėnė, dėshiroj tė them se tanimė unė jam nė pėrfundim tė negociatave me partitė politike partnere, me tė cilat do tė punojmė shumė nė realizimin e Kosovės evropiane e tė zhvilluar”, ka thėnė Thaēi.
Mirėpo, njė nga zyrtarėt e lartė tė PDK-sė nuk e ka tė qartė nėse presidenti i zgjedhur ka tė drejtė qė aty pėr aty ta mandatojė Thaēin pėr kryeministėr.”Nuk jam i sigurt nėse presidenti, duhet ta lėshojė seancėn, pėr tė shkuar nė Presidencė, dhe nga aty t’ia dėrgojė Kuvendit propozimin pėr mandatar, apo mund ta bėjė kėtė nga salla e Kuvendit. Besoj se juristėt do ta qartėsojnė kėtė ēėshtje, deri atėherė”, ka thėnė ai, duke mos dashur t’i pėrmendet emri nė gazetė.
Tash pėr tash dihet qė seanca konstituive do tė drejtohet nga dy deputetet: Nekibe Kelmendi e LDK-sė dhe Albana Fetoshi e lėvizjes “Vetėvendosje”. E para si deputetja mė e vjetėr, kurse e dyta si mė e reja.
Pas krijimit tė Komisionit tė pėrkohshėm pėr verifikimin e kuorumit dhe tė mandateve, parashihet tė procedohet me zgjedhjen e kryetarit tė Kuvendit, tė cilin e propozon partia me numrin mė tė madh tė deputetėve dhe tė pesė nėnkryetarėve. Tri partitė me numrin mė tė madh tė deputetėve: PDK, LDK dhe lėvizja “Vetėvendosje”, duhet ta propozojnė nga njė anėtar, njė e propozojnė deputetėt e komunitetit serb, kurse njė tjetėr e propozojnė deputetėt e komuniteteve tė tjera, joshqiptare dhe joserbe.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi