Plagosen rėndė me thikė dy persona

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Plagosen rėndė me thikė dy persona

Mesazh nga Lordi prej Sat Feb 19, 2011 2:34 am

Njėsiti i arrestimeve tė stacionit policor qendra nė Prishtinė ka vėnė dje nė pranga tre persona tė dyshuar pėr veprėn tentim vrasje (therje me thikė).

Rasti ka ndodhur nė rrugėn “Nėna Terezė” nė Prishtinė, ku pas njė mosmarrėveshje nė mes tė disa personave, qė ka rezultuar me rrahje, dy prej tyre kanė pėsuar lėndime tė rėnda trupore (therje me thikė).

Viktimat K. Osmani dhe L. Sadiku gjenden nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė dhe gjendja e tyre shėndetėsore ėshtė e rėndė.

Me tė marrė informatėn, policia menjėherė ka shkuar nė vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tre persona tė dyshuar, me iniciale L. S., D. C. Dhe R. G., qė tė tre tė mitur.

Tė dyshimtit po mbahen nė qendrėn e paraburgimit nė Prishtinė, kurse nė afatin e paraparė me ligj do tė dėrgohen para gjykatės kompetente, pas pėrfundimit tė veprimeve tė nevojshme hetimore dhe procedurale, qė do tė ndėrmerren nga ana e hetuesve pėr sqarimin dhe zbardhjen e plotė tė motiveve dhe rrethanave tė ngjarjes, thuhet nė njoftimin e policisė

Lordi
Co-Adm Legend
Besa-Bess
Co-Adm LegendBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 1030
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi