Riaktualizohet ēėshtja e tė pagjeturve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Riaktualizohet ēėshtja e tė pagjeturve

Mesazh nga D3M1 prej Sat Feb 26, 2011 1:21 pm


Ēėshtja e zbardhjes sė fatit tė personave tė pagjetur vazhdon tė jetė brengosėse pėr familjarėt e tyre, por edhe pėr institucionet relevante, tė cilat tash e sa vite po merren me kėtė ēėshtje.

Nė kėtė drejtim, Komisioni Ndėrkombėtar pėr Personat e Zhdukur (ICMP) ka paralajmėruar takim, mė 28 shkurt, me autoritetet e Kosovės, pėrfaqėsuesit e EULEX-it dhe me familjarėt e personave tė zhdukur.

Luigj Ndou, asistent politik pėr Kosovėn nė Komisionin Ndėrkombėtar pėr Personat e Zhdukur (ICMP), thotė se takimi i sė hėnės hyn nė funksion tė sensibilizimit tė ēėshtjes sė personave tė zhdukur. Sipas tij, profesionistėt e autorizuar mjeko-ligjorė, tė cilėt kanė parashtruar mostrat e viktimave te ICMP-ja pėr testimin e ADN-sė, do tė kenė mundėsi qė pėrmes qendrės sė kėrkimit, tė gjurmojnė rastet pėr tė cilat janė tė interesuar. Ndou thotė se gjatė takimit, autoriteteve do t’iu prezantohen rekomandimet e raportit tė ICMP-sė lidhur me situatėn pėr personat e zhdukur nė Kosovė.

Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar pėr Personat e Pagjetur, thotė se nė takimin e sė hėnės, nga autoritetet kosovare do tė kėrkohet qė tė iniciohet strategjia pėr zgjidhjen e problemit tė mbetjeve mortore, si dhe kėrkimi i vendeve tė dyshuara si varreza masive.

“Do tė kėrkojmė tė aktualizohet gjithashtu ēėshtja e marrėveshjes sė ICMP-sė me Qeverinė e Kosovės, e cila ėshtė nėnshkruar mė parė me UNMIK-un dhe ėshtė transferuar nė pėrgjegjėsi tė raportit EULEX – ICMP. Prandaj, do tė kėrkojmė qė tė nėnshkruhet njė marrėveshje e qeverisė, gjegjėsisht institucioneve kosovare me ICMP-nė”, thotė Gjetaj.

Lidhur me ēėshtjen e zbardhjes sė fatit tė personave tė pagjetur, tash e sa vite, ėshtė duke punuar grupi i pėrbashkėt punues, i pėrbėrė nga delegacioni i Kosovės dhe ai i Serbisė. Takimi i fundit i kėtij grupi ishte zhvilluar nė dhjetor tė vitit tė kaluar.

Haki Kasumi, drejtues i Kėshillit tė Asociacioneve tė Familjarėve tė Personave tė Zhdukur, vlerėson se ka pasur ngecje nė kėtė proces. Takimi, tė cilin do ta organizojė ICMP-ja, sipas tij, ėshtė shpresėdhėnės pėr familjarėt e tė zhdukurve.

Gjatė vitit tė kaluar, Zyra pėr Mjekėsi Ligjore dhe tė Zhdukur ka gjetur mbetjet mortore tė 53 personave, tė cilėt kanė figuruar si tė zhdukur dhe ato ua ka dorėzuar familjarėve tė tyre. Nė Kosovė ende vazhdojnė tė figurojnė si tė zhdukur edhe 1821 persona. /REL/ /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi