Nėna e Charlie Chaplinit ishte cigane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nėna e Charlie Chaplinit ishte cigane

Mesazh nga AmazinnG GirL prej Mon Feb 21, 2011 3:54 pm

Londėr, 21 shkurt – Njė letėr sekrete e gjetur nė vendlindjen e pionierit tė filmave pa zė, Charlie Chaplin mė nė fund doli nė dritė. Nė kė dokument tė rėndėsishėm thuhet se komiku i famshėm ka gėnjyer pėr origjinėn dhe se ai nė tė vėrtetė ka lindur nė njė karvan ciganėsh (romėsh).
Njėri prej ikonave mė tė mėdha tė shekullit tė 20-tė, kishte pranuar kėtė letėr gjashtė vjet para vdekjes sė tij, por e kishte fshehur nė sirtar. Tė dhėnat qė Chaplini i ka pėrmendur nė memoaret e veta se ka lindur mė 16 prill tė vitit 1889 nė Londėr nuk janė tė vėrteta, sepse nė dokumentin e gjetur shkruan se ai ka lindur nė njė karvan nė qytetin Smettwick, afėr Birminghamit nė Anglinė qendrore.
Letra ėshtė gjetur nė sirtarin qė nga Chaplini e ka trashėguar e bija e tij Victoria, e cila kishte thirru bravapunuesin pėr ta hapur pasi sirtari ishte i mbyllur me ēelės. Sirtarin asaj ia kishte dėrguar njė person i quajtur Jack Hill nga Tamworthi, i cili kishte shkruar se pėr origjinėn e aktorit me famė kishte marrė vesh nga tezja e vet.
“Karvani i takonte mbretėreshės rome, e cila ishte tezja ime. Ti ke lindur nė “Black Patch” nė Smethwick afėr Birminghamit” kishte shkruar Hill.
“Black Patch” ishte lagje karvani nga epoka e industrializimit nė Birmingham nė vitin 1880. Certifikata e lindjes sė Charlie Chaplinit nuk ėshtė gjetur kurrė, edhe pse nga fundi i vitit 1880 nxjerrja e saj ishte obligim ligjor.
Sipas pohimeve tė Hillit, nėna e Chaplinit, Hana, mbiemri i vajzėrisė sė cilės ishte Hill, ishte pasardhėse e familjes “udhėtuese”. Ajo ka punuar si kėngėtare dhe aktore me emrin artistik Lily Harley, kurse burrin e saj tė quajtur Charlie e kishte braktisur kur Charlie Chaplini i vogėl kishte vetėm 3 vjet.
Pėr ēfarė arsyeje e ka fshehur komiku origjinėn e tij? Aktori pas emigrimit nė Amerikė vazhdimisht thoshte se ėshtė nga Londra, ndėrsa besohet se ai e ka fshehur origjinėn e vet pėr shkak se i ka ardhur turp.
Kjo letėr ėshtė vetėm njė nga dokumentet pėr komikun e famshėm qė ruhet nė trezor nė Montreux nė Zvicėr, vendi ku tashti jetojnė tė afėrmit e tij.
Kėtu gjenden gjithashtu edhe tekste nga gazetat lidhur me atė se si nė ushtrinė britanike ka qenė e ndaluar tė kishin mustaqe si Chaplini gjatė kohės sė Luftės sė Parė Botėrore, si dhe xhirimi se si aktori me famė performon nė piano.

AmazinnG GirL
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 21
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
50 / 10050 / 100

Registration date : 21/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi