E qeshura flet pėr karakterin tonė...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super E qeshura flet pėr karakterin tonė...

Mesazh nga Nora prej Wed May 04, 2011 5:57 am



Thonė se e qeshura tė zgjat jetėn, por ajo ka edhe disa veti tė tjera. Ajo, pėr shembull, mund tė jetė njė tregues i karakterit tė personit. Nėpėrmjet mėnyrės se si qeshin, mund tė zbulojmė disa anė tė karakterit tė atyre qė kemi pėrballė. Ja se si...
Femrat

- Nėse njė grua, ndėrsa ėshtė duke qeshur, vė herė pas here gishtin e vogėl te buzėt, ajo dėshiron tė jetė vetė nė qendėr tė vėmendjes…

- Nė qoftė se gjatė tė qeshurės bashkėbiseduesja juaj mbyll gojėn me dorė, kjo do tė thotė se ajo ėshtė modeste dhe jo shumė e vendosur. Njė grua e tillė e ka shumė tė vėshtirė tė qėndrojė nė shoqėri pėr shkak tė hutimit dhe mungesės sė shkathtėsisė.

- Nė rast se njė grua, ndėrsa qesh, e hedh kokėn pas, ajo ėshtė e pėrzemėrt, por paksa mendjelehtė, njeri qė beson kollaj. Ajo, nėn ndikimin e ndjenjave dhe tė emocioneve, mund tė kalojė shpejt nė veprime impulsive dhe s’para e dėgjon zėrin e arsyes.

- Nė rast se gjatė tė qeshurės njė grua vė dorėn shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka njė natyrė romantike dhe ėshtė ėndėrrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, ėshtė e dobėt.

- Kur femra, ndėrsa qesh, rrudh hundėn, kjo tregon se ėshtė tekanjoze dhe se humori i saj mund tė ndryshojė nga ēasti nė ēast.



Meshkujt

- Ata meshkuj qė e kanė zakon tė pėrmbahen edhe nė njė ambient ku ka plasur gazi, si rregull, janė tė qetė, njerėz te tė cilėt mund tė mbėshtetesh, pasi nuk tė lėnė nė baltė, janė tė ekuilibruar e tė arsyeshėm. Kėta burra, zakonisht u qėndrojnė besnikė grave tė tyre, por gratė mėrziten me meshkuj tė tillė dhe mund t’i tradhtojnė…

- Nė rast se njė burrė qesh me kėnaqėsi, lirshėm, veēanėrisht kur hedh kokėn nga pas dhe picėrron sytė, dijeni se ai ėshtė paksa mendjelehtė dhe shkon nga tė fryjė era. Nė jetė dhe sidomos nė marrėdhėnie me gratė, ai mund tė tė lėrė nė mes tė udhės. Me njė njeri tė tillė mund t’ia kalosh mirė, nė gaz e nė hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do tė tė dalė diku apo dikur pėr zot… Me tė ėshtė e kotė tė lidhėsh marrėdhėnie serioze…

- Njė burrė qė shkulet sė qeshuri me zė, duke e hapur shumė gojėn, zakonisht mund tė jetė njeri i dashur dhe i aftė pėr t’u bėrė “shpirti i shoqėrisė”. Kėta meshkuj zakonisht janė shumė tė zgjuar, babaxhanė, por nė planin intelektual, janė primitive dhe paksa tė palėēitur. Prej njė njeriu tė tillė mund tė dėgjosh nė ēdo ēast njė anekdotė tė bukur, por asnjėherė s’ka pėr tė diskutuar me ty dhe s’ka pėr tė dhėnė opinion pėr njė libėr qė ka lexuar…

- Nė rast se bashkėbiseduesi yt, nė vend qė tė buzėqeshė, zgėrdhihet e zbardh dhėmbėt, duke shtrembėruar buzėt nga e djathta, keni tė bėni me njė njeri arrogant dhe tė paditur. Ai s’e ka pėr gjė tė gėnjejė dhe nė momente tė caktuara mund tė tregohet arrogant e i egėr. Megjithėse kėta meshkuj i kushtojnė rėndėsi pamjes sė jashtme dhe mund tė duken simpatikė, ruhuni prej tyre...

- Nė rast se njė burri, gjatė tė qeshurės, i shkon buza nga e majta nė tė djathtė, ky ėshtė njė njeri shumė i ndershėm, i rregullt, por nė tė njėjtėn kohė, pedant. Megjithatė, tek ai mund tė mbėshtetesh. Njė kavalier i tillė mund tė bėjė tė lumtur ēdo femėr…

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi