Vritet Osama bin Laden

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Vritet Osama bin Laden

Mesazh nga Zyma prej Mon May 02, 2011 9:03 am


Osama bin Laden, udhėheqėsi i rrjetit terrorist tė Al Qaedas ėshtė vrarė nė njė operacion tė forcave amerikane nė Pakistan.

Lajmi u bė i ditur nga presidenti amerikan, Barack Obama. Truri i
sulmeve tė 11 shtatorit 2001 nė Shtetet e Bashkuara u vra brenda
territorit tė Pakistanit dhe SHBA-tė kanė trupin e tij, transmeton
lajmin Radio Evropa e Lirė.

“Vdekja e bin Ladenit shėnon njė nga arritjet mė tė rėndėsishme tė
vendit tonė nė luftėn kundėr Al Qaedas. Por vdekja e tij nuk shėnon
fundin e pėrpjekjeve tona. Nuk ka dyshime se Al Qaeda do tė vazhdojė tė
pėrpiqet tė na sulmojė. Ne duhet dhe do tė jemi vigjilent si brenda dhe
jashtė", tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan tha se forcat amerikane qė morėn pjesė nė operacionin e vrasjes sė bin Ladenit nuk pėsuan asnjė humbje.

Raportet e para flasin pėr njė sulm tė forcave tė SHBA-ve drejtuar
ndaj njė vile jashtė Islamabadit dhe pati luftime nė vendin e ngjarjes.

Mijėra njerėz janė mbledhur pėrpara Shtėpisė sė Bardhė dhe nė vendin
ku dikur ishin kullat binjake nė Nju Jork duke valėvitur flamuj
amerikanė. Rreth 3000 njerėz u vranė nga sulmet terroriste nė SHBA mė 11
Shtator 2001.

Ndėrkaq, pas lajmit pėr vrasjen e terroristit bin Lade, kanė ardhur
edhe reagimet e para tė burrėshtetasve botėror. Tė parėt qė e morėn vesh
lajmin ishin ish-presidentėt amerikanė, Bush dhe Clinton. Presidenti
Bush pėrmes njė deklarate tha se kjo ishte "fitore e madhe pėr
Amerikėn".

Kryeministri britanik, David Cameroon ka qenė ndėr tė parėt qė ka
reaguar pas vrasjes sė bin Ladenit. Ai tha se vdekja e bin Ladenit ka
sjellė "lehtėsim tė madh" nė tė gjithė botėn.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg tha se shpreson qė lajmi tė ndihmojė tė afėrmit e viktimave tė 11 shtatorit.

Kryeministri izraelit ka vlerėsuar lart Shtetet e Bashkuara pėr operacionin qė ēoi nė vrasjen e Osama bin Ladenit.

"Ky ėshtė triumf pėr drejtėsinė, lirinė dhe vlerat qė ndajnė vendet
demokratike qė kanė luftuar bri njėra-tjetrės me vendosmėri kundėr
terrorizmit", tha Netanjahu.

Ministri i jashtėm i Gjermanisė mirėpriti vrasjen e bin Ladenit, tė
cilin e cilėsoi si njė nga terroristėt mė brutalė. "Ai ka jetėt e mijėra
tė pafajshmėve nė ndėrgjegje", tha Westervele.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi