Nisin “ethet VIP” nė “Dancing with the stars”. Triumfon Enver Petrovci

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nisin “ethet VIP” nė “Dancing with the stars”. Triumfon Enver Petrovci

Mesazh nga Gonna prej Sun Apr 03, 2011 7:47 am

Produksioni i Holta Dulakut do tė transmetohet ēdo tė enjte, ora 21:00, nė “Vizion Plus” dhe nė platformėn “Tring Digital”. Mes etheve dhe magjisė televizive, ka startuar tė enjten mbrėma ekskluzivisht nė ‘Tring Digital’ dhe ‘Vizion Plus’, edicioni i dytė i spektaklit galant tė vallėzimit, “Dancing with the stars Albania”. Producentja Holta Dulaku, regjisorja Vera Grabocka dhe stafi i ‘Tring Digital’ dhe ‘Vizion Plus’ kanė sjellė pėr publikun shqiptar emocione tė reja pėrmes skenave dhe prapaskenave tė kėtij spektakli madhėshtor, tė licencuar nga rrjeti prestigjioz televiziv britanik “BBC”. Vipat nė garė janė dukur nė formė tė shkėlqyer, madje sipas kryetarit tė jurisė, Ilir Shaqiri, mes tyre ndihet dhe njė atmosferė afrimiteti mė e madhe nga viti i kaluar, ēka flet qartė pėr njė punė parapėrgatitore tė zhvilluar me shumė seriozitet. Surpriza e mbrėmjes sė parė tė “Dancing with the Stars” ka qenė aktori i njohur Enver Petrovci, i cili me valsin e interpretuar, fitoi jo vetėm duartrokitje nė sallė (gjatė dhe pas interpretimit), por edhe 25 pikėt tė dhėna nga juria, i cili ka qenė vlerėsimi mė i lartė i mbrėmjes, qė e rendit aktorin Petrovci nė krye tė listės sė VIP-ave. Megjithatė, kjo renditje mbetet e pėrkohshme, pasi shumė shpejt mund tė ndryshojė nė varėsi tė votimit nga publiku i Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, pėrmes numrave pėrkatės. “Nė vals nuk ia merr njeri babės”, thotė duke qeshur aktori Enver Petrovci, teksa ndodhemi nė Gold-room, dhe spektakli sapo ka pėrfunduar. Tė 12 VIP-at kanė zbritur nė arenėn e yjeve, ku performuan vallėzimet e tyre mambo, vals dhe tango. Ndėrsa janė bėrė tė ditur emrat e VIP-ave pjesėmarrės nė kėtė edicion tė “Dancing with the stars”, edhe juria mbetet e njėjta, kryesuar nga balerini profesionist Ilir Shaqiri dhe krah tij gazetarėt, Arian Ēani e Iva Tiēo. Poetesha Mimoza Ahmeti pati njė shkėmbim batutash me Ilir Shaqirin e Arian Ēanin, ndaj kritikave qė juria i bėri kėsaj tė fundit, por ajo nuk e humb shpirtin e lojės. “Iliri u tregua pak cinik me vlerėsimin qė mė dha, por nuk kam ndėrmend ta mbaj gojėn mbyllur qė tė vlerėsohem mirė dhe keni pėr ta parė, as nė tė ardhmen nuk do tė mė mungojnė batutat”, shprehet ajo. Sipas Mozės, mbi tė gjitha, rėndėsi ka tė argėtohesh me pėrvoja tė reja dhe tė jesh gjithmonė vetvetja, pavarėsisht rezultatit. Aktorja durrsake Olta Gixhari, pas tangos sė saj pasionante, shprehet se “nėse do tė vazhdojė me kėtė entuziazėm dhe mbėshtetje nga publiku, ka pėr tė ecur gjatė nė kėtė garė vallėzimi mes yjeve, qė po e shijon gjithnjė e mė tepėr.” Emocionet nuk kanė munguar pėr VIP-at, ndonėse shumica e tyre nuk e kanė tė re daljen nėpėr spektakle dhe ekrane televizive. Nė fakt, e reja pėr tė gjithė ėshtė arena e vallėzimit, qė nuk i ka lėnė pa drithėrima regjisorin Hervin Ēuli, bukuroshen Agnesa Vuthaj, francezen Eloise le Petit, kėngėtaret Vesa Luma e Ēiljeta Xhilaga, kėngėtarin Shpat Kasapi dhe Olsi Mingomatėn, i njohur pėr pjesėmarrjen e lojėn e tij nė njė nga edicionet “Big Brother”. Vipat, ndonėse tė mėsuar me skenėn dhe spektaklin, e kanė nisur kėtė premierė tė “Dancing with the stars” plot emocione, pasi pėr herė tė parė ata bėhen pjesė e njė projekti tė tillė, ku gara ėshtė nė vallėzim dhe jo nė aktrim, muzikė, poezi, modė apo publicistikė. Nė fakt, kush mė pak e kush mė shumė, tė gjithė e kanė kaluar me sukses provėn e tyre tė parė zyrtare. Nėn skenografinė e re kanė shkėlqyer dhe prezantuesit e rinj tė “Dancing with the stars Albania”, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, tė cilėt tregojnė pas shfaqjes se mbetėn tė kėnaqur nga ajo qė dhanė dhe ndihen shumė mirė nė kėtė pozicion. Madje Ami, pohon se tashmė qė ėshtė afruar sėrish me vallėzimin, ka nisur t’i ketė paksa zili ēiftet nė garė dhe ndoshta nė tė ardhmen mund tė mendojė tė jetė pjesė e spektaklit si konkurente. Njė gjė ėshtė e sigurt, emocione tė tjera na presin tė gjithėve me “Dancing with the stars” gjatė javėve nė vijim, kur tė nisin eliminimet e VIP-ave dhe gara tė ndizet mė tej.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi