Berisha: Rama rruga e bllokimit, ne rruga e zhvillimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Berisha: Rama rruga e bllokimit, ne rruga e zhvillimit

Mesazh nga D3M1 prej Sun Apr 10, 2011 8:10 am


Kryeministri Berisha ftoi tė premten qytetarėt e Vlorės tė votojnė kandidatin Partisė Demokratike pėr bashkinė e qytetit tė Vlorės, Ardian Kollozin, pasi pėr tė vlonjatėt dhe Vlora janė e do mbeten tė parėt.
Kryeministri tha se Ardian Kollozi kandidon si djalė i Vlorės, pasi la mandatin e deputetit dhe vendosi tė vijė tė punojė sė bashku me qytetarėt e Vlorės. “Ky vendim i tij, ishte vendimi i qytetarit tė Vlorės, pėr tė cilin ju dhe ēdo vlonjate e vlonjat jeni dhe do tė mbeteni tė parė. Vlora ėshtė e para”, tha Berisha.

“Ne vijmė te ju pasi Vlorėn e Ismail Qemalit, Vlorėn e flamurit, e kemi shndėrruar nė Vlorėn e NATO-s, e kemi bėrė qytetin e qytetarėve qė lėvizin tė lirė nė mbarė Europėn. Ne vijmė tek ju pėr tė paraqitur kandidat pėr kryetar bashkie birin tuaj tė shquar, pasi Vlorėn e bukurive mahnitėse natyrore e kemi bėrė tė njohur nė mbarė botėn”, u shpreh kryeministri Berisha, duke shtuar se “prezantojmė Ardian Kollozin pėr kryetar tė bashkisė sė Vlorės, pasi duam tė pėrgatisim Vlorėn e 100 vjetorit tė pavarėsisė, Vlorėn e flamurit kryeqytet tė shqiptarėve”.

Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do tė mbėshtesė mė pėrparėsi tė madhe ēdo projekt tė kryetarit tė ardhshėm tė ri tė bashkisė sė Vlorės.

“Kjo ėshtė alternativa jonė. Rruga jonė jeni ju, janė interesat tuaja, janė ėndrrat tuaja, projektet tuaja, hallet dhe dertet tuaja, tė fėmijėve tuaj, pėr familjet tuaja, komuniteteve tuaja, ėshtė Vlora dhe mbarė Shqipėria”, u shpreh Berisha, ndėrsa shtoi se pėrballė saj ėshtė alternativa tjetėr, e cila thotė se ėshtė rruga e vetme. “Le t’i themi zotit Rama se rruga jote e vetme ėshtė rruga e karriges tėnde, rruga pa kthim, rruga e asgjėkundit. Rruga jote ėshtė rruga e bllokimit, ndėrsa rruga jonė ėshtė ajo e zhvillimit”, u shpreh Berisha.

Nė pėrgjigje tė fjalės sė Edi Ramės gjatė ēeljes sė fushatės elektorale tė enjten nė Tiranė, Berisha tha se “tipar themelor dallues midisi njeriut tė qytetėruar dhe tjetrit ėshtė pėrgjegjėsia qytetare”.

“Unė nuk do tė merrem me ty nė kėtė fushatė, jo sepse nuk ia dal dot, por se e vėrteta se ti je i vetmi politikan nė Shqipėri qė s’ke fituar asnjė beteje politike. Atė nė krye tė Partisė Socialiste e solli Fatos Nano, e solli Sali Berisha”, vijoi mė tej kryeministri Berisha.

Ndėrsa kandidati i PD-sė pėr bashkinė e Vlorės shpalosi programin e tij pėr qytetin, duke shprehur angazhim pėr njė jetė mė cilėsore tė qytetarėve, mė shumė argėtime pėr tė rinjtė, pėrmirėsimin e transportit publik, etj.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi