Sa mund t’ju kushtojnė shprehitė e kėqija

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sa mund t’ju kushtojnė shprehitė e kėqija

Mesazh nga Gonna prej Fri Mar 25, 2011 8:28 am

Konsumi i dy pakove me cigare gjatė vikendit ėshtė njė shprehi juaja me vite, por ēfarė janė pasojat pėr shėndetin tuaj. Se nė ēfarė mase ju dėmtojnė disa shprehi dhe ēfarė duhet tė bėni t’i zbutni kėto dėme, ju shfaqim disa prej kėshillave.



Sasia e tepruar e kafesė

Dėmi: Nuk ka arsye pėr brengė nėse konsumoni mė pak se gjashtė kafe nė ditė. Lidhja mes kafeinės dhe sėmundjes sė zemrės nuk ėshtė vėrtetuar, ndėrsa konsumimi i tepėrt i kafesė zvogėlon rrezikun nga diabeti, tipi 2.

Zgjidhja: Nėse adhuroni pijet me kafeinė, atėherė konsumoni mė shumė prodhime tė qumėshtit.



Cigaret

Dėmi: Kanceri i mushkėrive nuk ėshtė sėmundja e vetme qė duhet t’i frikėsoheni. Por, nėse pėr sė paku 10 vjet nuk konsumoni duhan, pothuajse u jeni shmangur shumicės sė pasojave. Pėr fat tė mirė, ndikimi i duhanit nė sistemin kardiovaskular pas 10 vjetėve tė ndėrprerjes sė duhanit mund tė largohet. Pas vetėm njė viti tė ndėrprerjes sė duhanit rreziku pėr sulm nė zemėr zvogėlohet pėr 50%.

Zgjidhja: Ndėrpriteni duhanin. Nėse nuk mund ta largoni kėtė shprehi, konsumoni njė sasi tė madhe tė pemėve dhe tė perimeve, sidomos dredhėza. Po ashtu, drithėrat dhe vitamina B12 janė shumė tė rėndėsishme. Ēdo mėngjes do tė duhej tė ushtronit 30 minuta, ngase nė kėtė mėnyrė do tė shpejtoni shėrimin e zemrės dhe enėve tė gjakut.



Tė ėnjturat nga dielli

Dėmi: Solariumi dhe rrezitja pa mbrojtje janė shumė tė rrezikshme pėr lėkurėn. Kanceri i lėkurės zhvillohet shumė shpejt.

Zgjidhja: Ēdo vit vizitojeni dermatologun pėr ta shikuar gjendjen. Nė diell kurrė mos shkoni pa kremra mbrojtės, ndėrsa nė plazh duhet t’i shmangeni diellit tė fortė.



Ushqimi i shpejtė

Dėmi: Vetėm njė orė pasi tė keni konsumuar ushqimin e shpejtė, yndyrat fillojnė tė pengojnė qarkullimin e gjakut. Konsumimi i rregullt i kėtij lloj ushqimi mund tė shkaktojė deri tek sėmundjet e zemrės dhe diabeti.

Zgjidhja: Mėnyra mesdhetare e ushqimit me pemė dhe perime, mish peshku, yndyra tė shėndetshme dhe drithėra pėrmirėsojnė punėn e zemrės dhe tė trurit. Po ashtu nėse shtoni edhe 30 minuta ushtrime, nuk duhet tė brengoseni nėse ndonjėherė shumė rrallė konsumoni ushqimin nga kuzhina e shpejtė.



Muzika e zhurmshme

Dėmi: Muzika tepėr e zhurmshme janė arsyeja pse keni problem me dėgjimin, ndėrsa kjo ndodh shkallė-shkallė, prandaj as nuk mund ta vėreni se problemi sa vjen e rritet.

Zgjidhja: Ky dėm nuk mund tė pėrmirėsohet, por nėse ndryshoni kėtė shprehi, problemi mund tė zvogėlohet.



Alkooli

Dėmi: Vikendi i pėrcjellė me pije shkatėrron organizmin. Truri, mėlēia dhe prostata janė tė parat qė goditen. Por, nėse konsumoni mė shumė se katėr pije brenda ditės, do tė keni mė shumė yndyrė nė stomak si dhe d o tė jeni mė tė ekspozuar sėmundjeve tė zemrės dhe sulmit nė tru. Natyrisht, aty ėshtė edhe depresioni, ndėrsa nė raste tė caktuara mund tė shfaqet edhe epilepsia.

Zgjidhja: Nėse keni problem me alkoolin, mė sė miri do tė ishte t’i drejtoheni mjekut pėr ndihmė. Nėse jeni tė gatshėm ta largoni kėtė shprehi, konsumoni shumė lėngje dhe merrni vitamina C.



Dieta Jo - jo

Dėmi: Humbja nė peshė apo shtimi i befasishėm nė peshė mund tė jenė tė dėmshėm pėr shėndetin. Disa hulumtime kėtė e shpjegojnė me qarkullimin e dobėt tė gjakut.

Zgjidhja: ēdo vit matni shtypjen e gjakut si dhe kolesterolin nė mėnyrė qė tė parandaloni lajmėrimin e sėmundjeve tė zemrės, ndėrsa kilogramėt i rregulloni me ndihmėn e mjekut.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi