Politika ndėshkon ekonominė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Politika ndėshkon ekonominė

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Tue Apr 19, 2011 1:27 am



Banka e Shqipėrisė deklaron se klima e rėnduar politike po e zhyt ekonominė nė pesimizėm, duke krijuar pasiguri tek biznesi.

Sipas bankės, treguesi i ndjesisė ekonomike, i cili mat vlerėsimet e biznesit dhe konsumatorėve mbi gjendjen e ekonomisė, ra nė tremujorin e parė tė vitit nė nivelin mė tė ulėt qė nga viti 2009, kur kriza globale ishte nė kulmin e saj.

Treguesi i ndjesisė, i cili publikohet nga banka cdo tremujor pas anketimeve direkte tek njė numėr i madh biznesesh dhe konsumatorėsh, qėndron aktualisht 14.7 pikė pėrqindje poshtė mesatares sė tij historike.

Nė vrojtimin e fundit, banka vėren se pesimizmi pėr shkak tė situatės sė rėnduar politike ka prekur thuajse tė gjithė sektorėt e ekonomisė.

Si bizneset e ndėrtimit, industrisė por edhe ato tė shėrbimeve kanė deklaruar se klima e rėndėuar politike dhe gjendja e rendit dhe sigurisė nė vend janė faktorėt kryesorė qė kanė penguar aktivitein e tyre normal.

Tremujori i parė i vitit pėrkon me njė ashpėrsim tė klimės politike, e cila kulmoi me protestat e dhunshme dhe vrasjen e katėr personave nė demonstratėn e 21 janarit. Por pesimizmi mbi gjendjen e ekonomisė nuk ka prekur vetėm biznesin.

Edhe qytetarėt kanė dhėnė komente joentuziaste, kur vlerėsojnė gjendjen e tyre financiare dhe atė tė pritshme, ndonėse arsyet e tyre lidhen me tė tjera shkaqe.

Sipas bankės, konsumatorėt shprehen tė shqetėsuar nga rritja e kostove tė jetesės dhe presin qė rritja e cmimeve tė vazhdojė dhe papunėsia tė rritet.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi