Numri i viktimave vazhdimisht rritet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Numri i viktimave vazhdimisht rritet

Mesazh nga D3M1 prej Fri Mar 11, 2011 5:49 pm


Tokio 11 mars -(E plotėsuar) Sipas tė dhėnave mė tė reja tė policisė japoneze, numri i personave qė e kanė humbur jetėn nė tėrmetin jashtėzakonisht tė fuqishėm qė goditi sot nė mėngjes Japoninė ka shkuar nė 137, por janė edhe 531 tė tjerė qė kėrkohen dhe 330 tė plagosur. Mirėpo, nė mesin e kėtyre, nuk janė llogaritur edhe viktimat e cunamit, qė me siguri ka edhe mė shumė, pasi sipas policisė dhe agjencive tė lajmeve, 200-300 trupa tė pajetė janė parė nė qytetin Sendai, i cili u godit mė sė shumti nga valėt e larta 10 metra dhe me fuqi shkatėrruese tė ujit tė oqeanit, qė u shkaktuan si pasojė e tėrmetit. Pos kėsaj flitet pėr njė anije tė fundosur me 100 pasagjerė, si dhe pėr njė tren qė ėshtė pėrbirė nga cunami, pėr tė cilin thuhet se nuk dihet se sa njerėz kanė qenė nė tė. Por, marrė parasysh se ishte tren i mėngjesit, kur njerėzit shkojnė nė punė, me siguri se treni ka qenė i mbushur.
Autoritetet e Tokios, qė ėshtė 400 kilometra larg epiqendrės kanė ndalur menjėherė hekurudhėn nėntokėsore dhe kjo ka bėrė qė miliona njerėz tė mbesin nė kryeqytetin me rreth 30 milionė banorė e tė mos mund tė shkojnė pranė shtėpive dhe familjeve tė tyre. Qeveria, e cila ėshtė mbledhur nė takim urgjent, ka ftuar banorėt tė qėndrojnė pranė vendeve tė punės, sepse ndryshe rrezikojnė tė pėsojnė gjatė rrugės, tė cilat janė edhe ashtu pėrplot automjete tė bllokuara.
Pas tėrmetit ėshtė ndalur puna e katėr centraleve bėrthamore qė janė mė afėr epiqendrės, ka njoftuar agjencia ndėrkombėtare pėr energji bėrthamor IAEA. Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo News raporton se nė centralin bėrthamor Onagava, nė prefekturėn Mijagi pas tėrmetit ka shpėrthyer zjarri. Por, se a ka pasur rrezatim si pasojė e kėsaj ende nuk dihet.
Ushtria japoneze ia ka dalė tė evakuojė 60 deri nė 70 mijė banorė tė qytetit mė tė goditur nga cunami, Sendai.
Se sa i fuqishėm ishte dridhja e tokės flet edhe fakti se tėrmeti u ndie edhe nė kryeqytetin kinez Pekin, i cili ėshtė larg epiqendrės afėr 2 500 kilometra.
Falė alarmit tė dhėnė me kohė dhe evakuimit, nuk raportohet tė ketė pasur viktima nė shtetet e tjera tė Paqėsorin deri nė Hawai, ku cunami arriti diku rreth orės 16 (nja 9 orė mė vonė se nė brigjet lindore tė Japonisė ) sipas kohės sonė, me valė qė arrinin lartėsinė e 6 metrave.
Agjencitė e lajmeve njoftojnė se nė qytetin japonez, Senday, nė verilindje tė vendit, janė gjetur mbi 200 viktima tė cunamit, tė shkaktuar nga termeti 8,9 ballėsh, qė ndodhi sot.
Nė pjesėt e tjera tė Japonisė deri tash janė gjetur 88 persona tė vdekur dhe 349 evidencohen tė zhdukur.
Njė tren udhėtarėsh, me numėr tė panjohur udhėtarėsh, ėshtė zhdukur nė valėt e cunamit, nė afėrsi tė staticoni Nobiru, nė linjėn Sendai-Ishinomaki, njoftojnė agjencitė.

Policia e Japonisė ka njoftuar se nė tėrmetin e sotshėm, qė u shoqėrua edhe nga cunami, deri tash janė evidencuar 60 persona tė vdekur dhe 56 tė zhdukur. Qeveria japoneze ka shpallur gjendje tė jashtėzakonshme nė centralin bėrthamor nė Fukushi, nė sistemin ftohės tė tė cilat kanė ndodhur defekte. Probleme janė vėnė re edhe nė dy centrale bėrthamore, por nuk ka shenja radiacioni, njofton AP-ja.

Lajmet e fundit nga Japonia e largėt, qė u godit sot nė mėngjes nga njė termet 8,9 ballėsh sipas shkallės sė Rihterit, flasin pėr sė paku 32 tė vdekur deri tash, dhe pėr qindra tė plagosur. Por dyshohet se numri i tė vdekurve ėshtė shumė i madh.
Tėrmeti goditi bregdetin verilindor tė Japonisė. Cunami 10 metrash pohohet se ka shkretėruar bregdetin japonez.

Tėrmet i fuqishėm me intensitet prej 8,9 ballėsh sipas shkallės Rihter, e goditi mėngjesin e sotėm bregdetin verilindor tė ishullit japonez Honshu, duke krijuar dallgė cunami me valė deri dhjetė metra , tė cilat shkaktuan shkatėrrime nė prefekturėn Miagi dhe Fukushima.

Rrezik nga goditje tė cunamit janė shpallur edhe nė rajonet bregetare tė Oqeanit Paqėsor nė Rusi, si dhe tė ishujve Marijanė, Filipine, Tajvanit, Indonezisė, Papua - Guinesė sė Re, Naurit, Mikronezisė dhe Havajet.

Epiqendra e tėrmetit, pėr tė cilin fillimisht u komunikua se ishte me intensitet prej 7,9, e pastaj edhe prej 8,8 ballė sipas Rihterit, ka qenė nė 125 kilometra nė lindje tė ishullit Honshu, 24 kilometra nėn thellėsinė e Oqeanit Paqėsor.

Pas tėrmetit tė parė pasoi edhe njė seri lėkundjesh tė dyta mes tė cilėve katėr me intensitet prej 7,1 ballėve.

Mediat japoneze njoftuan se ka numėr tė madh tė lėnduarish dhe se janė dėmtuar shumė rrugė dhe ka ndėrprerje tė lidhjeve telefonike. Pas lėkundjes nė disa ndėrtesa kanė shpėrthyer zjarre.

Tėrmeti ėshtė ndjerė edhe nė kryeqytetin japonez Tokio, ku ėshtė shembur ēatia e njė holli, nė tė cilin ėshtė mbajtur ceremonia e ndarjes sė diplomave tė rreth 600 studentėve.

Armata japoneze u urdhėroi anijeve tė Marinės ushtarake nė bazėn "Jokosuka" qė tė nisen drejt rajoneve tė goditura nga tėrmeti dhe cunami qė t'u japin ndihmė tė dėmtuarve.

Tėrmeti goditi nė orėn 6:46 me orėn tonė dhe ėshtė pasuar nga njė seri tėrmetesh tė tjerė tė vegjėl. Tėrmeti plasariti ndėrtesat dhe rrėzoi makinat nga urat.

Ndėrkohė, pjesė tė dallgės sė cunamit vėrshuan si llavė nė tokat e mbjella, duke futur nė to varka dhe duke vėnė pėrpara shtėpi dhe kamionė.

Nė Tokio turma njerėzish u mblodhėn nėpėr rrugė dhe u pėrpoqėn tė lidheshin me tė afėrmit pėrmes telefonit. Gjithashtu, tėrmeti i shoqėruar nga cunami ka shkaktuar ndėrprerjen e energjisė nė pothuajse 4 milionė shtėpi nė Tokio dhe nė zonat pėrreth.
Japoni, qeveria: Dėme tė mėdha

Kryeministri japonez Naoto Kan ka reaguar pas situatės sė krijuar pas tėrmeteve dhe cunamit qė goditėn Japoninė, duke bėrė thirrje pėr qetėsi.
“Kemi ngritur njė komitet operativ dhe iu kėrkojmė tė gjithėve qė tė jenė tė vėmendshėm ndaj udhėzimeve qė do tė jepen. Duhet tė ruajmė qetėsinė”, ka deklaruar Kan.

Deklaratėn e tij kryeministri e ka bėrė pas njė mbledhjeje tė jashtėzakonshme tė kabinetit tė tij, i veshur me tutėn e kaltėr qė pėrdoret nė rastet e emergjencės.

Ndėrkohė, njė zėdhėnės i qeverisė japoneze ka deklaruar se tėrmeti i fuqishėm dhe dallgėt e cunamit mund tė kenė shkaktuar dėme tė konsiderueshme.

Njė rafineri nafte ėshtė pėrfshirė nga flakėt e larta sa njė ndėrtesė disa katshe nė qytetin japonez tė Iēiharės, ndėrsa numri i tė humburve ėshtė shpallur i lartė, por ende i pakonfirmuar.
Krahina e Miagit, mė e dėmtuara nga prekura nga goditjet e cunamit, raportoi pėr njė numėr ende tė paqartė tė humburish, ndėrsa disa media vendase flasin pėr 80 kalimtarė pranė portit tė zhdukur nėn ujin e turbullt, tė ngritur papritmas prej detit.

Ndėrkohė, siē raporton CNN, janė konfirmuar tetė viktimat e para. Bilanci tragjik pritet tė rritet nė orėt nė vazhdim.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi