PSHDK-ja ndihet e tradhtuar nga Thaēi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super PSHDK-ja ndihet e tradhtuar nga Thaēi

Mesazh nga D3M1 prej Mon Feb 28, 2011 4:12 pm


Kryetari i Partisė Shqiptare Demokristiane, Marjan Demaj ka thėnė se ndihet i tradhtuar nga partneri i koalicionit parazgjedhor PDK, i cili nuk e ka respektuar marrėveshjen e koalicionit.

Marrėveshja qė kreu i PDK-sė, Hashim Thaēi, e ka nėnshkruar me partnerin e vetėm parazgjedhor nė zgjedhjet e 12 dhjetorit, PSHDK-nė, i ka disa kushte.

“PDK-ja dhe PSHDK-ja do tė jenė koalicion qeverisės ku PSHDK do tė ketė pėrfaqėsim nė njė post tė ministrit dhe dy zėvendėsministra”, thuhet nė tekstin e marrėveshjes sė nėnshkruar mė 11 nėntor tė vitit tė kaluar.

Qeveria e Kosovės ėshtė votuar tė martėn dhe asnjė nga ministrat nuk vjen nga radhėt e PSHDK-sė, ndėrsa kreu i kėsaj partie ėshtė ankuar se Thaēi nuk ka pranuar as tė fliste me tė, shkruan “Koha Ditore”.

“Kam kėrkuar vetėm pesė minuta takim, le tė mė tregojė partneri i koalicionit se cili ėshtė problemi”, ka thėnė Demaj. “Ka dy muaj e gjysmė qė unė pres edhe e lus zotin Hajredin Kuēi, ... ai ende nuk mė ka kontaktuar”.

Demaj, i cili ėshtė profesor i matematikės nė UP, ka vlerėsuar se ka bėrė nder kur ėshtė bashkuar me PDK-nė, por nderi nuk i ėshtė kthyer.

Kreu i PSHDK-sė ka treguar se nuk i ka fituar votat e mjaftueshme pėr tė qenė deputet i Kuvendit tė Kosovės, mungesėn e tė cilave e sheh si tė dyshimtė, por megjithatė thotė se “nė marrėveshjen e koalicionit askund nuk thuhet se duhet tė fitoni kaq apo kaq vota, por vetėm se ne do tė jemi koalicion”.

Nga ndihma e PSHDK-sė, Demaj vlerėson se nė Gjakovė PDK-ja ka pasur dyfishim tė votave, ashtu edhe nė Klinė. “Kam bėrė sakrificė pėr Kosovėn, duke i ndihmuar PDK-sė dhe i kam merituar pesė minuta tė m’i kushtonte”.

Nė anėn tjetėr, nė Partinė Demokratike tė kryeministrit Thaēi nuk kanė pranuar tė deklarohen pėr ketė ēėshtje. Zėdhėnėsi i PDK-sė, Blerand Stavileci, nuk ka pranuar tė komentojė fare. “Prej se e kam marrė postin e ministrit nuk preferoj tė prononcohem pėr ēėshtje tė partisė”, ka thėnė Stavileci. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi