Greqi, BE dėnon dhunimin e klandestinėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Greqi, BE dėnon dhunimin e klandestinėve

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Thu Mar 10, 2011 4:49 pm



Organet greke kritikohen ashpėr pėr herė tė dytė brenda kėtij viti pėrsa i pėrket pėrballimit tė emigrantėve ilegalė, sidomos nė qelitė e paraburgimit.

Sipas njė raporti tė Agjencisė sė tė Drejtave Themelore tė BE. me seli nė Vjenė, qė e publikon agjencia shtetėrore austriake, shumė emigrantė ilegalė, midis tyre gra shtatzėna dhe fėmijė, mbahen nė kushte cnjerėzore nė qendrat e refugjatėve.

Konkretisht sillen si shembuj qelitė e kampit tė pėrkohshėm nė Sufli, tė prefekturės sė Evros, ku nė njė vend me hapėsirė 110 metėr katror, me njė banjė dhe me temperatura tė ulėta, mbahen 144 vetė, pesė herė mė tepėr se sa pėrcaktojnė standartet e Kėshillit tė Europės pėr parandalimin e torturave.

Ėshtė pėr tė ardhur keq, theksohet nė raport, qė tė gjithė emigrantėt ilegale kur arrestohen, burgosen dhe nga kjo procedurė nuk pėrjashtohen as foshnjat.

Sipas shefit tė Agjencisė, Morten Kjaerum, vetėm gjatė vitit 2010, 45 persona kanė humbur jetėn nė pėrpjekjen e tyre pėr tė kaluar kufijtė turko-grekė nė lumin Evro.

Nė dy vitet e fundit, thotė ai, Greqia po pėrballet me njė valė tė madhe tė emigracionit ilegal nė kėtė zonė tė vendit, ndėrkohė qė ky fenomen ėshtė frenuar plotėsisht nė perėndim, nė kufijtė shqiptarė.

Vete Sesilia Malmstrom, komisionerja pėr Punėt e Brendshme dhe Drejtėsinė, deklaron nė raport se:

“Gjendja humanitare e emigrantėve dhe azilkėrkuesve nė Greqi ėshtė tejet shqetėsuese. Pėrmirėsimi i ambjenteve te pritjes ėshtė shumė urgjente. Autoritetet greke pėrfitojnė nga solidariteti evropian njė paketė tė ndihmės financiare dhe praktike dhe unė u bėj thirrje atyre pėr tė marre tė gjitha masat e nevojshme dhe pėr tė ndihmuar personat nė nevojė”.

Raporti publikohet nė ditėn e 44-t tė grevės sė urisė qė nisėn 250 emigrantė nė Athinė dhe 50 nė Selanik, me kėrkesė legalizimin e tyre, por qė gjeti kundėrshtimin e plotė tė qeverisė greke. Shumica e grevistėve tė urisė kanė pėrfunduar nė spitale me probleme serioze shėndeti.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi