Haxhinasto: Unifikimi pėrmes integrimit evropian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Haxhinasto: Unifikimi pėrmes integrimit evropian

Mesazh nga D3M1 prej Mon Mar 07, 2011 4:23 pm


Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto, tha nė njė intervistė dhėnė RTK-sė se tė gjithė institucionet e zgjedhura nė Kosovė duhet tė angazhohen pėr tė pėrballuar sfidat madhore qė ka Kosova, pėrfshi edhe negociatat me Serbinė, apo procesin e rritjes sė njohjeve tė pavarėsisė sė shtetit tė Kosovės. Haxhinasto theksoi se ėshtė absolutisht njė prioritet i rėndėsishėm i politikės sė jashtme tė Shqipėrisė tė ndihmojė shtetin e ri tė Kosovės nė konsolidimin e tij, nė rritjen e numrit tė njohjeve dhe nė integrimin nė nismat rajonale, dhe anėtarėsimin nė institucionet rajonale dhe ndėrkombėtare.

Haxhinasto tha gjithashtu se Tirana dhe Prishtina ka qenė nė njė koordinim tė ngushtė dhe kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen. Ai shtoi se ka njė sėrė ēėshtjesh qė duhet tė koordinohen mė mirė pėr tė arritur njė dinamikė tė re nė njohjet e pavarėsisė sė Kosovės dhe theksoi se ka sinjale shumė pozitive pėr njohjen sė shpejti nga shtete tė ndryshme pėr pavarėsinė e Kosovės. Haxhinasto tha gjithashtu se mėnyra mė efikase pėr tė koordinuar faktorin shqiptar nė rajon ėshtė qė gjithė faktori shqiptar nė rajon tė pėrqafoje integrimin evropian si njė proces i tė ardhmes sė rajonit.

Haxhinasto theksoi se dialogu ėshtė njė proces i rėndėsishėm i cili duhet tė fokusohet para sė gjithash nė ēėshtjet e rėndėsisė sė pėrbashkėt tė qytetareve tė tė dy shteteve, ēėshtje teknike dhe konkrete dhe hodhi poshtė idetė pėr bisedime pėr ēėshtje qė lidhen me statusin. “Ėshtė shumė e qartė pėr tė gjithė ne, pėr tė gjithė partnerėt ndėrkombėtarė, pėr SHBA-nė pėr Bashkimin Evropian, qė ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė ēėshtje e mbyllur tashmė. Ajo qė ngelet ėshtė tė zgjidhen ato ēėshtje qė qėndrojnė varur midis qytetareve tė dy vendeve pėr qėllime, e theksoj edhe njė herė, pėr qėllime praktike, pėr ēėshtje konkrete”, tha ai.

Duke komentuar incidentin e Frankurtit, Haxhinasto tha se “rasti sado fatkeq qė ėshtė nuk ka tė bėjė aspak me popullin e Kosovės me pėrfaqėsuesit e saj, me ndjenjat qė ata kanė ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por me njė vlerėsim mė tė gjerė ndaj civilizimit, ndaj adoptimit tė vlerave qytetare, ndaj vlerave evropiane tė komunikimit e tė jetesės”.

“Ėshtė njė rast i veēuar do tė thosha, njė rast i cili nuk pėrfaqėson aspak frymėn e tolerancės dhe aspiratėn e popullit tė Kosovės pėr tė qenė njė shtet evropian, pėr tė qėnė njė shtet i cili ka pėrqafuar vlerat me themelore tė civilizimit tė qytetarisė, qė janė paqja, toleranca e bashkėjetesa”, tha ai.

Ndėrsa lidhur me raportin e Dick Marty-it, Haxhinasto tha se pretendimet e ngritura prej tij do tė bien shumė shpejt. “Mėnyra mė e mirė pėr t’i hedhur ato poshtė, ėshtė tė krijojmė mundėsinė ashtu siē jemi duke e krijuar ēdo ditė, qė pretendimet tė hetohen, deri nė fundin e tyre dhe tė mos ketė asnjė pikėpyetje pėr shqiptarėt, tė tregohet se ata janė qytetarė evropianė, qytetarė tė cilėt kanė vlerat mė themelore tė bashkėjetesės tė tolerancės dhe tė paqes dhe te respektit, jo vetėm midis etnisė sė tyre, por me gjithė kombet dhe etnitė e tjera”, tha ai.

Ndėrsa lidhur me 21 janarin nė Shqipėri, Haxhinasto tha se ato ngjarje kanė vėnė nė pikėpyetje tė madhe shpejtėsinė e procesit tė integrimit tė Shqipėrisė. “Mendoj se mė e rėndėsishme ėshtė qė 21 janari e ka penalizuar pėrsėri politikėn, dhe ka krijuar njė konflikt dhe njė ndarje mė tė madhe midis forcave kryesore politike nė mazhorancė dhe nė opozite, dhe mendoj se kjo nuk krijon kushtet e nevojshme qė tė adresohen ato 12 prioritete, plotėsimi i tė cilave do ta bėjė Shqipėrinė njė vend kandidat nė Bashkimin Evropian. Ėshtė e domosdoshme qė pėr realizimin e kėtyre 12 prioriteteve tė kemi njė situate normale politike nė vend, qė do tė thotė: politika tė realizohet brenda institucioneve dhe institucionet tė realizojnė detyrat e tyre kushtetuese”, tha ai. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi