Serbia bojkoton konferencėn SHBA-Ballkan pėr shkak tė Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Serbia bojkoton konferencėn SHBA-Ballkan pėr shkak tė Kosovės

Mesazh nga D3M1 prej Mon Mar 14, 2011 10:56 am


Zėvendėsndihmėsi i Sekretarit tė Shtetit, Thomas Countryman ka thėnė se ėshtė porosi e gabuar qė Beogradi e dėrgon me bojkotin e konferencės sė liderėve politikė dhe afaristėve tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor me partnerėt potencialė nga SHBA-tė pėr shkak tė pranisė sė Kosovės.

“Me kėtė bojkot politika ngritėt mbi ekonominė dhe zvogėlon atė qė dukej si tentim i sinqertė i Beogradit dhe Washingtonit qė mes nesh tė ndėrtohen marrėdhėnie mė tė mira ekonomike”, citon gazeta Danas tė ketė thėnė Countryman.

Sipas tij, bojkoti i konferencės, si dhe kthimi i biznesmenėve serbė nga pjesėmarrja nė kėtė konferencė, sė bashku me qindra biznesmenė dhe investitorė nga SHBA-tė dhe Ballkani Perėndimor, dėshpėron, jo vetėm si ēėshtje politike, por edhe si ēėshtje ekonomike nė kohėn kur SHBA-tė, siē ka theksuar zėvendėspresidenti Biden gjatė vizitės nė Beograd nė vitin 2009, duan tė ndėrtojnė lidhje ekonomike dhe afariste me Serbinė.

Qeveria federale e shtetit Meriland, nė emėr tė administratės sė SHBA-ve do tė organizojė me 23 dhe 24 mars nė Baltimor njė samit tė liderėve politik dhe afaristėve tė shteteve tė Ballkanit Perėndimor me partnerėt aktualė dhe partnerėt potencialė nga fuqitė udhėheqėse ekonomike nė botė - Boing, Lockhead Martin, Cusco, McCormick dhe shumė tė tjerė.

Sipas paralajmėrimeve tė organizatorėve nė kėtė konferencė, tė parė tė kėtij lloji, do tė marrin pjesė tė gjithė liderėt e ftuar tė rajonit – kryeministri Boris Pahor nga Sllovenia, presidenti Ivo Josipovic dhe kryeministrja Jadranka Kosora nga Kroacia, Bakir Izetbegovic nga Bosnja e Hercegovina, presidenti Filip Vujanovic nga Mali i Zi, kryeministri Nikola Gruevski nga Maqedonia, presidenti shqiptar Bamir Topi, ndėrsa nga Kosova do tė jetė kryeministri Hashim Thaēi.

Nė Baltimor nuk do tė jenė krerėt serbė – presidenti Boris Tadic dhe kryeministri Miroslav Cvetkovic, ndėrsa nuk ėshtė e sigurt nėse do tė marrin pjesė edhe biznesmenė nga Serbia.

Nikoqirėt amerikanė janė tė dėshpėruar nga Beogradi zyrtar, ngase nė praktikė autoritetet serbe nė kohėn e fundit, ku do qė ka takime tė tilla ndėrkombėtare, po bojkotohen pėr shkak se nė listė gjenden edhe pėrfaqėsues tė Kosovės. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi