Si mund tė ndihmohet njė adoleshent nė krizė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Si mund tė ndihmohet njė adoleshent nė krizė?

Mesazh nga Gonna prej Tue Mar 29, 2011 10:57 am

Depresion, anoreksi, bulimi, dhunė, seksualitet… Periudhė tepėr e brishtė, adoleshenca ėshtė e vėshtirė tė jetohet. Disa simptoma qė tregojnė njė gjendje tė keqe tė brendshme nuk duhen lėnė pas dore.
Tė rritesh nuk ėshtė e lehtė. Pėrse njė brishtėsi e tillė? Sė pari, sepse kjo moshė ėshtė e pafuqishme. Kalimi nga fėmijėria nė moshėn e rritur kėrkon njė shpenzim tė madh energjie, burim tensionesh fizike e psikologjike. Brenda disa vitesh, pesha e tyre dyfishohet, muskujt dhe skeletet forcohen, shtati i tyre rritet nga 30 nė 40 cm. Ky transformim vepron nė psikikėn e tyre. Ai u imponohet, nuk ėshtė diēka e zgjedhur. Ėshtė krejt normale qė ky ndryshim t'i fus nė ankth. Nganjėherė ato kanė pėrshtypjen se jetojnė nė trupin e ndonjė tė huaji.

Ja se cilat janė disa shqetėsime tė adoleshencės

Shija e rrezikut, moshė qė ka guxim pėr gjithēka
* 15% e 12-19 vjeēarėve pohojnė se kanė bėrė diēka tė rrezikshme nga inati ose kėnaqėsia. Nė fakt, aksidentet janė shkaku i parė i vdekjes sė tė rinjve.
* I riu qė kėrkon tė testojė mundėsitė e tij dhe tė shoh se deri ku i shkojnė fuqitė, ėshtė njė krizė klasike adoleshente. Ai qė luan shpesh me jetėn e tij dhe kėrkon sistematikisht tė kalojė limitet ėshtė mirė tė ēohet tek mjeku.

Dismorfofobia
* Disa adoleshentėve u bėhet fiksim njė pjesė e trupit tė tyre: ijėt, hunda, shpatullat...aq sa matufosen fare.
* Sara, 16 vjeēe dėshmon se ka faqe tė mėdha. "Aty mė rri mendja ditė e natė. S'do tė lė gjė pa bėrė derisa t'i zvogėloj". Ky pėrēmim pėr njė pjesė tė trupit mund tė ēojė deri nė sakatim.
* Flitet pėr dismorfobi, tmerri i pamjes sė jashtme. Kujdes, ambienti familjar luan njė rol tė rėndėsishėm: mos u tallni me pamjen e njė adoleshenti!

Anoreksi dhe bulimi
* Dy fytyra tė tė njėjtės sėmundje qė lidhet me adoleshencėn.
* Nėse adoleshenti anoreksik humbet menjėherė 20%-30% tė peshės sė vet, vuan nga njė bulimi nė sasitė e tė ushqyerit.

Lufta tė hapura dhe situatė konflikti

Nė situatė konflikti duhet njė negociues: vėlla, motėr, dajė, gjysh, mik. Nėse adoleshenti gjendet vetėm pėrballė gjithė familjes, atėherė ai ėshtė nė rrezik. Mundėsia e tij e vetme pėr t'u shprehur, mbetet dhuna kundėr tė tjerėve ose kundėr vetvetes.

Mėrzitja, sėmundja e rinisė
* Ēfarė bėn adoleshenti gjatė gjithė ditės? Mėrzitet. Adoleshenti sillet vėrdallė pa ditur se ēfarė tė bėjė. Mėrzitja gllabėron funksionimin e trurit dhe pengon shpėrthimin e mendimeve.
* Pėr t'u mėrzitur mė mirė adoleshenti izolohet nė vetvete: nuk thotė asgjė nė tavolinė, kalon si hije, mban mistere... Por kur kėto fillojnė e teprohen, ndėrhyrja e psikologut ėshtė tepėr e nevojshme.

Mbipesha
* Njė adoleshent ndėr tre tė moshės 15 vjeēare ėshtė i shėndoshė. Nuk dinė se si tė vishen pėr tė fshehur defektet.
* Pėr shembull: ajo do tė donte tė ishte e padukshme, por shokėt janė tė pamėshirshėm: nė sport ajo i bėn tė gjithė tė qeshin. Kjo do tė thotė se ajo ha ėmbėlsira dhe sheqerna.
* Specialistėt bien dakord: njė adoleshent duhet tė dobėsohet. Kjo pėr estetikėn, shėndetin kardiovaskular... E gjithė familja duhet ta ndihmojė tė dobėsohet sepse kjo gjendje mund ta ēajė nė depresion.

Gjėja mė e ankthshme? Shpėrthimi i njė seksualiteti.
* Modifikimi i karaktereve seksuale provokohet dhe hipotalamusi (mbiprodhim hormonesh seksuale rreth moshės 10 vjeēare). Tek vajzat shenjat e para shfaqet rreth moshės 11 e 12 vjeē. Tek djemtė, shenja e parė ėshtė zhvillimi i testikujve rreth moshės 11 vjeēare.
* Nė fakt, kjo periudhė karakterizohet nga njė emėr "humbja". Humbja e trupit tė fėmijėrisė: zbulon se ėshtė e pamundur tė kthehet mbrapsht.


Probleme lėkure
* 15 vjeē dhe puērrat shfaqen. Adoleshenti ka frikė se mos shikohet, studiohet dhe tallet.
* Qė nė shenjat e para tė infeksionit tė lėkurės duhet konsultuar dermatologu. Vetėm ky mund japi kėshilla higjienike.

Droga, gjė qė duhet t 'ju alarmojė
Si mund tė kuptohet? Ndryshon sjellja karshi prindėrve, nuk dėfrehet mė si dikur, shpesh lė kurset, kėrkon mė shumė para xhepi.
Ėshtė nervoz nė mėnyrė tė parakohshme, agresiv nė tė folur. Qan dhe qesh pa arsye. Mbyllet nė dhomėn e tij dhe tregohet indiferent ndaj atyre qė e rrethojnė. Bėhet pėrherė e mė i pistė. Sytė e tij janė tė kuq, qepallat pėrpėliten. Shpesh trupi ėshtė i mbuluar nga bluja dhe ka shenja nė krahė e kėmbė.


Dhuna, si tė kanalizohet
* Shumė faktorė mund tė shpjegojnė kėtė lloj sjelljeje. Tek djemtė sekrecioni i hormone zhvillon pėr keq agresivitetin. Mė pas adoleshenti kalon njė periudhė tensioni dhe dhune tė brendshme
* Adoleshentit tė cilit i mungojnė fjalėt pėr t'u shprehur i zėvendėson ato me agresivitetin.
* Nuk bėhet fjalė qė tė falet kjo dhunė, por tė kuptohet. Nėse kjo pėrsėritet shpesh, mund tė bėhet fjalė pėr depresion ose ērregullim personaliteti.

Vetėvrasja, shkaku i dytė i vdekjeve tek tė rinjtė
* Vetėvrasja ėshtė komplikimi mė dramatik i depresionit. Mėnyra e pėrdorur ėshtė shpesh njė mėnyrė e dhunshme: armė zjarri, varje ...
* Pėr fat tė keq, shpesh duhet pritur ky ekstremitet qė prindėrit tė kuptojnė vuajtjen sė tyre.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi