Topi: Tė ndahemi nga e kaluara

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Topi: Tė ndahemi nga e kaluara

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Tue Apr 19, 2011 1:28 am



Presidenti Bamir Topi, i shoqėruar nga ambasadorėt e Shteteve tė Bashkuara, pėrfaqėsuesi i prezencės sė OSBE dhe ambasadori i Komisionit Europian, ka dhėnė nga qyteti i Vlorės mesazhe pėr procesin zgjedhor tė 8 majit.

Nė fjalėn e mbajtur nė universitetin Ismail Qemali, presidenti deklaroi se nė 8 maj duhet tė mbyllet kapitulli i zgjedhjeve tė kontestuara.

“Pas 20 vitesh, ne pėrballemi ende me sfidėn politike e qytetare pėr tė organizuar e zhvilluar procese zgjedhore vėrtetė tė lira, tė ndershme dhe demokratike. 8 maji ėshtė dita kur ky kapitull debatesh e kontestimesh duhet tė mbyllet. Ky ėshtė urimi i gjithėsecilit dhe natyrshėm pėr momentin ėshtė edhe interesi ynė madhor. Shqipėria e vitit 2011 i meriton zgjedhjet me standardet mė tė larta demokratike”, deklaroi Topi.

Ndėrsa ambasadori amerikan, duke kėrkuar njė bashkėpunim politik, kujtoi rastin e Shteteve tė Bashkuara, ku vetėm pak ditė mė parė demokratėt dhe republikanėt ranė dakord pėr miratimin e buxhetit.

“Ata e dinin mirė se nėse nuk do ta miratonin, do tė pėrballeshin direkt me qytetarėt amerikanė”, theksoi ambasadori Arvizu.

Ndėrsa pėrfaqėsuesi i prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, duke folur pėr rėndėsinė e zgjedhjeve tė 8 majit, deklaroi se nuk ėshtė gjė e mirė qė zgjedhje tė tilla shndėrrohen nė njė lloj konkursi bukurie politike mes drejtuesve tė partive.

“Kur ndodh njė gjė e tillė, thelbi i vėrtetė, rėndėsia dhe vlera strategjike e kuptimit tė vėrtetė tė vetėqeverisjes vendore, fatkeqėsisht, zvogėlohet. Bėhet fjalė pėr jetėn reale dhe administrimin e saj. ai permendi 5 institucionet e rendeshme te ketyre zgjedhjeve”, tha Wollfarth.

Ambasadori vlerėsoi vendimin e televizioneve pėr tė mos pranuar kasetat e partive, si dhe shprehu besimin se nė zgjedhje Policia e Shtetit do tė jetė nė lartėsinė e duhur, gjithashtu edhe misioni i OSBE-sė pėr tė cilin sugjeroi punėn kolektive pėr tė siguruar mjedisin e duhur.

Duke u ndalur te partitė politike, ambasadori kėrkoi qė partitė tė bashkėpunojnė sipas rekomandimeve tė OSBE-ODIHR dhe tė zbatojnė rregullat e lojės, pėr tė cilat kanė rėnė vet dakort nė pranverėn e vitit 2008.

Pra, ėshtė koha vetėm pėr politika dhe argumente konstruktive dhe jo koha pėr ‘sharje’ apo, mė keq akoma, pėr incidente tė dhunshme tė panevojshme, nėnvizoi Wollfarth.

“Dhe pasi zgjedhjet, mė nė fund tė jenė zhvilluar, mendoj se ka nevojė urgjente pėr njė reformė zgjedhore nė kohėn e duhur, nė mėnyrė qė tė hidhen themelet mė tė forta tė mundshme pėr pėrgatitjet e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2013. Pėrgatitjet duhet tė fillojnė menjėherė pas mbarimit tė kėtyre zgjedhjeve”, shtoi Wollfarth.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi