Kosova me imazh tė keq

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kosova me imazh tė keq

Mesazh nga D3M1 prej Sat Feb 19, 2011 2:01 pm



Me gjithė fushatėn disa milionėshe pėr pėrmirėsimin e imazhit tė Kosovės dhe reklamat qė u dhanė nė televizionet me renome ndėrkombėtare, Kosova, vlerėsojnė analistėt, sot nuk mund tė mburret me reputacionin e saj.

Imazhi ndėrkombėtar i Kosovės, sipas pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile, ėshtė dėmtuar mjaft kohėve tė fundit dhe kontribut pėr kėtė kanė dhėnė manipulimi me zgjedhjet e fundit parlamentare dhe raporti i Dick Martyt, raportoi Evropa e Lirė.

Qė kėto dy ngjarje, sipas ushtruesit tė detyrės sė drejtorit tė Institutit KIPRED, Krenar Gashi, kanė goditur rėndė imazhin e shtetit tė ri. “Parregullsitė nė zgjedhje e kanė dėmtuar edhe me shumė imazhin e Kosovės, sesa vetė raporti i Dick Martyt. Njė gjė duhet tė kihet parasysh, se mediat ndėrkombėtare fokusin nė Kosovė e kanė zakonisht nė ēėshtjet makro-politike, e jo stabiliteti politik nė vend, te misionet e shumta ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė dhe tė gjitha kėto ndikojnė qė nga Kosova tė mos ketė lajme tė tjera nga kultura, por vetėm lajme makro-politike, tė cilat nuk janė tė mira dhe nuk i kontribuojnė imazhit tė Kosovės”, ka thėnė Gashi.

Pėrfaqėsuesit e Klubit pėr Politikė tė Jashtme (KPJ), Ardian Arifaj konsideron se reputacioni ndėrkombėtar i Kosovės ka pėsuar goditje tė rėndė, sidomos pas raportit tė Martyt dhe zgjedhjeve tė fundit.

“Pėrsėri po e them pėrgjegjėsia ėshtė e jona, kėtu nėnkuptohet mė shumė lidershipi politik, i cili ka dėshtuar tė distancohet prej rasteve, siē kanė qenė akuzat pėr korrupsion. Kemi njė ministėr edhe zyrtarė tė tjerė tė Qeverisė nėn hetime pėr korrupsion dhe kemi dėshtuar tė reagojmė ndaj njė zhvillimi tė tillė. Normalisht qė kėto kontribuojnė nė njollosjen e imazhit tė Kosovės”, ka thėnė Arifaj.

Sė fundi, edhe pėrfaqėsuesit e misioneve ndėrkombėtare nė Kosovės dhe njohėsit e zhvillimeve tė saj kanė deklaruar se Kosovės i ėshtė dėmtuar imazhi nė arenėn ndėrkombėtare. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi