Aurela Gaēe, zbulohet lidhja me njė djalė mė tė ri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Aurela Gaēe, zbulohet lidhja me njė djalė mė tė ri

Mesazh nga Gonna prej Sat Mar 19, 2011 4:40 pm

Nuk e dimė ende nėse ėshtė njė pasion i vėrtetė dashurie, apo njė histori qė ka filluar nga njė marrėdhėnie pune dhe ėshtė kthyer nė njė lidhje intime. Bėhet fjalė pėr njė lidhje tė krijuar mes kėngėtares 36- vjeēare Aurela Gaēe dhe menaxherit tė saj, njė djalė zeshkan nga Tirana, disa vite mė i ri se ajo, rreth 30 vjeē.
Ata janė parė gjithnjė e mė shumė nė shoqėrinė e njėri-tjetrit nė Tiranė, sidomos kėtė javė, pas pėrfundimit tė xhirimeve tė klipit “Feel the passion”, kėngė me tė cilėn Aurela do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Edicionin e 56-tė tė Festivalit Europian tė Kėngės (Eurovision Song Contest), qė do tė organizohet nė datat 10-14 maj nė qytetin Dyseldorf tė Gjermanisė. Pasi ka realizuar klipin qė vetė kėngėtarja ka pohuar nė media se i kushtohet edhe turizmit shqiptar, Aurela ka vendosur tė bėjė disa ditė relaks, ndėrsa thuhet se vetėm para pak ditėsh ėshtė larguar drejt Greqisė me menaxherin e saj, qė ėshtė djali qė shihni nė foto dhe me tė cilin thuhet se ajo tashmė ka krijuar njė lidhje. Aq shumė kohė kalojnė bashkė, sa tashmė Aurela shihet shumė pak nė shoqėrinė e mikeshave tė saj artiste, siē e kemi parė gjithmonė qė pas kthimit tė saj nga Amerika.

CILI ėshtė menaxheri nė krah tė Aurelės

Nė fakt dihet qė, qoftė edhe pėr natyrėn e saj shumė tė mbyllur pėrsa u pėrket ēėshtjeve private, Aurela hyn te kėngėtaret qė nuk ėshtė pėrfolur pėr lidhje, ndoshta edhe pėr faktin se pas shumė vitesh qė ka jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės jeta e saj ka qenė gjithmonė nė lėvizje. Por, Aurelės, tashmė qė po pėrgatitet pėr njė sfidė tė re nė karrierėn e saj, qė ėshtė konkurrimi nė Eurosong, i duhet tė jetė mė e pranishme nė Tiranė, ndėrsa po bėn pėrgatitjet e fundit pėr garėn e madhe. Dhe, duke qenė e pranishme mė shumė kėtu, nuk mund tė shpėtojė nga komentet se me cilin shoqėrohet ajo nė Tiranė.
Pikėrisht kėto ditė, kur ka marrė komentet nga miqtė dhe gazetat pėr cilėsinė e klipit tė ri, ku ajo shfaqet nėn simbolikėn e shqiponjės, nuk ėshtė munduar aspak ta mbajė fshehur djalin me tė cilin po kalon mė shumė kohė. Pėr gjithēka qė ka tė bėjė me look-n dhe, pse jo, idetė profesionale, kujdeset njė menaxher, i cili ka qenė pranė saj qysh nė Festivalin e 49-tė tė Kėngės. Djali qė shihni nė foto ėshtė nga Tirana dhe quhet Skerdi. Ai tashmė ka marrė pėrsipėr edhe menaxhimin e Aurelės pėr t’u pėrfaqėsuar nė Eurosong si fillim, por edhe pėr koncertet e saj. Siē e shihni nė foto, ėshtė diku rreth moshės 30 vjeē dhe mė parė ka jetuar nė Greqi. Ai ėshtė marrė me menaxhimin e kėngėtarėve dhe balerinėve tė huaj pėr koncerte e party tė ndryshėm. Skerdi njihet nė rrethet artistike tė Tiranės, po ashtu edhe nė klube pėr faktin se ka sjellė artistė dhe balerinė tė huaj nė disa klube e Tiranės.
Edhe pse ai u shfaq shumė i afėrt nė krah tė kėngėtares nė muajin dhjetor, nė Festivalin e 49-tė tė Kėngės nė RTSH, ata u kujdesėn qė tė mos binin nė sy se mes tyre ekzistonte diēka mė shumė se njė marrėdhėnie pune. Paparaci ynė ka realizuar kėto foto pas kuintave tė Festivalit tė Kėngės tre muaj mė parė, ndėrsa djali zeshkan ishte pothuaj personi i vetėm qė i qėndronte afėr kėngėtares, duke u kujdesur pėr ēdo detaj tė performancės sė saj, por edhe pėr njė suport shpirtėror. Duket njė marrėdhėnie e bukur pėr kėngėtaren vlonjate me shumė vite nė skenė dhe e pėlqyer nė kėngėt e saj Pop dhe Soul.
Pas rikthimit nga Amerika nė 2007, Aurela ka realizuar disa kėngė, si: “Hape Veten”, me tė cilėn fitoi “Kėnga Magjike 2007”, “M’u thanė sytė”, “Jehonė” (feat. West Side Family), “Bosh”, “Origjinale” (feat. Dr. Flori & Marsel). Kjo e fundit ėshtė cilėsuar si kėnga mė e suksesshme, pasi ka arritur 4.5 milionė klikime nė Youtube. Ne i urojmė kėngėtares po kaq sukses edhe nė jetėn e saj private.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi