Njė dietė e re shtatėditore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Njė dietė e re shtatėditore

Mesazh nga Gonna prej Fri Mar 25, 2011 8:37 am

Kjo dietė e re shtatėditore do tė mund tė quhej edhe mrekullibėrėse, meqė pėrpos qė ju ndihmon nė humbjen deri tė 3 kileve nė njė javė, po ashtu ju kėnaq me ushqime tė llojllojshme, tė shijshme, qė me siguri edhe ju ngopin mirė.

Thjesht, as qė do ta dini se jeni duke mbajtur dietė, derisa kilet tuaja tė tepėrta shkrihen ngadalė, por sigurt.



Si vepron?

Ushqimet qė preferon kjo dietė gjenden nė krye tė listės sė gjėsendeve ushqimore, tė klasifikuara sipas indeksit tė ngopjes, sistemit tė ri, i cili i klasifikon ushqimet nė bazė tė asaj se sa tė ngopur jeni dhe sa mund tė hani. Pėr shembull, sipas kėtij indeksi, portokajtė ngopin mė shumė sesa bananet.

Pėrpos kėsaj, ushqimet e kėsaj diete janė tė kalorisė sė ultė, e meqenėse nuk do tė ndjeni uri nė asnjė moment, nuk do tė keni dėshirė qė tė grimconi ushqime jashtė shujtave tė parapara. Edhe kjo ėshtė njė arsye shtesė e suksesit tė kėsaj diete.



Kujt i dedikohet kjo dietė?

Kjo dietė ėshtė e pėrshtatshme pėr personat qė kanė apetit tė madh, pėr ata qė nuk ia kanė dalė qė tė humbin kilet me dietat e tjera, pėr shkak se gjithmonė ndjejnė uri dhe, pėr kėtė shkak, heqin dorė nga dietat.



Anėt negative

Meqenėse gati tė gjitha shujtat e kėsaj diete pėrmbajnė mish, vegjetarianėt nuk mund ta mbajnė atė. Po ashtu, ndalohet edhe pirja e alkoolit, nė tė gjitha format e tij.



Ēka duhet bėrė?

Thjesht, zgjidheni njė kafjall, drekė dhe darkė pėr ēdo ditė, ēdo ditė nė javė. Nuk lejohet marrja e ushqimeve midis shujtave, gjė qė edhe nuk do t’ju duhet, meqė nuk do tė ndjeni uri. Duhet tė pini tė paktėn tetė gota ujė nė ditė. Lejohen edhe kafja dhe ēaji pa sheqer.



Kafjalli (duhet tė zgjidhni njėrin nga opsionet):

- 50 g qull tėrshėre (flluskat e tėrshėrės zihen nė ujė tė njelmėt, apo nė qumėsht) me qumėsht pa yndyrė dhe njė grusht pemėsh tė freskėta tė malit;

- 2 biskota dhe njė copė djathi tė freskėt, njė portokall;

- 2 grisha tė proshutės pa yndyrė, 1 vezė tė zier, njė gotė lėng portokalli pa sheqer;

- 2 grisha djathi tė fortė, me pak yndyrė, 2 domate tė vogla, 1 portokall;

- 50 g ‘muesli’ me qumėsht pa yndyrė dhe me pak pemė mali;

- 1 jogurt me njė lugė mjaltė dhe njė lugė pemėsh me gėzhojė;

- omėletė me 2 vezė me pak proshutė viēi, njė gotė lėng portokalli, pa sheqer.



Dreka (duhet tė zgjidhni njėrin nga opsionet):

- gjysmė gjoksi pule (deri 20 dkg) pjekur nė hell, njė sallatė tė madhe tė gjelbėr me vaj ulliri dhe lėng limoni;

- sallatė me djathė feta: sallatė e gjelbėr, 2 domate tė vogla, 1 spec i vogėl, 150 g djathė feta, me salcė jogurti, apo me uthull.

- mish i zier lope pa dhjamė (deri 15 dkg), sallatė tė freskėt tė gjelbėr, njė copė pjepėr, njė grusht pemėsh me gėzhojė, tė llojeve tė ndryshme;

- 1 filetė tė vogėl gjeldeti me 50 g kuskus, sallatė tė gjelbėr;

- 1 filetė peshku tun (apo tė ndonjė peshku tjetėr, sipas dėshirės), 150 g misėr tė ėmbėl dhe 150 g bishtaja, 1 portokall

- 1 troftė tė tymosur, sallatė e gjelbėr.



Darka (duhet tė zgjidhni njėrin nga opsionet):

- 1 filetė salmoni pjekur nė prush, 50 g oriz tė vrugtė, 200 g brokoli

- 1 filetė pule, tė pjekur nė prush, 1 patate tė ėmbėl, 200 g misėr tė ėmbėl, rrush;

- 300 g fruta deti, sallatė tė gjelbėr, 1 jogurt me njė lugė mjaltė;

- omėletė me 2 vezė, me pak proshutė dhe disa kėrpudha, 2 domate;

- 1 konservė tė vogėl tuni, sallatė me speca, qepė tė reja dhe me domate, 2 toptha akulloreje tė vaniljes;

- njė filetė tė vogėl viēi pjekur nė prush, 1 patate tė ėmbėl (tė fėrguar, apo tė zier), sallatė e vogėl e gjelbėr, 1 copė pjepri;

- shpageta ‘bolonjeze’ tė pėrgatitura nga 100 g mish viēi pa dhjamė (mundet edhe mish gjeldeti dhe pule), 1 porcion tė vogėl domatesh tė grira, bimė aromatike. Shėrbehuni me 50 g shpageta integrale, 1 portokall.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi