Tetė vende arabe nė revolta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Tetė vende arabe nė revolta

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Sat Feb 26, 2011 12:47 pm



Ndėrsa me qindra mijėra njerėz nė vendet arabe pritet tė zbresin nė rrugė ditėn e sotme, “Associated Press” solli atė qė ishte pasqyra e protestimeve tė sė premtes, nė tetė vendet arabe tė pėrfshirė nga trazirat.

Libi – Situata bėhet gjithmonė e mė dramatike, ndėrsa raportet flasin pėr mijėra tė vdekur. Gaddafi ka punėsuar mėrcenarė qė qėllojnė mbi turmat, ndėrsa u shfaq edhe njė herė duke theksuar luftėn deri nė fund. OKB lajmėroi gjatė mbrėmjes pėr shpalljen e sanksioneve ndaj Tripolit zyrtar.

Irak – Me mijėra marshuan ndaj godinave qeveritare dhe u pėrplasėn me forcat e sigurisė nė shumė qytete irakene. 12 njerėz mbetėn tė vrarė dje, nė atė qė ishte revolta mė e madhe antiqeveritare qė prej fillimit tė trazirave nė botėn arabe. Protestat, me karakter tė qartė ekonomik, janė mė tė forta nė zonat sunite, tė pakėnaqura nga drejtimi i njė qeverie shiite.

Jemen – Forcat e sigurisė hapėn zjarr ndaj mijėra demonstruesve nė qytetin port tė Adenit, duke vrarė 4 persona dhe plagosur 19 tė tjerė, nė atė qė ėshtė pėrplasja e radhės midis popullisisė dhe presidentit tė pėrkrahur prej Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Egjipt – Me mijėra rikthehen nė sheshin kryesor tė Kajros, pėr t’i kėrkuar regjimit ushtarak zbatimin e menjėhershėm tė reformave tė premtuara pas rėnies sė regjimit tė Mubarak-ut. Protesta pėr lirimin e tė burgosurve politikė, ende nė burgje.

Bahrein – Me dhjetėra mijėra nė sheshin kryesor tė kryeqytetit, pėr tė kėrkuar koncensione politike nga Mbreti nė pushtet. Bahreini, vendi i vetėm ku protestat nuk kanė njė karakter kryesor ekonomik, pret njė prej bazave mė tė rėndėsishme amerikane nė Lindjen e Mesme.

Jordani – Rreth 4 mijė protestues u bashkuan nė kryeqytetin Aman, nė atė qė ishte turma mė e madhe e mbledhur nė dy muajt e protestave sporadike. Lideri kryesor i opozitės thotė se durimi ėshtė nė shterim, pas ngadalėsisė me tė cilėn Mbreti Abdullah II po ndėrmerr reformat.

Tunizi – Policia nė Tunizi qėlloi nė ajėr dhe lėshoi gaz lotsjellės ndaj mijėra protestuesve tė bashkuar pėr tė kėrkuar largimin e Kryeministit Ghannouchi. Pas rrėzuan presidentin Ben Ali, tunizianėt janė tė pakėnaqur me disa prej figurave tė vjetra qė drejtojnė qeverinė e pėrkohshme.

Arabia Saudite – Rreth 300 shiitė u mblodhėn pėr tė protestuar ndaj qeverisė sunite, nė njė marshim, nė njė qytet nė lindje tė vendit. Masa tė rrepta sigurie, por nuk u regjistrua asnjė incident. Mbreti I vendit mė tė madh eksportues tė naftės nė botė ka premtuar reformat ė mėdha nė sistemin shėndetėsor, edukativ, lehtėsimin e kredimarrjeve pėr shtėpi e biznese si dhe subvencione tė tjera.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi