PD-PS, tryeza e dytė pėr zgjedhjet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super PD-PS, tryeza e dytė pėr zgjedhjet

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Wed Mar 30, 2011 7:48 pm



Dy forcat e mėdha politike nė vend i kanė dhėnė kohė vetes deri tė premten pėr tė vendosur nėse do ta firmosin marrėveshjen, nė tė cilėn demokratėt u propozojnė tė gjitha partive parlamentare tė tregojnė vullnet pėr zbatimin e Kodit Zgjedhor, si garancia mė e mirė pėr ruajtjen e integritetit dhe standarteve tė procesit.

Ndryshe nga njė ditė mė parė, takimi u zhvillua me dyer tė mbyllura dhe pėr gati njė orė palėt kanė diskutuar rreth disa pikave qė Partia Socialiste ka pėrfshirė nė draft-marrėveshjen e propozuar nga demokratėt dhe qė konsistojnė nė 8 kushtet e deklaruara njė ditė mė parė nga kreu i deputetėve socialistė Gramoz Ruci.

Deri kėtu palėt, tė pėrfaqėsuar nė media nga ekspertėt e tyre mė tė mirė pėr zgjedhjet, shohin se tė paktėn procesi nuk ka mbetur nė vendnumėro.

“Nisur nga qėllimi pėr tė arritur njė marrėveshje pėr ato pika esenciale, ne kemi bėrė disa propozime tek propozimi i demokratėve, pėr ato pika qė ne i cilėsojmė esenciale”, ka deklaruar deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

“Ky ėshtė njė hap i mirė, pasi provon qė PS jo vetėm nuk ka ndryshuar ansjė pikė tonėn, por nė parim e pranon se marrėveshja e propzuar nga ne ėshtė e zbatueshme”, ka reaguar pėrfaqėsuesi demokrat Oerd Bylykbashi.

Problemi qendron se ekspertėt e mazhorancės dhe opozitės ndajnė mendime tė ndryshme nė lidhje me atė sesa propozimet e Partisė Socialiste prekin Kodin Zgjedhor.

“Pėrvec pjesės qė i takon transparencės post-zgjedhore, asgjė tjetėr nuk ka tė bėjė me kodin. Vetėm kjo i shtrin efektet pas zgjedhjeve, tė tjerat kanė tė bėjnė me procese qė mund tė zgjidhen me vullnet tė mirė nga KQZ”, ka nėnvizuar Gjiknuri.

“Ka edhe procese qė janė nė zhvillim e sipėr qė mund tė cojnė, nėse nuk janė tė projektuara mirė, drejt njė destabiliteti kushtetues”, ėshtė shprehur Bylykbashi.

Burime zyrtyare konfrmojnė se gjatė tryezės, demokratėt kanė deklaruar se nė parim nuk janė kundėr ndryshimeve nė kod, por se ai nuk mund tė pėsojė ndryshime njė muaj pėrpara zgjedhjeve dhe se mė parė duhet marrė opinioni i OSBE/ODIHR dhe Komisionit tė Venecias.

Ndėrsa socialistėt kanė kėmbėngulur qė opinioni i kėtyre institucioneve tė merret pėr zgjedhjet e ardhshme, ndėrsa garancitė ligjore qė nevojiten pėr procesin e 8 majit tė miratohen me urgjencė.

Palėt kanė edhe dy ditė kohė pėr tė parė propozimet e njėri-tjetrit dhe e premtja ėshtė caktuar si dita kur do tė firmoset marrėveshja, me apo pa Partinė Socialiste.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi