Rusi, hapet zyrtarisht gara pėr zgjedhjet presidenciale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Rusi, hapet zyrtarisht gara pėr zgjedhjet presidenciale

Mesazh nga D3M1 prej Tue Apr 19, 2011 9:31 am


Gara pėr presidencėn e Rusisė u hap zyrtarisht kėtė muaj, kur kryetari i Partisė Rusia e Bashkuara, Juri Shuvalov, propozoi Vladimir Putinin si kandidati i kėsaj partie pėr zgjedhjet presidenciale tė marsit tė vitit tė ardhshėm.
Pas tre vjet harmonie, ambiciet politike tani kanė acaruar marrėdhėniet mes dy udhėheqėsve tė Rusisė, kryeministrit Vladimir Putin dhe presidentit Dimitri Medvedev.

Ditėt e fundit, Presidenti Medvedev u duk se ngriti krye kundėr pėrkrahėsit tė tij, zotit Putin, gjatė njė interviste pėr televizionin shtetėror kinez.

Presidenti rus tha “Na nevojiten ndryshime. Duhet tė modernizojmė ekonominė, jetėn sociale dhe sistemin politik. Duhet tė sjellim figura tė reja. Duhet tė tėrheqim politikanė tė rinj”.

Ai e pėrfundoi intervistėn duke thėnė se duhet marrė sė shpejti njė vendim mbi njė kandidat zyrtar pėr president. Njė ditė mė pas, kryeministri Putin u pėrgjigj duke u bėrė thirrje tė gjithėve tė zbusin retorikėn:

Kryeministri paralajmėroi se “ka mbetur thuajse njė vit deri nė zgjedhje dhe kėto grindje nuk i shėrbejnė njė strukture normale pune”.

Gjatė dekadės sė fundit, zoti Putin ka mbajtur postin e presidentit apo tė kryeministrit tė Rusisė. Duke u bazuar nė pėrvojėn e tij politike, ai paralajmėroi qė tė shmanget me ēdo mundėsi fenomeni i njė administrate fiktive.

Putin tha se nėse dėrgohen sinjale tepėr herėt pėr kandidatėt “gjysma e administratės dhe njė pjesė e madhe e sektorit publik do tė ndalin punėn nė pritje tė ndryshimeve”.

Gjatė tri javėve tė fundit, presidenti Medvedev e ka veēuar veten duke marrė tiparin e njė kandidati tė pavarur. Ai haptazi e cilėsoi si “tė papranueshme” politikėn e kryeministrit Putin ndaj Libisė.

Mė pas ai deklaroi se zyrtarė tė lartė qeveritarė nuk do tė jenė mė anėtarė tė bordeve tė kompanive shtetėrore. Si rezultat, Igor Seēin, krahu i djathtė i Putinit dha ditėt e fundit dorėheqjen si shefi drejtues i Rosneftit, kompania mė e madhe e naftės nė Rusi.

Zgjedhjet e ardhshme do tė jenė njė garė e fortė. Kushdo qė fiton, do tė drejtojė Rusinė deri nė vitin 2018, por ndoshta deri nė 2024 nėse siguron njė mandate tė dytė. Duke pasur parasysh kontrollin e fortė mbi median dhe aktivitetin politik, nuk ka gjasa tė ketė njė kandidat tė tretė me shanse reale.

Alexei Mukhin, drejtor i Qendrės kėrkimore pėr Informacion Politik, beson se do tė ishte shumė e rrezikshme pėr Vladimir Putinin tė lejonte Dimitri Medvedevin pėr njė mandate tė dytė si president.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi