Valtoni: Kėngėn qė mė mbeti pėrgjysėm me Emmy-n ia kushtoj asaj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Valtoni: Kėngėn qė mė mbeti pėrgjysėm me Emmy-n ia kushtoj asaj

Mesazh nga Gonna prej Sat Mar 19, 2011 4:42 pm

Para dy vitesh ishte njė rastėsi qė kėngėtari i njohur kosovar Valton Krasniqi tė takohej me kėngėtaren Emmy (Elsina Idershai) dhe po ashtu tė mendonin pėr njė duet. Ata realizuan kėngėn “Rastėsisht u pamė”, klipi i realizuar nė njė aeroport dhe qė u pėlqye shumė, duke e bėrė tė njohur kėngėtaren e re. Qė nga 1 marsi, Emmy nuk jeton mė, por ashtu si disa kolegė tė saj qė kanė mė shumė pėr tė treguar nga planet muzikore tė mbetura pėrgjysmė, edhe Valtoni ka njė eksperiencė tė tij. Ai rrėfen pėr kėngėn e re qė kishte nisur tė krijonte pėr Emmy-n, dhe remix-n e kėngės “Rastėsisht u pamė”, qė ia kishte dėrguar ta dėgjonte vetėm njė ditė para ndarjes sė saj fatale nga jeta nė moshėn 21- vjeēare.
Valton, ti ke qenė njė nga miqtė artistė tė Emmy-t, komunikonit shpesh me njėri-tjetrin?
Po ishim miq. Me Emmyn komunikonim shpesh nė msn, pothuajse ēdo ditė. Nė bisedat tona njė ditė mė tha qė kėnga jonė “Rastėsisht u pamė” vazhdonte tė pėlqehej dhe ndaj menduam ta realizonim nė variantin remix, tė pėrshtatshme pėr “Club version”. Unė fillova ta bėj dhe arrita ta mbyll shpejt si kėngė nė variantin e ri. Vetėm njė ditė para se tė ndodhte aksidenti me Emmy-n, ajo mė telefonoi pasi kishte shumė dėshirė dhe ishte kurioze ta dėgjonte kėngėn. Ia dėrgova nė email, dhe e pėlqeu jashtėzakonisht shumė.
Kishit menduar pėr njė duet tė dytė meqė me “Rastėsisht u pamė”, ju patėt sukses si ēift?
Po. Para ngjarjes sė rėndė qė i mori jetėn Emmy-t, ajo mė telefonoi posaēėrisht pėr kėtė gjė, dhe kemi biseduar pėr njė bashkėpunim tė ri. Ishte njė kėrkesė qė ma bėri ajo, duke mė kėrkuar tė bėjmė kėngė tė re bashkė, pas suksesit tė duetit tonė me kėngėn “Rastėsisht u pamė”. E pranova me dėshirė kėrkesėn dhe madje fillova tė punoj demon e kėngės, qė ajo fatkeqėsisht nuk arriti ta dėgjonte.
Ēfarė ke menduar tė bėsh me demo-n, do arrish ta realizosh kėngėn tani qė ajo s’jeton mė?
Demon e kam ende, dhe shpresoj ta realizoj me njė kėngėtar tjetėr, pasi ėshtė zhanri i muzikės “club”. Do tė jetė njė kėngė qė unė kam menduar t’ia dedikoj Emmy-t. Nė atė melodi dhe ato vargje do tė mishėrohet kujtimi pėr atė vajzė.
Ruan ndonjė kujtim special nga puna me Emmy-n, qė vazhdosh ta mbash nė arsenalin e kujtimeve tė tua?
Njė kujtim qė mė ka mbetur nė mendje dhe kurrė s’do ta harroj, ėshtė njė video “making of” e videoklipit “Rastėsisht u pamė” qė do ta ruaj ende. Nuk gjej fjalė pėr ta pėrshkruar kėtė fatkeqėsi, ende nuk mundem tė besoj se Emmy nuk jeton mė.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi