Rrėfimi i njė nėne: Si e shndėrrova vajzėn nė njė gjeni, duke i hequr TV

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Rrėfimi i njė nėne: Si e shndėrrova vajzėn nė njė gjeni, duke i hequr TV

Mesazh nga Ditta prej Sat Mar 05, 2011 10:13 am

Ajo ėshtė njė nėnė e zakonshme angleze, por ka bėrė diēka tė
jashtėzakonshme pėr vajzėn e saj dhe nė fakt, nuk bėhet fjalė pėr ndonjė
sakrificė mbinjerėzore, por pėr diēka tė thjeshtė, qė mund ta bėjnė tė
gjitha nėnat, apo prindėrit nė pėrgjithėsi me fėmijėt e tyre. Ja
historia…


Kur dėgjova disa vjet mė parė se Madona nuk i lejonte fėmijėt e saj
qė tė shihnin televizor, mendova se ky ishte njė veprim shumė arbitrar
dhe mbi tė gjitha, m’u duk si diēka hipokrite. Kam qenė gjithmonė e
bindur se pėr njė fėmijė, tė shohėsh televizor ėshtė pjesė e edukimit
dhe e nxitjes pėr tė mėsuar. Ndaj me vajzėn time Kelly isha shumė
liberale pėr sa i takon orėve qė ajo kalonte para ekranit, qė nė fakt
ishin shumė… Ndėrkohė qė mora njė vendim tė tillė, mė kujtoheshin
pasditet e mėrzitshme tė fėmijėrisė sime kur entuziazmohesha pa masė kur
shfaqej nė ekranin bardhezi ndonjė film i animuar, tė cilin e mendoja
gjatė gjithė kohės. Pėr tė mos folur pėr lumturinė qė mė falte Tomi dhe
Xherri. Ndaj isha e kėnaqur qė vajza ime kishte mė shumė mundėsi pėr tė
parė filma, pėr tė mos pėrmendur kėtu DVD dhe tė gjitha filmat qė mund
t’i shihte tė plotė dhe pa ndėrprerje. Kėshtu, sidomos gjatė fundjavave,
ime bijė ulej para ekranit tė televizorit dhe kalonte orėt me filma nga
mė tė ndryshmit. Duke filluar nga “Teletubies” e deri te filmat pėr tė
rritur. Pėr mė tepėr edhe unė ndihesha e lirė qė tė merresha me punė tė
tjera dhe nė kėtė rast, kisha zgjidhur edhe problemin qė ime bijė kishte
me gjumin, duke qenė se nuk flinte shumė dhe tani, kėtė kohė mund ta
kalonte para ekranit. Kėtė muaj, sipas njė sondazhi tė publikuar nė
media, thuhet se fėmijėt nė Britaninė e Madhe kalojnė mesatarisht para
televizorit apo kompjuterit katėr orė nė ditė. Pėr tė mos folur pėr
raste varėsie tė lartė, ku mund tė kalohen edhe dhjetė orėt. Nė njėfarė
mėnyre, televizorėt dhe kompjuterėt janė shndėrruar nė “dado
elektronike” tė shumė fėmijėve dhe adoleshentėve. Ndėrkohė nuk e dija se
qeveria australiane kishte nxjerrė njė ligj, sipas tė cilit i ndalohej
fėmijėve nėn dy vjeē qė tė shihnin televizor, kurse ata mbi moshėn pesė
vjeē duhet qė tė lejoheshin tė shihnin vetėm 30 minuta nė ditė. Ndėrkohė
qė ime bijė pėrqendrohej nė ekran, shkonte mirė me mėsime dhe unė isha e
lumtur qė ajo edhe mėsonte edhe zbavitej, pa e prishur ekuilibrin. Por
me kalimin e kohės po vija re rėnie tė lehtė tek ajo nė notat e shkollės
dhe vura re edhe faktin se ajo nuk kishte mė pėrparimin shumė tė mirė
tė fillimit tė shkollės. Tre vitet e para ajo kishte sjellė nota shumė
tė mira, ndėrsa nė klasėn e katėrt, rėnia ishte e dukshme dhe pėr mua e
pashpjegueshme. Nė klasėn e katėrt shpresova gjatė gjithė kohės se kjo
do tė ishte njė situatė kalimtare dhe se ajo do t’i kthehej sėrish
notave shumė tė mira si mė parė. Por ndryshimi i shumėpritur nuk ndodhi
dhe tani ajo po merrte nota edhe mė tė ulėta, derisa ra nė njė nivel
shumė tė ulėt. Kjo na shqetėsoi jashtė mase, sepse ishin tė
ndėrgjegjshėm, jo se ishte vajza jonė, por se ajo ishte njė fėmijė me tė
vėrtetė i zgjuar, me shumė humor dhe qė kishte dhėnė fillimisht prova
se ishte e aftė qė tė merrte nota tė mira. Me kalimin e kohės, pamė se
problemi ishte se ajo nuk arrinte qė tė pėrqendrohej nė asgjė pėr njė
kohė tė gjatė dhe se shumė shpejt e humbiste vėmendjen pėr gjėrat qė e
rrethonin dhe kėtu pėrfshiheshin edhe mėsimet. Madje njė ditė mė tha se
nuk kishte arritur qė tė ēonte asnjė libėr deri nė fund dhe se tė gjithė
librat qė kishte marrė nė dorė i kishte ēuar deri nė mes dhe mė pas, e
kishte humbur interesin pėr to. Atėherė nisa qė tė kėrkoj nė “Google”
dhe gjeta gjithēka dhe arsyet e hamendėsimeve qė na kishin shqetėsuar
pėr shumė kohė nė lidhje me vajzėn tonė. Gjeta shumė prova pėr efektin
jashtėzakonisht negativ qė ka qėndrimi i gjatė para televizorit i
fėmijėve nė performancėn e tyre nė shkollė. Rėnia e performancės kishte
tė bėnte me faktin se ata humbisnin pėrqendrimin dhe nuk kishin aftėsi
qė ta ēonin njė punė deri nė fund. Nė internet lexova se ekspozimi i
hershėm para televizorit shkakton probleme shumė tė mėdha tė vėmendjes.
Ja pra, unė e kisha lėnė pėr njė kohė tė gjatė para televizorit dhe
kompjuterit dhe tani po pėrballesha me pasojat e kėtij vendimi, qė mė
parė kisha menduar se ishte i drejtė dhe nxitės. Ky zbulim mė dėshpėroi,
sepse mendova se e kisha dėmtuar time bijė nė mėnyrė tė pėrhershme. Por
dikush, pikėrisht ndėrsa isha shumė e dėshpėruar, mė dha njė libėr me
titull “Truri qė ndryshon vetė”, i njė mjeku kanadez. Nė kėtė libėr
flitej pėr procesin e “neuroplastikės” ose mė mirė aftėsisė sė trurit
qė, me ndryshimin e kushteve, ndryshon edhe mėnyrė funksionimi. Kjo
sepse truri ėshtė njė organ qė ndryshon nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ky
libėr mė dha shpresė se, nėse unė do t’ia hiqja televizorin time bije,
ajo pak nga pak do tė shkonte nė nivelin e mėparshėm mėsimor, sepse
tashmė do t’i kisha hequr objektin e shpėrqendrimit. Kėshtu nisi beteja
pėr ta larguar vajzėn nga efekti i televizorit dhe mė pas mėsova se
ishin tashmė tė shumtė prindėrit qė ua kishin larguar televizorin
fėmijėve dhe kishin parė se befas, edhe rezultatet e tyre nė mėsime
ishin rritur ndjeshėm. Pėr mua ky ishte njė lajm i jashtėzakonshėm dhe
mund tė them se pas njė pėrpjekjeje tė madhe, ime bijė ėshtė rikthyer nė
rezultatet e munguara nė shkollė dhe unė jam sėrish njė mama e lumtur,
qė tashmė e di dėmin e madh qė shkakton televizori dhe luftėn e madhe
pėr ta risjellė trurin nė gjendjen e mėparshme.

_________________


`LOVE 4 Haters .. :D

Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 25
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 17/05/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi