Presidentja tropojane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Presidentja tropojane

Mesazh nga Lim-On prej Wed Apr 13, 2011 8:19 am

Banorėt e Tropojės janė gėzuar kur kanė marrė lajmin se Presidente e
Kosovės ėshtė zgjedhur Atifete Jahjaga. Gazeta “Shekulli” shkruan se
familja e zonjės Jahjaga e ka prejardhjen nga zona e Nikaj Mėrturit.
Pas
njė Presidenti tė akuzuar se kishte njė bashkėshorte ruse, tashmė
Kosova mund tė thotė se ka njė lidhje mė tė fortė me Shqipėrinė dhe kjo
falė Presidentes sė re, Atifete Jahjaga.

Kjo e fundit, siē edhe po pėrflitet menjėherė pas emėrimit tė saj nė
krye tė shtetit tė ri kosovar, rezulton tė jetė njė pasardhėse e zonės
sė Nikaj Mėrturit, prej ku jo mė shumė se njė shekull mė parė ndodheshin
tė afėrmit e vet.

Pak e dėgjuar mė parė, tė paktėn pėr Shqipėrinė, Atifete Jahjaga
mori mbėshtetjen pėr Presidente tė Kosovės nga tri partitė politike,
PDK, LDK dhe AKR, pas tri ditė bisedimesh pėr dalje nga kriza politike.
Fillimisht si police e thjeshtė e Kosovės, ajo ia doli mbanė tė ngjitej
deri nė gradat mė tė larta tė gjeneral-koloneles. Ajo ēka mund tė duket
mė e ēuditshme ėshtė pikėrisht fakti se menjėherė pas marrjes sė detyrės
sė Presidentes, nė qytetin e Bajram Currit po pėrflitet se Atifetja i
ka rrėnjėt nė kėtė zonė.

Duke hulumtuar mbi jetėn e kėtij personazhi tepėr tė veēantė nė
jetėn publike dhe pėrditshmėrinė kosovare, mėsojmė se Atifete Jahjaga
ėshtė vajza e Brahim Bajram Agės nga fshati Ratkovc i Gjakovės dhe se
ajo rrjedh nga familja e Agės sė Ratkovcit, familje me emėr nė Malėsinė e
Gjakovės. Kjo familje e ka prejardhjen nga fshati Tetaj (Rrucaj) i
krahinės Nikaj Mėrtur (komuna Lekbibaj) tė Tropojės.
Nė Bajram Curr
pėrflitet se gjyshi i Atifetes ka zbritur nga malėsia nė fillimin e
shekullit tė kaluar, nė vitet 1910-1912 duke u vendosur si shumė familje
tė tjera nga kjo krahinė, nė rrethinat e Gjakovės, pėr arsye hasmėrie.
Prejardhjen e saj nga Nikaj Merturi, Atifetja e ka shprehur edhe vetė nė
biseda gjatė vizitave nė qytetin Bajram Curr.

Ajshja, pronare e njė restoranti, thotė: "Atifetja ėshtė kliente e
rregullt imja dhe mė ka treguar pėr prejardhjen e familjes sė saj nga
fshati Tetaj i krahinės sė Nikaj Mėrturit".

E tashmė tropojanėt duket se kanė njė arsye tė dyfishtė pėr t’u
vetėkėnaqur me krahinėn e tyre. Pos Kryeministrit shqiptar, edhe
Presidentes sė Kosovės i rrjedh nė deje gjaku i kėsaj zone.

Fundjava e dėshtuar nė Durrės e Atifete Jahjagės

Kjo fundjavė duhet tė ishte krejtėsisht relaksuese pėr
ish-drejtoreshėn e Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės. Njė udhėtim
drejt Shqipėrisė, ku e priste deti dhe rrezet e ngrohta tė kėtij fillim
pranvere, ishte gjithēka qė kishte planifikuar qė nė krye tė javės
Atifete Jahjaga.

Njė udhėtim me miqtė e saj, rezervimi nė njė prej hoteleve tė
qytetit tė Durrėsit dhe qėndrimi pėr tė paktėn tri ditė ishte mėnyra se
si kolonelja kishte parashikuar pėr tė kaluar fundjavėn. Por mėngjesi i
sė enjtes e ka shndėrruar ish-policen nė presidenten e parė femėr nė
gjithė Ballkanin. Aq i papritur ishte ky kandidim, sa miqtė e saj i kanė
trokitur nė zyrė pėr tė ditur se fundjava e tyre nė Shqipėri ishte
anuluar.

Megjithėse udhėtimi ishte parashikuar prej kohėsh, Atifete Jahjaga
ėshtė detyruar tė braktisė Durrėsin pėr t'u shpallur mbrėmjen e sė
enjtes, presidente e Kosovės.

_________________
Levizja Vetevendosje

Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 26
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi