Si ta kontrollojmė xhelozinė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Si ta kontrollojmė xhelozinė?

Mesazh nga Ditta prej Thu Feb 24, 2011 5:18 pm


Ka edhe lidhje qė shkatėrrohen dalėngadalė nga pasiguria, nga fiksimi
pėr kontroll, nga paranoja, nga fantazma e ish-it tė tij, nga
sekretarja, nga e dashura qė nuk ekziston.


Gjej shkakun
Pyetja ėshtė e thjeshtė: ēfarė ndodh me ty? Pėrpiqu tė kuptosh se nga
lind kjo xhelozi, nėse ka diēka nga e kaluara e saj, qė tė kushtėzon tė
kesh kėto mendime, nėse ka diēka e tashmja jote qė tė bėn tė pasigurt.
Aspekti ekonomik, ai fizik, pėrsėritja jote e kėrkesės pėr martesė...
Nėse ke pasur ti vetė njė tė kaluar me partnere jo besnike, nuk ėshtė e
thėnė qė edhe e dashura e radhės tė veprojė njėlloj. Hiqini kėto mendime
nga vetja!

Mos jep sinjalin e dyshimit
Nuk ka rėndėsi se ēfarė gjėrash tė tmerrshme, truri juaj ju bėn tė
besoni, mos ia komuniko asaj tė gjitha dyshimet. Nėse pėr njė herė tė
vetme vjen nga zyra nė orėt e vona, sepse ka pasur njė mbledhje me
shefin, tregohu sa mė i natyrshėm kur ta presėsh dhe mos e bombardo me
pyetje. Nėse nuk pėrgjigjet nė telefon, mbase vėrtet nuk e dėgjon atė tė
bjerė, nėse gjen faturėn e ndonjė dhurate jo tė zakonshme, mos u nxito
sepse mbase ėshtė pėr ty.

Mos e ekzagjero
Nėse dyshimet kanė njė bazė tė vėrtetė dhe je i bindur se diēka po
ndodh mbrapa krahėve tė tu, mund tė ndihesh dhe tė bėsh ndonjė pyetje. E
rėndėsishme ėshtė qė tė dish tė zgjedhėsh fjalėt dhe tė mos e kthesh
gjithēka nė njė pyetėsor tė ēuditshėm. Mos u ēmend pėr ēdo detaj tė
vogėl, bėji disa pyetje inteligjente dhe mos vazhdo mė tej. Ēdo gjė e
tepruar do ta shkatėrronte atė, por edhe ty, pa arritur nė njė
pėrfundim.

Gota, gjysmė plot
Pasi ke arritur nė pėrfundimin se je njė xheloz i pashėrueshėm, mos u
pėrpiq tė luftosh ndjenjat derisa tė ndiesh dhembje fizike. Dhembja e
tradhtisė nuk kalon lehtėsisht. Megjithatė mund tė bėsh diēka:
transformoje energjinė negative tė xhelozisė, nė njė shtytje pozitive.
Bėj diēka pėr atė dhe pėr veten, nė mėnyrė qė tė pėrmirėsosh
marrėdhėnien. Mund tė argėtohesh me miq, tė shohėsh ndonjė ndeshje
futbolli apo tė shkosh nė palestėr.Gjej mėnyrėn pėr t’u rikthyer nė
mashkullin e fortė dhe me plotė vetėbesim, qė ajo ka dashuruar.

Me letra hapur
Mė mirė sesa tė kontrollosh nė dollapin saj, tė gėrmosh pėr mesazhe
nė telefon apo tė zėsh me grushta tastierėn e kompjuterit pėr tė gjetur
passwordin, mė mirė tė hapėsh letrat mbi tavolinė. Je xheloz? Thuaja dhe
shpjegoji se po pėrpiqesh tė pėrmirėsosh marrėdhėnien. Mė mirė tė
flasėsh, sesa tė zihesh. Bėja tė ditur se miku i saj, tė bėn tė
humbasėsh kontrollin, mbase do tė evitojė organizimin e mbrėmjeve ku ai
tė jetė e pranishme.

_________________


`LOVE 4 Haters .. :D

Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 25
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 17/05/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi