Zajmina padit kompaninė e vajit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zajmina padit kompaninė e vajit

Mesazh nga Nora prej Sun Apr 17, 2011 1:57 pm



Njė reklamė vaji e transmetuar vite mė parė, imazhi i sė cilės ishte vetė ajo, e ka sjellė kėngėtaren simpatike, Zajmina Vasjari nė dyert e gjykatės sė Tiranės.

Pėrmes njė padie civile tė depozituar pak ditė mė parė nė kryesekretarinė e gjykatės, vajza e cila u bė e njohur falė pjesėmarrjes nė konkurset e bukurisė, kėrkon nga njė kompani vaji, qė jo vetėm ta paguajė sipas kontratės sė lidhur nė vitin 2002, por edhe pėr dėmin e shkaktuar. Nė padinė e saj kėngėtarja Vasjari kėrkon nga gjykata “detyrimin e palės sė paditur pėr pėrmbushjen e detyrimit qė rrjedh nga kontrata e lidhur me paditėsen mė dt.14.10.2002 si dhe shpėrblimin e dėmit tė ardhur paditėses nga mosekzekutimi i detyrimit kontraktor nė tėrėsi nė shumėn 10.000 (dhjetėmijė) USD”. Gjithashtu ajo kėrkon shpėrblimin e dėmit jashtėkontraktor tė ardhur nga veprimet e jashtėligjshme tė palės sė paditur, nė dėm tė paditėses pas datės 01.10.2003 nė shumėn 3.000.000 (tre milionė) lekė. Ndėrkaq, dėmi jopasuror, pra dėmi qė Zajmina Vasjari pretendon se i ėshtė shkaktuar imazhit tė saj, duket se ka njė ēmim tė lart. Vajza simpatike kėrkon qė pėr dėmin jopasuror tė ardhur nga veprimet e jashtėligjshme tė palės sė paditur pas datės 01.10.2003, kompania e vajit ta dėmshpėrblejė nė shumėn 5.000.000 (pesė milionė) lekėve. Padia mban nr. 9257 dhe do tė shqyrtohet nga gjykatėsi Altin Shkurti. Gjyqi pritet tė nisė brenda pak ditėsh dhe kėngėtarja duhet tė provojė pretendimet e saj pėrballė kompanisė qė ka vendosur tė hedhė nė gjyq.

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi