Presidenti Topi refuzon atė qė propozoi dje: S’jap asnjė informacion pėr “grushtin e shtetit” ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Presidenti Topi refuzon atė qė propozoi dje: S’jap asnjė informacion pėr “grushtin e shtetit” ?

Mesazh nga ditush prej Sat Feb 19, 2011 11:23 am


Presidenti i Republikės, Bamir Topi ka refuzuar edhe njė kėrkesė tė re tė Komisionit Hetimor pėr tė dorėzuar pranė kėtij komisioni tė dhėnat qė disponon pėr dhunėn e 21 janarit. Kryetari i Komisionit, Eduard Halimi tha se i ka drejtuar njė tjetėr shkresė institucionit tė presidentit qė titullari tė japė dėshminė e tij dhe sqaroi se pėrgjigja e presidentit ėshtė njė detyrim ligjor. Por pak minuta mė vonė, kėshilltari ligjor i presidentit, Spiro Peēi, tha se Presidenti i Republikės nuk ka nė asnjė rast detyrim pėr tė dhėnė informacione. “Ky Komision mesa u deklarua, edhe nga pėrmbajtja e shkresės qė sapo ka mbėrritur pranė Presidentit tė Republikės, pretendon qė prej Presidentit tė Republikės, po citoj shkresėn,” tė mbledhė tė dhėna dhe informacione zyrtare dhe jozyrtare, si dhe dokumente. Komisioni mundohet tė argumentojė se e mbėshtet kėrkesėn nė Nenin 14, gėrma “b” tė Ligjit Pėr komisionet hetimore. Nė qoftė se ky “argumentim” nuk pėrmban keqdashje politike, nė rastin mė tė mirė, ėshtė njė miopi juridike.
Neni i cituar, bėn fjalė pėr tė drejtėn e Komisionit qė tė thėrrasė titullarė institucionesh pėr pyetje dhe tė kėrkojė dokumente ose informacione zyrtare prej tyre. Vetėm ata qė nuk kanė koncepte mbi institucionin dhe titullarėt e institucioneve, si dhe nuk lexojnė apo nuk duan tė lexojnė Kushtetutėn e vendit, e njehsojnė Presidentin e Republikės me njė titullar institucioni. Ashtu siē shpjeguam edhe nė konferencėn e ditės sė djeshme, nė bazė tė Nenit 92, nė gėrmėn “h” tė Kushtetutės duke qenė se Presidenti ėshtė njė institucion, thuhet “kėrkon mendim dhe tė dhėna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetėrore pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me detyrat e tyre. Nė asnjė rast, Presidenti i Republikės nuk ka detyrimin pėr tė dhėnė informacione”- deklaroi Peēi. Por njė ditė mė parė kėshilltari ligjor i Presidentit tė Republikės shprehu njė tjetėr qėndrim, duke thėnė se dėshmia e Presidentit tė Republikės mund tė merret nė selinė ku ai ushtron funksionet e kryetarit tė shtetit. “Dėshmia e Presidentit tė Republikės merret nė selinė ku ai ushtron funksionet e Kryetarit tė Shtetit. Kur duhet tė merret dėshmia e Kryetarit tė Kuvendit, Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese ose dhe tė Gjykatės sė Lartė, kėta mund tė kėrkojnė tė pyeten nė selinė ku ushtrojnė detyrėn e tyre. Nė kėto kushte edhe njėherė, duke shprehur gatishmėrinė pėr tė dėshmuar, nė respekt tė ligjit, Presidenti i Republikės do tė pėrcaktojė mėnyrėn dhe kohėn e realizimit pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve tė Komisionit Hetimor”- deklaroi ai jo mė larg se dje, nė konferencėn e posaēme pėr shtyp. Por ndėrsa Komisioni ka pėrcaktuar datėn dhe orėn e marrjes sė dėshmisė sė presidentit, institucioni i kreut tė lartė tė shtetit nuk e ka vendosur ende se cila do tė jetė mėnyra e pėrgjigjes sė pyetjeve tė komisionit dhe nė ē’kohė komisioni do ta ketė kėtė pėrgjigje.

_________________

ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 06/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi