Statusi, i pashmangshėm nė dialogun Prishtinė-Beograd

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Statusi, i pashmangshėm nė dialogun Prishtinė-Beograd

Mesazh nga D3M1 prej Mon Feb 28, 2011 4:09 pm


Edhe pse nuk ka afate tė caktuara pėr pėrmbylljen e dialogut Beograd-Prishtinė, delegacioni i Serbisė do tė pėrpiqet qė deri nė fund tė vitit tė zgjidhė shumicėn e ēėshtjeve kontestuese.

Shefi i delegacionit serb, Borko Stefanovic, nė paraqitjet pėr mediat serbe, ka thėnė se ėshtė e pashmangshme qė statusi i Kosovės, nė kėtė apo nė atė mėnyrė tė jetė pjesė e dialogut.

“BE-ja, pesė anėtare tė sė cilės, nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės, nuk e kundėrshton kėtė”, ka thėnė Stefanovic nė njė intervistė pėr gazetėn Danas tė Beogradit.
Drejtori politik nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Serbisė, ka thėnė se, me siguri, nė fillim tė dialogut do tė bisedohet rreth ēėshtjeve tė telekomunikacionit, kadastrės, komunikacionit ajror dhe ēėshtjes tė tė zhdukurve, ndėrsa lista pėrfundimtare e temave nuk ėshtė vėrtetuar deri nė fund dhe mund tė zgjerohet.
Sipas tij, pėr arsye politike, “Prishtina nuk mund tė dalė nga kornizat e pavarėsisė, andaj ka nevojė tė pėrsėrisė shpesh flluskat se Kosova ėshtė shtet i pavarur”.

Stefanovic ka thėnė se pėrfaqėsuesit e Prishtinės “kanė pikėpamje tė gabuara pėr dialogun”, ndėrsa me Beogradin kanė “pikėpamje diametralisht tė kundėrta pėr statusin e Kosovės”.

Lidhur me fillimit tė dialogut qė duhet tė mbahet nė Bruksel nėn kujdesin e BE-sė, Stefanovic ka thėnė se data e saktė e takimit po harmonizohet, por ėshtė e sigurt se dialogu do tė mbahet nė gjysmėn e parė tė marsit.

“Pėr momentin me pėrfaqėsuesit e BE-sė po punojnė nė listėn e temave pėr tė cilat do tė diskutohet kur tė fillojė dialogu”, ka thėnė Stefanovic.

Ndėrkohė, zyrtarėt e BE-sė, kanė konfirmuar se janė nė raundin pėrfundimtar tė konsultimeve para fillimit tė dialogut Prishtinė-Beograd. Ndėrsa BE-ja dhe Prishtina insistojnė se do tė diskutohet vetėm pėr ēėshtje teknike, Beogradi zyrtar thotė se do tė flitet edhe pėr statusin.

Tė hėnėn, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit kanė thėnė se negociatat me Serbinė, nė asnjė formė, nuk bėn tė ndodhin pa kaluar nėpėrmjet Kuvendit. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi