Pohimet pėr trafikim tė organeve, pa besueshmėri tė testuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Pohimet pėr trafikim tė organeve, pa besueshmėri tė testuar

Mesazh nga D3M1 prej Fri Feb 18, 2011 6:32 pm



Prishtinė, 18 shkurt (E plotėsuar) - Ish luftėtarė tė UĒK-sė kanė dhėnė dėshmi tė detajuara nė vitin 2003 pėr trafikimin e organeve, njoftoi agjencia amerikane Associated Press AP, duke iu referuar njė dokumenti tė Kombeve tė Bashkuara nga vitit 2003.
AP raporton se programi i pretenduar ka paraparė vrasjen e serbėve tė burgosur, shitjen e organeve tė tyre dhe varrosjen e qindra viktimave pėr tė fshehur provat pėr vrasjen e civilėve.
Agjencia citon Paul Coffeyn, zyrtar i drejtėsisė nė Kosovė nė vitin 2003, i cili nė njė letėr drejtuar njė zyrtari nė Tribunalin e Hagės, ka shkruar se informata ėshtė "bazuar nė intervistat me tė paktėn tetė burime, besueshmėria e tė cilave nuk ėshtė testuar, tė gjithė shqiptarė nga Kosova apo Mali i Zi, tė cilėt kanė shėrbyer nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės".
Nė anėn tjetėr, kėshilltari special i kryeprokurorit tė Tribunalit tė Hagės, Serge Bramertz, Frederick Swinnen deklaroi se autorė tė dokumentit pėr tregti me organe, qė ėshtė paraqitur kėto ditė nėpėr disa medie, nuk janė hetuesit e Hagės, transmetoi Radio Evropa e Lirė.
Disa gazeta tė huaja pohuan se posedojnė njė dokument tė besueshėm, i cili tregon se Tribunali i Hagės nė vitin 2003 ka marrė njė raport pėr tregti me organe nė Kosovė dhe Shqipėri, nė tė cilin janė prezantuar dėshmi pėr krime tė kryera gjatė vitit 1999.
Disa nga ato dokumente sekrete, nė rreth 30 faqe, qė mbajnė datėn 30 tetor 2003, thuhet t’i ketė dėrguar me faks shefi i atėhershėm i misionit tė Tribunalit tė Hagės pėr Kosovė dhe Maqedoni, Emon Smith, nė adresė tė shefit tė atėhershėm tė hetimeve nė Tribunalin e Hagės, Patrik Lopez Terez.
Swinnen ka vlerėsuar se duket se bėhet fjalė pėr dokumente sekrete.
“Mund tė konfirmojmė se faqja e parė, memorandumi i faksit dėrguar Lopez Terezit nga ana e Smithit, duket sikur vėrtetė ėshtė nisur nga zyra e prokurorisė sonė, kurse tė gjithė dokumentet e tjera tė publikuara nuk janė tonat”, deklaroi Swinnen.
Pra, nuk jemi ne autorė tė atyre dokumenteve, por ato na janė dėrguar, ai material ka arritur te ne nga burimi tjetėr”, tha ai, duke shtuar se pėr kėtė arsye as nuk mund tė komentojė pėrmbajtje e dokumentit.
Mirėpo, Swinnen ka konfirmuar se qė nė atė kohė kanė ekzistuar pohime pėr tregtinė me organet.
“Mirėpo roli i Prokurorisė sė Hagės qysh atė kohė ka qenė mjaft i kufizuar. Kishim probleme me juridiksionin. Megjithatė, ato pohime i kemi hulumtuar pėr tė konstatuar se a ekziston lidhja ndėrmjet tyre dhe hetimeve pėr rastet e ish komandantėve tė UĒK-sė, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj”, tha Swinnen.
Sipas fjalėve tė tij, dėshmitė kanė qenė tė pamjaftueshme dhe nuk kanė mundur tė vihen nė lidhje me ato hetime.
“Kurrė nuk kemi pasur emra tė dėshmitarėve dhe pėr kėtė ish kryeprokurorja del Ponte ka folur. Kemi disponuar me fakte, madje tė pėrshkruara nė hollėsi, por pa emra tė dėshmitarėve nuk kemi mundur tė ndėrtojmė dėshmi tė forta e tė duhura juridike”, pėrfundoi ai.
Ai pėrmendi si njė faktor limitues edhe faktin se nga fundi i vitit 2004 Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė kishte dhėnė urdhėr pėr tė pėrfunduar tė gjitha hetimet.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi