Jashtėtokėsorėt vėrtet aterruan nė Roswell?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Jashtėtokėsorėt vėrtet aterruan nė Roswell?!

Mesazh nga D3M1 prej Sun Apr 10, 2011 6:52 pm


FBI publikoi njė dokument tė vitit 1950, i cili zbulon se jashtėtokėsorėt vėrtet aterruan nė New Mexico.
FBI publikoi online mijėra dokumente qė ishin klasifikuar si sekrete me titull “Vault”. Ndėr to ėshtė edhe njė dokument, tė cilin agjenti Guy Hottel ia dėrgoi drejtorit tė FBI-sė mė 1950.

Nė dokumentin me titull “Pjata fluturuese”, agjenti Hottel zbulon se hetuesit e forcave ajrore kishin parė tri tė ashtuquajtura pjata fluturuese nė New Mexico.

“Pėr pjatat thuhej se ishin nė formė rrethore me pjesėn qendrore tė ngritur dhe me diametėr rreth 15 metra. Nė pjata ishin nga tre jashtėtokėsorė tė cilėt kishin formė si tė njerėzve, por ishin tė gjatė mė pak se gjysmė metri”, tha Hottel. Trupat e tyre, sipas tij, ishin tė veshur me njė pėlhurė shumė tė mirė.

Hottel tha se hetuesi i forcave ajrore, emri i tė cilit ėshtė censuruar, i kishte rrėfyer atij se pjatat janė zbuluar nė New Mexico pėr faktin se Qeveria Amerikane kishte njė sistem tė fortė tė radarėve nė atė rajon, ndėrsa besohet se kėta radarė kishin penguar mekanizmin e kontrollit tė pjatave fluturuese. Por agjenti special nuk provoi tė bėjė hetime tė mėtutjeshme lidhur me kėtė rast.

Publikimi i dokumenteve sekrete do t’u japė material tė ri atyre qė besojnė nė teoritė e konspiracionit, tė cilėt me vite thonė se qeveria e ka fshehur kėtė rast. Qyteti Roswell nė New Mexico u bė i famshėm pas raportit se njė pjatė fluturuese ishte rrėzuar nė shkretėtirė nė afėrsi tė bazės sė atjeshme ushtarake mė 2 korrik 1947. Trupat e jashtėtokėsorėve, siē thuhet, po ashtu janė gjetur dhe ėshtė bėrė obduksioni, por qeveria amerikane vendosi ta heshtė kėtė rast.

Zyrtarėt ushtarakė njė ditė pas kėsaj ngjarjeje nxorėn njė komunikatė pėr media ku thuhej se zėrat e shumtė pėr pjatat fluturuese u bėnė realitet, pasi qė pjesėtarėve tė njėsitit ushtarak nė Roswell iu qeshi fati t’i zbulojnė pjatat fluturuese.

Pasuan titujt bombastikė tė gazetave si: “Forcat ajrore kapėn jashtėtokėsorėt”. Megjithatė vetėm 24 orė mė vonė ushtria ndryshoi rrėfimin duke thėnė se objekti pėr tė cilin mendonin se ishte pjatė fluturuese nė tė vėrtetė ėshtė njė balon meteorologjik i cili ishte rrėzuar nė njė fermė aty afėr.

E pabesueshme, por mediat dhe opinioni e pranuan kėtė sqarim pa dyshuar fare. Roswell po ashtu u zhduk nga lajmet deri nė fund tė viteve tė 70-ta, kur disa nga zyrtarėt ushtarakė thyen heshtjen.

Dokumenti tjetėr me titull “Urgjente” dėrguar drejtorit tė FBI-sė, i publikuar si pjesė e dokumenteve tė FBI-sė “Vault”, po ashtu pėrmban pohimet se mė 1947 ėshtė zbuluar njė pjatė fluturuese nė formė gjashtėkėndore.

Nė kėtė dokument thuhet se pjata fluturuese i pėrngjan njė balloni meteorologjik dhe se pjata fluturuese i ėshtė nėnshtruar testeve, shkruan Daily Mail.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi