Tadic, ftesė Tiranės pėr territoret

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Tadic, ftesė Tiranės pėr territoret

Mesazh nga D3M1 prej Mon Mar 28, 2011 5:58 pm


Beogradi kėrkon tė negociojė me Tiranėn zyrtare mbi konfliktet territoriale qindravjeēare mes serbėve dhe shqiptarėve. Kėtė e deklaroi presidenti serb Boris Tadic, gjatė njė forumi tė organizuar nė Bruksel nga German Marshall Fund. Sipas tij, nuk ekziston termi “kosovar”, por nė kėtė territor ka vetėm shqiptarė dhe serbė. “Qėllimi im ėshtė tė zgjidhim konfliktet historike qė ekzistojnė nė Ballkan”, ka deklaruar Tadic.
“A po flisni historikisht qė nga lufta e fushė Kosovės, apo historikisht pas vendimit tė GJND-sė?”, e ka pyetur atė Mathew Horn, avokat amerikan. “Ne do tė dėshironim tė zgjidhnim konfliktet historike qė ekzistojnė pėr mė shumė se 100 vjet mes serbėve dhe shqiptarėve. Kjo ėshtė saktėsisht ajo qė po pėrpiqemi tė arrijmė, qė do tė thotė tė arrijmė njė kompromis. Dhe jo tė kemi njė palė qė humbet gjithēka dhe njė tjetėr qė fiton gjithēka. Ėshtė e thjeshtė”, ėshtė pėrgjigjur Tadic, njofton Top Channel.

Sipas presidentit serb, dialogu Prishtine-Beograd duhet tė nisė me ēėshtje teknike pėr tė lehtėsuar jetėt e njerėzve, por duhet tė pėrfundojė me tema tė dhimbshme, ēka nėnkuptonte ndarjen e Kosovės. “Pėrsa i pėrket Kosovės ne duhet tė nisemi nga realiteti nė terren. Shqiptarėt sot, njėsoj si nė tė kaluarėn, nuk pranojnė ēatinė e sovranitetit serb. Mė sė shumti serbėt e veriut nė Kosovė nuk duan tė pranojnė ēatinė e njė sovraniteti shqiptar mbi kėshtjellė, dhe ky ėshtė realiteti ku po jetojmė. Nėse do tė mė pyesnit ēfarė mund t’i ofrojnė zyrtarėt shqiptarė nė Prishtinė serbėve tė veriut nė Kosovė…”, ka vijuar Tadic.

“Unė po ju pyes se ēfarė kosovarėt nė Prishtinė mund tė ofrojnė”, ka insistuar Steven Erlanger, gazetar i “New York Times”. “Epo mirė, kosovarėt nė Prishtinė, nėse doni ju. Por nėse i pyesni serbėt se, a janė ata kosovarė, ata do tė thonė jo, ne jemi serbė”, ka pohuar Tadic.

Kjo ėshtė hera e parė qė presidenti i Serbisė shtron publikisht nevojėn e njė dialogu me Shqipėrinė pėr tė zgjidhur historinė qindravjeēare mes dy popujve, duke pėrfshirė kėtu dhe njė pazar pėr territoret.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi