Serbėt me qasje tė ndryshme rreth betimit nė Kuvend

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Serbėt me qasje tė ndryshme rreth betimit nė Kuvend

Mesazh nga AmazinnG GirL prej Sun Feb 20, 2011 1:28 pm


Prishtinė, 20 shkurt - Pėrfaqėsuesit e zgjedhur serbė pėr Kuvendin e Kosovės thonė se nuk do t’i shmangen procedurės sė dhėnies sė betimit nė institucionin mė tė lartė ligjvėnės tė vendit. Por, ata kanė qasje tė ndryshme lidhur me kėtė procedurė, raporton Radio Evopa e Lirė.
Sllobodan Petroviq, lider i Partisė sė Pavarur Liberale, e cila nė Kuvendin e Kosovės do tė ketė tetė deputetė, thotė se pėr pėrfaqėsuesit e kėsaj partie, dhėnia e betimit pėr t’u bėrė deputet nė Kuvendin e Kosovės nuk ėshtė asgjė e re, duke pasur parasysh se njė gjė e tillė tashmė ka ndodhur nė mandatin e kaluar.
“Sa i pėrket Partisė sė Pavarur Liberale, pėr ne kjo nuk ėshtė hera e parė. Kjo ėshtė hera e dytė qė marrim pjesė nė Kuvend. Do tė thotė, kjo nuk ėshtė risi. Mund tė flas nė emėr tė partisė sime, se nga pikėpamja jonė njė gjė e tillė ėshtė normale”.
“Nė anėn tjetėr, nga ajo qė kemi mundur tė dėgjojmė edhe nga 4 pėrfaqėsuesit tjerė nga kuota e deputetėve serbė, mund tė them se edhe ata janė tė vetėdijshėm se duhet ta bėjnė kėtė. Thjesht, kjo nuk duhet tė vihet nė pikėpyetje. Ne, sipas kėtij sistemi, edhe kemi marrė pjesė nė procesin zgjedhor dhe kjo pėr mua ėshtė diēka e ditur”, thotė Petroviq.
Por, Rada Trajkoviq, pėrfaqėsuese e Listės sė Pėrbashkėt Serbe, e cila nė Kuvendin e Kosovės do tė ketė katėr deputetė, nuk e sqaron krejtėsisht se cili do tė jetė veprimi i deputetėve tė kėsaj liste gjatė procedurės sė dhėnies sė betimit.
“Jo, nuk do ta jap betimin, por do ta mbėshtes atė me tė gjithė deputetėt. Mė duhet tė them se nuk e kam ditur fare qė njė gjė e tillė ėshtė e parashikuar me rregullore. Megjithatė, kur e kam lexuar atė, nė betim fare nuk pėrmendet decidivisht pavarėsia. Kjo vetėm ėshtė njė pikė e rregullores, e cila nuk paraqet ndonjė problem tė madh qė tė thuhet zėshėm”, thotė Trajkoviq.
Procedura e betimit pėr t’u bėrė deputet nė Kuvendin e Kosovės ėshtė e rregulluar sipas nenit 70 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, si dhe Rregullores sė Punės sė Kuvendit tė Kosovės.
Sipas ligjit, ata qė nuk e bėjnė betimin, nuk mund tė jenė deputetė nė kėtė kuvend.
Por, Trajkoviq thotė se dhėnia e betimit nga deputetėt serbė nė Kuvendin e Kosovės nuk nėnkupton qė ata po u betohen institucioneve tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.
“Tė gjithė e dimė se ato institucione nuk janė tė pranuara nė Kėshillin e Sigurimit dhe nisur nga ky fakt, institucionet e Kosovės nuk mund tė trajtohen ligjėrisht si institucione tė Kosovės sė pavarur”.
“Por, nė institucionet, nė tė cilat duhet tė punohet pėr ligjet, qė duhet tė sjellin deri te afrimi i serbėve dhe shqiptarėve, nuk ėshtė fare problem qė tė punohet. Unė them se nė esencė, nė kėtė moment, hapėsira e Kosovės nuk ėshtė as shtet i pavarur dhe fatkeqėsisht as pjesė e Serbisė”, thekson Trajkoviq.
Petroviq e sheh si periferike ēėshtjen e dhėnies sė betimit nė institucionin mė tė lartė ligjvėnės tė Kosovės.
“Ne jemi parti pėr zgjidhjen e problemeve dhe jo pėr krijimin e tyre. Para sė gjithash, ne merremi me njė politikė reale dhe me problemet qė i kanė njerėzit qė na kanė zgjedhur. Tė gjitha tė tjerat absolutisht pėr ne janė periferike”.

“Mandati qė kemi nga qytetarėt, pėrmes zgjedhjeve, ėshtė qė t’i mbrojmė interesat e tyre dhe tė pėrpiqemi qė, nga pozitat ku jemi, t’ua pėrmirėsojmė kushtet e jetės. Ky ėshtė motivi ynė mė i madh qė kemi, nėse flitet pėr pjesėmarrjen tonė nė jetėn politike. Tė gjitha tė tjerat janė gjėra, tė cilat janė krejtėsisht logjike”, shprehet Petroviq.
Me pjesėmarrjen nė procesin zgjedhor, bashkėsia serbe nė Kosovė, pėrmes subjekteve politike, ka siguruar 13 pėrfaqėsues nė Kuvendin e Kosovės.

AmazinnG GirL
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 21
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
50 / 10050 / 100

Registration date : 21/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi