Basha premton njė miliardė euro pėr infrastrukturė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Basha premton njė miliardė euro pėr infrastrukturė

Mesazh nga D3M1 prej Tue Apr 19, 2011 7:38 pm


Kandidati pėr kryetar i bashkise sė Tiranės, Lulzim Basha, parashikon nė planin e tij njė miliardė euro investime nė infrastrukturė nė 4 vite.
Basha tha nė njė takim me shoqatėn e ndėrtuesve, se do ti jepet fund trajtimit klientelist nga bashkia dhe tė gjithė do tė gjejnė hapėsirat qė meritojnė. Krahas pėrfundimit tė planit urbanistik nė njė vit, Basha premtoi reduktim tė kohės sė dhenies sė lejeve tė ndėrtimit ne 30 dite dhe heqje tė burokracive.

“Jo mė vonė se maji i vitit 2012 plani urbanistik do tė jetė i zbatueshėm. Qė nga ky moment jo mė shumė se 30 ditė, me mbi 80% e procedures, me kontakt minimal me autoritetin Bashkiak, me procedurė automatike, ju do tė jeni nė gjendje tė aplikoni dhe tė merrni lejet e ndėrtimit dhe ti vini ato nė zbatim. Afroj njė trajtim jo klientelist, tė hapur ku secili prej jush do tė gjeje hapsirėn qė meriton dhe kėrkon”, tha Basha.

Kandidati i mazhorancės premtoi se do tė nisė njė operacion gjigant pėrsa i pėrket inftrastrukturės nė Tiranė. “Kronologjia e kėsaj axhende fillon me tenderimin brenda kėtij viti tė njė pjesė tė Unazės sė madhe, e cila fillon nga ura e Brarit deri tek ura e Kamzės, me njė vlerė fillastare tė pėrllogaritur prej 270 milion euro. Si dhe tenderimin brenda kėtij viti tė projektit tė kanalizimeve tė Tiranės, me njė vlerė 100 milion euro, nga tė cilat, mė shumė se gjysma janė siguruar. Brenda qershorit 2012, nisjen e punimeve pėr linjėn Kinostudio-Kombinat tė tramvajit, dhe Brenda Dhjetorit 2012 nisja e linjės tjetėr Bregu Lumit-Selitė po me njė vlerė tė pėrllogaritur prej 100 milion eurosh”, tha ai.

Basha shtoi se janė rezervuar 170 milion euro rezervuar pėr nėnkalime, parkime nėntoksore, akse tė reja, dhe ndėrhyrje tė tjera brenda qytetit. “Kemi 170 milione euro pėr njė park tė ri, tė madh tė Tiranės, rrjetin e rrugėve tė brendėshme tė qytetit, sistemimin e lagjeve me infrastrekturė sekondare dhe 230 milion euro pėr objekte tė tjera tė infrastrukurės sociale, kulturore, arsimore, pra kemi nė total tė planifikuar sipas kėtij projekti, investime pak mbi 1 miliard euro nė katėr vitet e ardhėshme”, tha Basha, i cituar nga Klan.

Kandidati i mazhorancės tha gjithashtu se kriteri i vetėm i pėrzgjedhjes sė kompanive qė do te kryejnė keto punime do tė jetė cilesia dhe afati i pėrfundimit tė punimeve.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi