Dita fundit e BBC-sė nė shqip

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Dita fundit e BBC-sė nė shqip

Mesazh nga D3M1 prej Mon Feb 28, 2011 9:29 am


BBC nė shqip do tė ndalojė tė hėnėn transmetimet e saj pėr dėgjuesit nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, 18 vjet pas rifillimit tė transmetimeve radiofonike.

Gjatė viteve qė nga 28 shkurti 1993, BBC-ja ėshtė munduar tė jetė njė burim i besueshėm, i paanshėm, i saktė informacioni.

BBC nė shqip rifilloi tė transmetonte kur nė Shqipėri po hidhte rrėnjė sistemi shumėpartiak, kur nė Kosovė po shtohej shtypja e regjimit serb tė Milosevicit.

BBC ka qenė dėshmitare e shumė ngjarjeve tė rėndėsishme pėr shqiptarėt nė kėto vite, ngritja e demokracisė, trazirat sociale nė vitin 1997 nė Shqipėri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisė nė vitin 1998-1999, arritja e ėndrės sė Kosovės pėr pavarėsi nė vitin 2008, konflikti i armatosur nė Maqedoni nė vitin 2001.

Shėrbimi Botėror i BBC-sė ka njoftuar se do tė mbyllė shėrbimet nė pesė gjuhė, maqedonisht, portugalisht pėr Afrikėn, serbisht, dhe shqip si edhe shėrbimin nė anglisht pėr rajonin e Karaibeve.

Kjo ėshtė pjesė e reagimit tė tij ndaj shkurtimit nė financimin e tij nė formė granti nga Ministria e Jashtme e Mbretėrisė sė Bashkuar. Ky shkurtim ėshtė pjesė e njė ristrukturimi tė Shėrbimit Botėror tė BBC-sė pėr tė plotėsuar objektivin prej 16 pėr qind nė kursime qė u njoftua gjatė Rishikimit tė Shpenzimeve nga qeveria mė 20 tetor tė vitit tė shkuar.

Tė mėrkurėn e kaluar Shėrbimi Botėror njoftoi se rreth 650 punonjės tė tij dhe pėrkatėsisht njė e katėrta e stafit do tė humbasė vendet e punės, shumica nė vitin e parė, pjesa tjetėr nė vitet pasardhėse. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi