Pjesėtari i KOS-it i dyshuar pėr vrasjen e Leutrim Musliut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Pjesėtari i KOS-it i dyshuar pėr vrasjen e Leutrim Musliut

Mesazh nga D3M1 prej Tue Mar 08, 2011 11:33 am


Policia e Kosovės ėshtė vėnė nė ndjekje tė njė pjesėtari tė strukturave tė sigurisė sė Serbisė, i dyshuar pėr vrasjen e 13-vjeēarit, Leutrim Musliu, nga fshati Uglar i Gjilanit, tė shtunėn. Burime brenda Prokurorisė sė Qarkut tė Gjilanit i kanė thėnė “Kohės Ditore” se njėsitė speciale kanė “blinduar” kufirin me Serbinė pėr tė kapur tė dyshuarit.

Ndėrkohė njė qytetar serb i arrestuar tė shtunėn ėshtė liruar nė mungesė tė provave dhe dyshimit tė bazuar se ėshtė i pėrfshirė nė vrasjen e tė miturit shqiptar. Lirimin e tij tė hėnėn, rreth orės 18:00, e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisė sė Gjilanit, Jetish Maloku.

Burime nga Prokuroria kanė bėrė tė ditur se tė hėnėn herėt nė mėngjes janė bastisur disa shtėpi nė fshatin Pasjan, i banuar me popullatė serbe. Sipas burimit, nė shtėpinė e tė dyshuarit kryesor, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur pėr shkak tė hetimeve, ėshtė gjetur njė sasi e madhe armėsh kalibrash tė ndryshėm.

“Pėrveē tė dyshuarit kryesor, tė cilit i ėshtė bastisur shtėpia dhe i janė gjetur shumė armė, i dyshuar mund tė jetė edhe njė person tjetėr i nacionalitetit serb, tė cilėt ndodhen nė arrati. Nė mėngjes ėshtė verifikuar se njėri prej tyre ka punuar nė strukturat e KOS-it, Shėrbimi serb i kundėrzbulimit nė kuadėr tė ushtrisė”, ka thėnė burimi i gazetės.
“Janė gjetur njė sasi armėsh, njė arsenal i madh i armėve shumė i madh, si bomba, kallashnikovė, disa mitraloza dhe sasi e madhe e municionit.

Kėto armė janė gjetur nė shtėpinė e tė dyshuarit kur ėshtė bastisur nė orėt e hershme tė mėngjesit. Ėshtė sasi shumė e madhe armėsh”, ka bėrė tė ditur burimi. Burimet kanė thėnė se ėshtė bllokuar pjesa mė e madhe e kufirit me Serbinė pėr tė pamundėsuar ikjen e tė dyshuarve tė mundshėm.

Nė kohėn e vrasjes sė tė miturit, Leutrim Musliu, policia beson se nė pyll ka qenė edhe i dyshuari pėr vrasje. Nė vendin e ngjarjes burimi ka thėnė se janė gjetur disa gėzhoja tė kalibrit 7.62 milimetra dhe njė dorėz e granatės. Provave tė gjetura ėshtė duke iu bėrė ekspertiza balistike dhe disa dėshmitarė janė duke u intervistuar nga Policia. Policia e Kosovės ka thėnė tė hėnėn se ėshtė duke zhvilluar hetime intensive lidhur me vrasjen e njė 13-vjeēari nė Uglar.

Pas incidentit tė sė shtunės, policia arrestoi njė tė dyshuar serb, Zh. S. Gjatė bastisjeve nė shtėpinė e tij nė Pasjan, policia ka konfiskuar njė pushkė gjuetie dhe 14 fishekė tė kalibrit 16 milimetra, qė nuk dyshohej tė jetė pėrdorur pėr vrasjen e tė riut.Zėdhėnėsi i Policisė Rajonale nė Gjilan, Ismet Hashani, ka thėnė tė hėnėn se aktualisht nuk ka ndonjė tė dyshuar tjetėr dhe se gjatė hetimeve tė deritanishme nė vendin e ngjarjes janė gjetur shumė gjurmė qė mbėshtesin dyshimin.

Hashani nuk ka mundur tė flasė as pėr motivin e vrasjes, mirėpo e ka pranuar se vrasja ka qenė e qėllimshme. “Besohet se ėshtė e qėllimshme dhe ata janė gjuajtur nga prita, por nuk mund tė japim paragjykime se nga kush, pasi qė ende nuk kemi dėshmi tė mjaftueshme pėr t’i ditur motivet e kėsaj vepre tė rėndė. Sigurisht qė hetimet nė vazhdim do ta zbardhin kėtė rast tė rėndė”, ka thėnė ai. Zėdhėnėsi i Policisė ka konfirmuar se bastisjet kanė vazhduar edhe tė hėnėn nė dy shtėpi tė serbėve nė Pasjan, ku besohet se ka prova se mund tė gjenden prova qė dėshmojnė vrasjen e 13-vjeēarit.

“Pėr momentin nuk kemi diēka konkrete. Janė tė angazhuar tė gjithė pėr zbardhjen e vrasjes, por nuk ka diēka konkrete”, ka thėnė Hashani.

Leutrimi Musliu, shqiptar, ėshtė vrarė tė shtunėn nė fshatin Uglar, gjatė kthimit nga mali me qerre kuajsh tė ngarkuar me dru.Pėr vrasjen e kėtij tė riu kanė ardhur reagime tė hėnėn. Presidenti i Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, e ka dėnuar vrasjen dhe ka kėrkuar zbardhjen e saj.

“Vrasja e Leutrim Musliut ėshtė njė akt i rėndė dhe i shėmtuar. Humbja e ēdo jete tė njeriut nė kohėn qė po jetojmė, nė Kosovėn e lirė, ėshtė njė ngjarje e rėndė pėr tė gjithė dhe njė humbje e pakompensueshme pėr familjen”, ka thėnė presidenti Pacolli nėpėrmjet njė komunikate. Presidenti Pacolli i ka shprehur ngushėllime familjes Musliu, derisa ka kėrkuar nga organet pėrgjegjėse qė tė punojnė qė sa mė parė tė zbardhin kėtė rast dhe fajtorėt tė vihen para drejtėsisė.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, vrasjen e Leutrimit e ka quajtur akt tė rėndė kriminal dhe tė shėmtuar. “Vrasja e 13-vjeēarit, Leutrim Musliu, ka tronditur tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Nė emrin tim dhe tė Kuvendit tė Kosovės shpreh dhembjen dhe njėherėsh familjes Musliu u shprehim ngushėllimet mė tė thella”, thuhet nė telegramin e ngushėllimit.

Krasniqi ka kėrkuar nga organet e rendit qė sa mė parė kriminelėt t’i vėnė para organeve tė drejtėsisė. Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut ka tėrhequr vėrejtjen qė siguria nė Kosovė ėshtė duke u cenuar rėndė si pasojė e neglizhencės sė organeve qė duhet tė merren me sigurinė e qytetarėve. /Koha/ /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi