Berisha: Duhet harruar qė pushteti nė njė vend demokratik tė merret me dhunė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Berisha: Duhet harruar qė pushteti nė njė vend demokratik tė merret me dhunė

Mesazh nga AmazinnG GirL prej Sun Feb 20, 2011 1:39 pm


Tiranė, 20 shkurt - Dy ditė pas demonstratės sė PS kundėr qeverisė, nė Tiranė sot u organizua njė tjetėr tubim, por kėtė radhė festiv. Partia demokratike zhvilloi sot njė miting festiv nė kuadėr tė pėrkujtimit tė 20-vjetorit tė shembjes sė bustit tė ish-diktatorit Enver Hoxha mė 20 shkurt 1991, raporton BalkanWeb. Duke pėrmendur kėtė ditė si njė datė historike qė solli lirinė, kryeministri Sali Berisha solli nė vėmendje 21 janarin, duke deklaruar se pinjollėt e bllokut tentuan rrėzimin e qeverisė dhe marrjen e pushtetit me dhunė, ndėrsa caktoi se 8 maji (zgjedhjet lokale) do tė jetė prova vendimtare ku do tė dėshmohet liria e kėtij vendi.
Duke pėrmendur 20 shkurtin si njė datė historike qė solli lirinė, kryeministri Sali Berisha solli nė vėmendje 21 janarin duke deklaruar se pinjollėt e bllokut tentuan rrėzimin e qeverisė dhe marrjen e pushtetit me dhunė, ndėrsa caktoi se 8 maji (zgjedhjet lokale) do tė jetė prova vendimtare ku do tė dėshmohet liria e kėtij vendi.
“Qytetarė tė mbarė Shqipėrisė, jemi mbledhur sot tė festojmė sė bashku njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e dinjitetit tė qytetarėve shqiptarė, 20 shkurtin ditėn e pėrmbysjes sė bllokut bunker komunist, ditėn kombėtare tė rrėzimit tė sistemit barbar tė diktaturės, ditėn e kurajos, lirive”.
Por, siē tha kryeministri edhe pse zyrtarisht diktatura ra, tė fundit tė bllokut tentuan rrėzimin e qeverisė demokratike. Berisha kėrcėnoi se nė historinė shqiptare duhet harruar njėherė e pėrgjithmonė qė pushtetit nė njė vend demokratik tė merret me dhunė.
“Sot pas 20 vitesh, njėlloj si etėrit, pinjollėt e bllokmenėve, ēdo ditė dhe ēdo javė flasin pėr popullin dhe nė emėr tė lirisė. Nuk e kuptuan asaj kohe dhe as sot se populli shqiptar nuk ka folur kurrė me zėrin e tyre se populli i tyre do flasė me votėn e tij tė lirė. Dhe 20 vite pas pėrmbysjes sė egėr, mė 21 janar tė vitit 2011, bij tė egėr do tė ishin tė vetmit nė Europėn e pasluftės qė u rrethuan me gurė, eksploziv pėr tė pėrmbysur qeverinė legjitime, dhe dėshtuan. Aventurierė, 21 janari ju mėsoi ju, se vota e lirė e qytetarėve ėshtė mė e lirė se ēdo dru, gur e armė, bij tė bllokut, pushtet me dhunė nuk do tė merrni kurrė nė kėtė botė, sepse liria ėshtė pasioni ynė”.
Berisha nė kėtė aktivitet theksoi gjithashtu se sakrificat e shqiptarėve nė kėto 20 vjet, nuk kanė qenė tė lehta. Kryeministri theksoi se Shqipėria sot ėshtė vendi i shtetit ligjor, zgjedhjeve tė lira dhe demokracisė qė funksionon.
E para ka qenė deputetja Rajmonda Bulku qė pėrshėndeti hapjen e mitingut tė mazhorancės. “Duam paqe e lumturi, jemi sė bashku se dimė tė zgjedhim e tė luftojmė optimizėm, njė forcė qė i jep energji popullit tė vet, ėshtė burim i ndryshimit. Kjo kohė ka vetėm njė emėr, Sali Berisha”, tha ajo.
Ka qėnė kėngėtarja Ciljeta Xhilaga qė ka hapur koncertin festiv tė mazhorancės. “Shqiptarė, kjo ėshtė Shqipėria e lirė dhe demokratike, Shqipėria nė NATO dhe sė shpejti nė familjen Europiane”, ishin fjalėt e kėngėtares qė prezantoi sot koncertin festiv para mijėra shqiptarėve tė mbledhur nė sheshin “Nėnė Tereza”.

AmazinnG GirL
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 21
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
50 / 10050 / 100

Registration date : 21/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi