Kosova pjesė e trafikut tė drogės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kosova pjesė e trafikut tė drogės

Mesazh nga D3M1 prej Fri Mar 04, 2011 12:45 pm


Departamenti i Shtetit publikoi Raportin e tij vjetor mbi narkotikėt dhe problemin e trafikut tė drogės nė botė, ndėrsa nė kapitullin pėr Kosovėn, Departamenti i shtetit e identifikon kėtė vend si kryesisht pjesė e trafikut tė drogės afgane drejt Evropės, ndėrkohė qė sinjalet nga autoritetet e rendit brenda vendit flasin pėr shfaqjen edhe tė fenomenit tė prodhimit tė drogės brenda nė Kosovė.

Raporti vė nė dukje njė numėr sfidash me tė cilat pėrballet Kosova nė luftėn kundėr drogės, ndėr tė cilat kontrolli i dobėt i vijės kufitare dhe korrupsioni nė radhėt e forcave tė kontrollit tė kufirit dhe doganės. Ndėr pengesat e tjera janė mungesa e resurseve, por edhe fakti qė problemi i drogės nuk shihet si njė pėrparėsi kryesore nė vend.

Megjithėse qeveria e Kosovės dhe nė veēanti Ministria e Brendshme miratuan strategjinė kombėtare antidrogė nė korrik 2009, ende nuk janė akorduar burimet e nevojshme pėr zbatimin e plotė tė strategjisė, transmeton QIK-u.

Problemi kryesor nė aspektin e drogės mbetet shfrytėzimi i Kosovės si vend transit droge pėr heroinėn afgane nga Turqia dhe pėr kokainėn dhe marihuanėn nga Shqipėria dhe Mali i Zi pėr nė Evropė.

Droga, siē transmeton QIK-u njoftimin, ripaketohet nė paketa mė tė vogla nė pika tė paidentifikuara nė Kosovė dhe mė pas dėrgohet me makina me destinacion qytetet evropiano-perėndimore.

Sipas kėshilltarėve tė EULEX it, ka raste kur punonjėsit e doganave lejojnė kalimin e autobusėve pa kontroll, bile pa kontrolluar as pasaportat e pasagjerėve. Raporti nėnvizon zėrat e shumta qė qarkullojnė lidhur me korrupsion nė radhėt e kontrollit doganor dhe forcave tė rendit. Nė aspekte tė tjera tė problemit tė narkotikėve, megjithėse ka pasur kultivim marihuane, kėto pėrpjekje kanė qenė tė njė shkalle tė vogėl. Ka pasur njoftime pėr kapjen e sasive tė vogla tė disa substancave kimike me aftėsi narkotike, por nuk janė zbuluar laboratorė prodhimi.

Pėr sa i pėrket konsumit tė drogės, kėto tė dhėna mblidhen nga UNICEF dhe organizata joqeveritare Labyrinth, tė cilat njoftojė se tregu i brendshėm i konsumit tė drogės po rritet me shtimin e pėrdorimit tė drogės nė vend.

Sipas kėtyre organizatave, konsumi i drogės nga adoleshentėt dhe studentėt universitarė ėshtė i afėrt me nivelin e konsumit nga moshatarėt e tyre nė Evropėn Perėndimore. Nuk ka shifra zyrtare, por sipas UNICEF it, pėrdoruesit pėrllogariten nė rreth 20 mijė vetė.

Por raporti vė nė dukje se karakteri i shoqėrisė kosovare, me lidhje tė ngushta gjaku e familjare, shpesh i vėshtirėson hetimet. Raporti i Departamentit tė Shtetit arrin nė pėrfundimin se Kosova po bėn pėrparim nė luftėn kundėr drogės, por mbeten shumė probleme. Sipas pohimeve tė prokurorėve tė EULEX it nė bisedime tė zhvilluara me stafin e ambasadės amerikane, disa qeveritarė nė Kosovė kanė ndėrhyrė nė procesin e drejtėsisė kundėr personave tė dyshuar pėr trafik.
Sistemi i drejtėsisė ėshtė i mbingarkuar dhe i pazhvilluar si duhet. Po ashtu edhe sistemi i rehabilitimit tė pėrdoruesve tė drogės nuk ka financimin e duhur dhe ka pasur ritme tė ulėta suksesi.

Njė tjetėr sfidė pėr Kosovėn ėshtė reduktimi i trupave tė KFOR it dhe ndikimi qė do tė ketė ky fenomen nė kontrollin e kufirit. Ka pasur sukses nė programe qė po financohen me mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara si identifikimi dhe kapja e narkotikėve si dhe nė trajnimin e personelit. Shtetet e Bashkuara vazhdojnė mbėshtetjen e tyre pėr forcat e rendit nė Kosovė nė operacionet pėr luftėn kundėr prodhimit, pėrdorimit dhe trafikimit tė drogės. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi