Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare nė Hollywood

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare nė Hollywood

Mesazh nga D3M1 prej Tue Mar 08, 2011 11:19 am


Greta dhe Vilma Zenelaj janė dy shqiptaro-amerikane qė tashmė kanė filluar karrierėn e tyre nė fushėn e filmit nė Hollywood dhe kanė themeluar edhe kompaninė e tyre filmike “Colored Films”.

“In the woods” ėshtė filmi i fundit i dy motrave shqiptare nė Hollivud, Vilma dhe Greta Zenelaj, premiera e tė cilit do tė shfaqet me 19 mars nė Ontario tė Kandasė, tė cilat deri tani kanė pėrfunduar me sukses edhe njė film tjetėr tė metrazhit tė gjatė, komedinė “What do I do now?” (Ēfarė tė bėj tani?).

Skenari i filmit tė pavarur me buxhet tė kufizuar “In the woods” ėshtė shkruar dhe drejtuar nga vetė Vilma, e cila ėshtė edhe regjisore e filmit, ndėrsa rolin kryesor nė film e luan Greta.

Nė njė intervistė pėr ‘Zėri i Amerikės’, Greta dhe Vilma kanė biseduar mbi sfidat e konkurrencės nė kinematografinė hollivudiane si dhe projektet e tyre pėr tė ardhmen.

“Filmi ‘In the Woods’ sapo ėshtė pranuar nė Female Eye Festival, pėr tė marrė pjesė nė Toronto nė muajin mars, si dhe nė New York Film Festival, i cili do mbahet nė fillim tė prillit”, thotė Vilma.

Vilma dhe Greta shkuan nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 2003 dhe u vendosėn nė Los Anxhelos. Ėndrra e tyre ishte tė bėnin karrierė nė njė prej fushave mė me konkurrencė tė artit dramatik, nė kinematografi.

“Mėnyra se si fillova unė karrierėn ishte me disa pjesė teatrale kėtu nė Los Anxhelos. Aty ishin prezantimet e mia tė para. Pastaj mora pjesė nė dy reklama dhe disa filma studentėsh. Filmi im i parė me metrazh tė gjatė ishte filmi horror ‘Day of the Dead’ apo ‘Dita e tė Vdekurve’. Pastaj filmi im i dytė, por i pari qė bėmė si kompani ishte komedia ‘Ēfarė tė bėj tani’ dhe filmi i fundit titullohet ‘Nė pyll’”, ka shtuar Greta.

Nė shtator tė vitit 2008, Greta dhe Vilma Zenelaj themeluan sė bashku kompaninė e tyre filmike Colored Films, njė hap mjaft i guximshėm dhe ambicioz nė njė vend qė vlerėsohet si origjina e filmave mė tė mirė nė botė. Kjo ėshtė edhe kompania e parė shqiptare kinematografike nė Hollywood.

“Ideja pėr krijimin e kompanisė ‘Colored Film’ na erdhi sepse mund tė jenė shumė rrugė qė mund tė ndjekėsh pėr pasionin tėnd, dhe ne pamė shumė miq qė ishin aktorė dhe merreshin edhe me prodhimin e filmave. Prandaj, ne menduam se duke qenė dy veta, mund ta krijonim lehtėsisht kompaninė tonė”, ka shtuar Vilma.

Tani, dy motrat po punojnė pėr projektin e tyre tė tretė, i cili do tė ketė njė temė qė lidhet drejtpėrdrejt me jetėn e tyre personale dhe pėrjetimet gjatė imigrimit nga Shqipėria nė Amerikė.

“Ka tė bėjė me njė histori shqiptare dhe amerikane qė nuk ėshtė treguar ndonjėherė. Kemi shumė besim tek potenciali i kėtij projekti”.

“Pjesa e parė e filmit, rreth 20 minuta do tė jetė nė Shqipėri, ndėrsa pjesa tjetėr do tė xhirohet nė shtetin e Miēiganit. Mund tė themi se filmi ėshtė bazuar nė histori tė vėrtetė sepse shumica e kėtyre ngjarjeve i kemi pėrjetuar edhe vetė nė njė mėnyrė apo njė tjetėr. Dhe ngjarjet zhvillohen nė vitet 1990 nė Shqipėri, tamam nė atė kohė kur filluan kėto probleme”, kanė pėrfunduar motrat Zenelaj. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi