Vetėvendosje: Pacolli i papranueshėm, nuk e votojmė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Vetėvendosje: Pacolli i papranueshėm, nuk e votojmė

Mesazh nga D3M1 prej Sat Feb 19, 2011 5:22 pm



Prishtinė, 19 shkurt - Lėvizja Vetėvendosje ėshtė kundėr koalicionit PDK-AKR, pėr shkak tė programit qė ata paraqesin, tha nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, Visar Ymeri, anėtar i Lėvizjes Vetėvendosje.
Ymeri tha se “Lėvizja Vetėvendosje e ka bėrė tė qartė disa herė deri mė tash se ne i vendosim parimet tona programore dhe konceptin tonė politik pėrpara njerėzve dhe pėrpara ēdo gjėje tjetėr. Rrjedhimisht, ne jemi kundėr kėtij koalicioni pėr shkak tė programit qė ata paraqesin dhe pėr shkak tė asaj qė ata thonė se do ta bėjnė.
Konsiderojmė qė ky koalicion do tė jetė koalicion i fillimit tė vazhdimit tė negociatave tė reja me Serbinė, tė cilat ne i konsiderojmė se pėrveē qė janė tė padrejta dhe asimetrike, janė shumė tė rrezikshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn. Rrjedhimisht, jemi kundėr kėtyre negociatave. Pra, meqenėse jemi kundėr kėtyre negociatave, jemi edhe kundėr koalicionit qė po pėrgatitet pėr to.
Dhe, nė anėn tjetėr, po ashtu, konsiderojmė se ky koalicion do tė jetė koalicion i vazhdimit tė procesit tė privatizimit tė ēdo gjėje publike nė Kosovė, madje edhe kėtyre pak ndėrmarrjeve publike qė kanė mbetur. Kėtė privatizim ne e kundėrshtojmė pikėrisht pėr shkak se konsiderojmė se ėshtė njė prej proceseve mė tė dėmshme politike dhe ekonomike qė i kanė ndodhur Kosovės gjatė viteve tė fundit dhe qė synon shpronėsimin total tė popullit tė Kosovės nga pronėsia e tij.
Prandaj, edhe nė kėtė drejtim, ne do tė jemi kundėr kėtij koalicioni, pėr shkak tė asaj se ēfarė do tė bėjnė kėta me Kosovėn nė rrafshin institucional, tė integritetit territorial dhe nė rrafshin ekonomik.

Ymeri nė vazhdim tha se “shumica prej partive politike, tė mos them tė gjitha, por shumica prej subjekteve politike qė janė nė Kosovė, veēanėrisht kėto qė janė tė pranishme tash nė Kuvendin e Kosovės, janė parti tė cilat do t’i pranonin negociatat me Serbinė. Pra, nuk po them se vetėm ky koalicion do t’i pranonte, kėtė do ta bėnin edhe tė tjerat parti.
Mirėpo, ne konsiderojmė se kėto negociata nuk duhet pranuar pėr shkak se Kosova ka shumė punė pėr tė bėrė nė kuptimin e forcimit tė sovranitetit pėrbrenda dhe nuk duhet Kosova ta negociojė tė ardhmen e vet, e as rregullimin territorial institucional tė vetin me Serbinė, duke pasur parasysh historikun, por edhe aktualitetin kriminal tė Serbisė nė Kosovė.
Prandaj, konsiderojmė se negociatat qė po pėrgatiten tash, janė negociata qė pėrfundimisht do ta pėrfundojnė projektin e bosnjėzimit tė Kosovės, pra ndarjes sė brendshme tė Kosovės - edhe territoriale edhe institucionale, projekt ky i cili, natyrisht, filloi me planin e Ahtisarit qė ne e patėm kundėrshtuar edhe atėherė. Po them qė partitė politike do t’i pranonin negociatat, pėr shkak se ato edhe deklarohen se do t’i pranonin, por Lėvizja Vetėvendosje nuk do t’i pranojė kurrė”.
Nė pyetjėn se si do tė reagoni pėrballė procesit tė negociatave, tashmė kur ju jeni pjesė e Kuvendit tė Kosovės, Ymeri u pėrgjigj se “Lėvizja Vetėvendosja e ka thėnė edhe mė herėt, edhe kur e kemi marrė vendimin pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje dhe pėr t’u bėrė pjesė e institucioneve tė Kosovės, ne e kemi konsideruar kėtė qė do tė jetė njė shtim i mjeteve, tė cilat i kemi pėrdorur deri tash. Pra, shtim i mėnyrave tė rezistencės dhe kundėrshtimit dhe assesi ndryshim i Lėvizjes Vetėvendosje.
Ne do tė mbesim, pėrveē subjektit tė pranishėm nė Kuvendin e Kosovės nė kėtė rast, do tė mbesim edhe lėvizje politike, e cila e vazhdon rrugėtimin e vet jashtė-institucional, pra pėrmes demonstratave, protestave dhe aksioneve simbolike.
Konsiderojmė se kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr ta ndryshuar rrėnjėsisht politikėn e Kosovės dhe pėr ta etabluar njė kulturė tė re politike, e qė demokracisė pėrfaqėsuese t’ia shtojmė edhe demokracinė direkte, demonstratat protestat, por edhe demokracinė pjesėmarrėse.
Me kėtė nėnkuptojmė referendumet, nė mėnyrė qė populli ta ketė mundėsinė tė thotė fjalėn e vet pėr ato projekte qė kanė rėndėsi madhore pėr Kosovėn, rėndėsi madhore pėr kombin shqiptar, por edhe qė kanė pasoja afatgjata. Kėtu pėrmendim negociatat, privatizimin - procese kėto, tė cilat jo vetėm qė po e rrezikojnė tė tashmen e Kosovės, por, dorėn nė zemėr, e vėshtirėsojnė shumė punėn dhe e rrezikojnė edhe tė ardhmen e Kosovės”.
Duke folur rreth betimit tė Vvetėvendosjes nė Kuvend, Ymeri theksoi se “ne kemi thėnė qė vetė pjesėmarrjen nė institucione e konsiderojmė si njė mjet dhe jo si njė qėllim pėr vete. Pra, edhe kėtu jemi tė ndryshėm prej, tė mos them tė gjithėve, por shumicės sė subjekteve politike qė i kemi parė deri tash, tė cilat i kanė parė institucionet e Kosovės si njė shtėpi ku ata do tė mund ta organizojnė jetėn mė mirė, gjė qė edhe e kanė bėrė pėrmes pasurimit tė tyre shpeshherė tė paligjshėm dhe absolutisht tė pamoralshėm.
Ndėrkohė, Lėvizja Vetėvendosje i konsideron institucionet e Kosovės si njė mjet pėr t’i pėrdorur nė mėnyrė qė ta ndryshojė realitetin politik dhe ekonomik nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės.
Sa i pėrket ēėshtjes sė betimit, ne e konsiderojmė atė si njė procedurė teknike, tė cilėn do ta bėjmė siē e kemi bėrė certifikimin si subjekt pjesėmarrės nė zgjedhje. Mirėpo, jemi po ashtu tė interesuar qė politika nė Kosovė tė mos mbetet e mbyllur nė kėtė lloj spektakulariteti, tė cilin e kanė bėrė kėto parti politike, pra qė tė zhvendosemi nga spektakulariteti dhe ta sjellim pėrbrenda politikės, brenda diskursit politik, por edhe ngjarjeve politike ēėshtjen e koncepteve politike, moralit nė politikė dhe drejtėsisė nė politikė”.
Sipas Ymerit, “Lėvizja Vetėvendosje do tė veprojė sipas parimeve programore dhe sipas parimeve konceptuale politike qė i ka. Kėto nuk janė tė reja pėr qytetarėt e Kosovės. Ato i kanė parė ata teksa i kemi shpalosur nė mėnyra tė ndryshme prejse ekzistojmė. Tash po mbushim gati 6 vjet ekzistimi dhe prej se Lėvizja Vetėvendosje ka filluar qė ta bėjė publik dhe ta pasurojė konceptin politik.
Po gjėrat mė tė rėndėsishme qė i synon Vetėvendosja, nė aspektin konceptual janė qė t’ia kthejmė moralin politikės, t’ia kthejmė ekonomisė politikėn, pra nė vend tė ekonomisė pa ndėrhyrje dhe pa praninė e shtetit, t’ia kthejmė njė pranie tė institucioneve shtetėrore nė ekonomi pėr hir tė zhvillimit ekonomik, e jo kėso pranie qė e kemi pasur deri tash – domethėnė pėr hir tė shkatėrrimit tė ekonomisė.
Si dhe njė gjė qė ėshtė e rėndėsishme, mbase mė e rėndėsishmja - t’ia kthejmė drejtėsinė politikės. Pra, ta bėjmė njė sistem politik nė Kosovė, i cili bazohet nė parimet universale tė drejtėsisė, e jo si deri tash qė ka qenė subjekt i njė kompromisi tė vazhdueshėm tė politikanėve tanė, tė cilėt e kanė bėrė qoftė me Serbinė, qoftė me bashkėsinė ndėrkombėtare e kėshtu me radhė”.
Nė pyetjen se ēfarė qėndrimi ka Lėvizja Vetėvendosje rreth kandidaturės sė Behgjet Pacollit - do tė votojė apo ka ndonjė kundėrkandidat, Ymeri u pėrgjigj se “eEdhe ajo pėr ēka kemi dėgjuar dhe kemi parė ne se pėr ēka angazhohet Behxhet Pacolli ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me atė se pėr ēka angazhohet Lėvizja Vetėvendosje. Rrjedhimisht, ai, edhe si person, edhe si kandidat pėr president ėshtė i papranueshėm pėr ne, pėr shkak tė bindjeve tė tij politike, tė cilat i ka bėrė publike nė raste tė ndryshme dhe nė hapėsira tė ndryshme kohore. Kur themi ėshtė i papranueshėm, atėherė edhe s’e votojmė”.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi