Zgjerohen hetimet pėr vrasjen e tė miturit nė Gjilan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zgjerohen hetimet pėr vrasjen e tė miturit nė Gjilan

Mesazh nga D3M1 prej Wed Mar 09, 2011 9:20 am


Nė serb nga fshati Pasjan i Gjilanit ėshtė dorėzuar tė martėn nė Stacionin e Policisė nė Gjilan pėr t’iu pėrgjigjur pyetjeve tė hetuesve lidhur me vrasjen e tė riut Leutrim Musliut.

I dyshuari S.A i ėshtė pėrgjigjur ftesės sė Policisė qė i ėshtė lėnė tė hėnėn nė shtėpinė e tij, kur edhe ishte kryer bastisja nėn dyshimin se ėshtė i pėrfshirė nė vrasje. Burime tė gazetės Koha Ditore kanė thėnė se tė martėn qytetari serb ėshtė intervistuar pėr disa nga grupi i hetuesve.

“Nė grupin e hetuesve janė hetuesit e Policisė, njė prokuror vendės dhe njė ndėrkombėtar. Ėshtė bėrė njė ekip, njė strategji dhe njė plan operativ. Tė shohim tash cilat do tė jenė rezultatet”, ka thėnė burimi.

Ky burim ka thėnė serbi tjetėr i dyshuar pėr vrasje dhe qė besohet se i pėrket Shėrbimit tė Kundėrzbulimit tė Ushtrisė sė Serbisė ende nuk ėshtė arrestuar, por po punohet pėr zbulimin e vendndodhjes sė tij.

“Ne po dyshojmė se ėshtė nė atė shėrbim, por ende nuk kemi prova tė forta...”, tha ai.

Nga e hėna Policia e Kosovės ėshtė vėnė nė ndjekje tė kėtij personi, i dyshuar pėr vrasje. Burimet i kanė thėnė gazetės se njėsitė speciale kanė “blinduar” kufirin me Serbinė pėr tė kapur tė dyshuarin.

Tė martėn ndėrkaq Policia e Kosovės ka njoftuar se nė vazhdėn e procedurave hetimore tė ndėrmarra nga Policia rajonale e Gjilanit janė kryer dy bastisje tė dy shtėpive tė tė dyshimtėve tė mundshėm.

Gjatė kontrollimit nė shtėpinė e M.K, serb shtetas i Kosovės janė gjetur dhe konfiskuar njė pushkė M 48, njė revole etj. Sa i pėrket shtėpisė serbit tjetėr S.A po nė fshatin Pasjan, nuk ėshtė gjetur asgjė ilegale gjatė kontrollimit.

Ndryshe, nė kohėn e vrasjes sė tė miturit Leutrim Musliu, policia beson se nė pyll ka qenė edhe i dyshuari pėr vrasje. Nė vendin e ngjarjes burimi ka thėnė se janė gjetur disa gėzhoja tė kalibrit 7.62 milimetra dhe njė dorėz e granatės.

Provave tė gjetura ėshtė duke iu bėrė ekspertiza balistike dhe disa dėshmitarė janė duke u intervistuar nga Policia.

Pas vrasjes sė tė riut, Policia ka arrestuar vetėm njė serb tė dyshuar Zh.S. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi