Partitė e mėdha nuk “lodhen” pėr t’i shlyer gjobat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Partitė e mėdha nuk “lodhen” pėr t’i shlyer gjobat

Mesazh nga Lim-On prej Thu Mar 31, 2011 8:26 am


Subjektet politike qė kanė bėrė shkelje gjatė zgjedhjeve tė dhjetorit
tė vitit tė kaluar dhe janarit tė kėtij viti, pėr tė cilat edhe janė
gjobitur nga Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtesa, vazhdojnė
hezitimin pėr t’i paguar gjobat.
Nga
gjithsej 377 mijė e 450 euro nė formė gjobash, subjektet politike i
kanė paguar vetėm 9 mijė e 250 euro. Tė vetmet subjekte qė deri tani i
kanė shlyer borxhet ndaj PZAP-it, nga gjithsej 11 tė gjobitura, janė
lėvizja “Vetėvendosje” dhe SLS-ja.
Nė PZAP nuk kanė ndonjė shpjegim pse subjektet politike nuk i
shlyejnė me kohė detyrimet qė kanė ndaj tyre, por presin deri nė afrimin
e zgjedhjeve tė tjera. Ata, gjithashtu, nuk kanė ndonjė mekanizėm qė do
t’i detyronte partitė t’i shlyenin obligimet e tyre brenda afateve
kohore.
Disa
nga subjektet politike deklarojnė se problemi kryesor qė nuk po i
paguajnė kėto gjoba, ėshtė mungesa e mjeteve financiare pėr ta bėrė atė.
Kryesuesi
i Sekretariatit tė PZAP-it, Mulė Desku, ka thėnė pėr gazetėn se Paneli
Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa i ka njoftuar dhe i ka rikujtuar tė
gjitha subjektet politike dhe palėt e tjera tė interesuara qė kanė marrė
pjesė nė zgjedhje e qė nuk i kanė paguar gjobat se duhet t’i pėrmbushin
detyrimet e tyre sipas vendimeve tė Panelit tė PZAP-it.
“PZAP-i tė gjitha subjekteve politike tė cilat janė tė gjobitura dhe
nuk i kanė paguar gjobat nė kėtė proces zgjedhor dhe nė proceset e
mėhershme zgjedhore u ka dėrguar njė paralajmėrim me shkrim me tė cilin
ka kėrkuar pagesėn e gjobave”, ka thėnė Desku. “Deri mė tani, pas kėtij
paralajmėrimi subjekti politik lėvizja “Vetėvendosje” ka paguar gjobat
dhe jemi nė pritje te pėrgjigjeve nga subjektet e tjera politike pėr
shlyerjen e borxheve”.
Udhėheqėsi
i Sekretariatit tė PZAP-it ka treguar se sipas Ligjit pėr zgjedhjet e
pėrgjithshme, PZAP-i nuk ka ndonjė mundėsi tjetėr pėr t’i detyruar
subjektet politike qė t’i shlyejnė obligimet e tyre, pėrveē qė t’i
gjobisė sėrish ato nėse nuk i respektojnė afatet kohore pėr shlyerje
borxhesh. Subjektet, qė nga shqiptimi i gjobės i kanė 15 ditė afat pėr
ta shlyer atė.
“Me LZP-nė dhe me Rregulla tė procedurės sė PZAP-it nuk ėshtė
specifikuar dhe nuk ėshtė sqaruar nė mėnyrė tė qartė procedura pėr
detyrimin e subjekteve politike pėr pagesėn e gjobave tė shqiptuara”, ka
thėnė Desku, duke shtuar se “por subjektet politike nuk mund tė
certifikohen nga Zyra pėr Certifikim dhe Regjistrim e Partive Politike
pranė KQZ-se qė do tė thotė se ato nuk do tė mund tė marrin pjesė nė
zgjedhjet e ardhshme, qoftė tė nivelit lokal apo qendror pa i paguar
gjobat e shqiptuara nė bazė tė vendimeve tė PZAP-it”.

anėn tjetėr, arsye pėr mospagesėn e gjobės nė Lidhjen Demokratike tė
Kosovės dhe nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės janė kryesisht mungesa e
mjeteve financiare.
Lutfi
Zharku, pėrgjegjės pėr financa nė LDK, ka thėnė se LDK-ja, pas
pėrfundimit tė procesit zgjedhor ka pasur obligime tė shumta dhe pėr
shkak tė problemeve financiare nuk ka mundur ta shlyente gjobėn deri mė
tani.
“Ne
kemi pasur obligime tė shumta pėr me i pagua. Pasi i kemi marrė tė
ardhurat qė na takojnė nga buxheti pėr tremujorin e parė, i kemi kryer
disa, e tash jemi nė pritje. Po tė na ndahet buxheti tjetėr, do ta
shqyrtojmė edhe ketė ēėshtje”, ka thėnė Zharku.
Edhe
Ernest Luma, zyrtar pėr informim nė AAK, ka thėnė se “pėr momentin pėr
shkak tė rrjedhave buxhetore tė partisė nuk e kemi pasur ende mundėsinė
qė t’i paguajmė ato para, megjithatė them se do ta bėjmė sė shpejti”.
Kurse me subjektet e tjera, me gjithė insistimin e gazetės, ka qenė e pamundur tė kontaktohej.
PZAP-i
pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor tė 12 dhjetorit, duke pėrfshirė
edhe rivotimet, ndaj Partisė Demokratike tė Kosovės ka shqiptuar
gjobitje nė vlerė 144 mijė e 200 euro, tė cilat kjo parti ende nuk i ka
paguar.
Lidhja Demokratike e Kosovės, ėshtė gjobitur me 88 mijė e 50 euro, shumė tė cilėn as kjo parti nuk e ka paguar.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ėshtė gjobitur me 76 mijė e 600 euro, tė cilėn as kjo nuk e ka paguar.
Pėr Aleancėn Kosova e Re, PZAP-i ka shqiptuar gjobėn nė vlerė prej 38 mijė e 850 eurosh, tė cilėn as kjo nuk e ka paguar.
Lidhja
Demokratike e Dardanisė, e cila ka mbetur jashtė Kuvendit tė Kosovės,
ėshtė gjobitur me 9 mijė e 200 euro, pagesėn e sė cilės as kjo nuk e ka
bėrė.
Pas
LDD-sė, vjen lėvizja “Vetėvendosje” qė ėshtė gjobitur me 6 mijė e 250
euro, e cila e ka e ka kryer obligimin e saj ndaj PZAP-it.
FER-i
qė tashmė i ėshtė bashkuar “Vetėvendosjes”, ėshtė gjobitur dhe nuk e ka
paguar shumėn prej 3 mijė e 50 eurosh. Me shumė tė njėjtė, e qė po
ashtu nuk e ka paguar, ėshtė gjobitur edhe KTDP-ja.
Kurse,
SLS-ja, parti e komunitetit serb tė Kosovės, pjesėmarrėse nė
institucionet e Republikės sė Kosovės, ėshtė partia e dytė qė e ka kryer
obligimin e saj ndaj PZAP-sė, duke paguar kėshtu gjobėn prej 3 mijė
eurosh.
Gjoba ka marrė edhe partneri i PDK-sė pėr kėto zgjedhje, PSHDK-ja qė
ėshtė gjobitur me 4 mijė e 200 euro. Kurse partneri i AAK-sė, Lista “Dr.
Ibrahim Rugova” ėshtė gjobitur me 4 mijė euro, shumė tė cilėn as kjo
nuk e ka paguar.

_________________
Levizja Vetevendosje

Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 26
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi