Pahor: Paqja në Ballkan në rrezik
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1 • Share •
Pahor: Paqja në Ballkan në rrezik

Kontestet e pazgjidhura në rajon, ndër të cilët edhe kontesti i emrit midis Athinës dhe Shkupit mund të rrezikojnë paqen në Ballkan.
Kjo, sipas “Zërit”, është theksuar nga kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor në një intervistë për agjencinë e lajmeve, “France Press”.
“Moszgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Nga këto arsye, BE patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, normalisht nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë”, deklaroi Pahor.
Ai shtoi se nuk duhet lënë anash këtë rajon dhe se duhet vlerësuar se atje nuk është gjithçka në rregull dhe qetësi.
“Atë paqe shumë lehtë mund të mos e kemi”, nënvizoi Pahor, i cili paralajmëroi se vlerësimet dhe shqetësimet e tij do t`ia komunikoj presidentit francez Nikolas Sarkozy, gjatë qëndrimit të tij gjatë kësaj jave në Francë. /Telegrafi/
D3M1- Administrator/e
- Gjinija :
Numri i postimeve : 20774
Mosha : 29
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
Registration date : 30/07/2009
Forumi Shqiptar | www.Besa-Bese.com | :: (¯`·.¸¸.·´¯`·.¸¸.- Lajmet:Politika, Ekonomia,Biznesi etj-.¸¸.·´¯`·.¸¸.·´¯) :: Rajoni & Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi