Rrezikohet tragjedia, piloti ishte nė gjumė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Rrezikohet tragjedia, piloti ishte nė gjumė

Mesazh nga D3M1 prej Sat Feb 19, 2011 12:00 pm



Njė fluturim midis Kopenhagenit dhe Stokolmit rrezikoi tė shndėrrohej nė tragjedi, pasi pilotin e zuri gjumi, ndėrsa kolegu i tij kishte shkuar nė tualet.

Sipas modifikimeve qė janė bėrė pas 11 shtatorit 2001, dyert e kabinave tė avionėve nuk mund tė hapet nga jashtė gjatė fluturimit dhe pilotit tė dytė i mbeti vetėm qė tė shihte me dėshpėrim rrjedhėn e ngjarjeve.
Nė historinė e rrėfyer nga njė e pėrditshme norvegjeze, mėsohet se fluturimi ishte i linjės skandinave SAS, ndėrsa pasagjerėt e klasit tė parė, menjėherė pas kabinės sė pilotėve, do tė kenė mbetur tė shtangur nga pamja e pilotit qė i binte derės mė shqelma dhe grushta.

Pėr fat tė mirė, nė fluturim ndodheshin edhe disa stjuardesė meshkujt, tė cilėt ndihmuan pilotin tė shqyente derėn dhe tė merrte kontrollin, pėrpara se karburanti tė pėrfundonte dhe linja e SAS tė hynte nė histori pėr aksidentin mė qesharak tė tė gjitha kohėrave.

Stafi arriti tė shmangte panikun duke i thėnė pasagjerėve se gjithēka ishte nė dorėn e pilotit tė parė, ndėrsa problemi i vetėm ishte njė bllokim i thjeshtė i derės.

Ndėrkohė, kulla e kontrollit nė Kopenhagen kishte dhėnė alarmin, pasi avioni po fluturonte jashtė kursit dhe askush nuk pėrgjigjej nė radio.

Ndėrsa piloti i pėrgjumur rrezikon vendin e punės, ngjarja shėrben si njė rast i mirė pėr tė gjitha kompanitė pėr tė rishikuar orarin e turneve tė tyre tė punės.

Nėn akuzė, piloti mbrohet duke thėnė se pas njė dite tė lodhshme nė turnin e dytė, atij i rastisi tė punonte tė nesėrmen nė turnin e parė, prandaj nuk mund tė flinte gjatė natės mė shumė se katėr orė.

Ai pranoi se gjatė fluturimit nė fjalė e kishte patur tė vėshtirė tė mbante hapur sytė, por e kishte tė paqartė se si i kishte ndodhur ai “black-out” i plotė, duke e zėnė gjumi ulur.

Rasti ėshtė unik pasi piloti i dytė ndodhej nė tualet dhe duke u pėrgjumur, piloti qė ndodhej nė kabinė la avionin nė mėshirėn e pilotit automatik.

Por, pėrgjumja nė kabinė, nuk ėshtė diēka qė ndodh pėr herė tė parė. Nė njė anketė tė bėrė nga kompania norvegjeze SAS, nga 389 pilotė, 2% pranuan se i zė gjumi rregullisht nė drejtim, ndėrsa gjysma pranoi se i ka zėnė gjumi tė paktėn njė herė.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi