Kėngėtarėt qė nuk kėndojnė nė dasma

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kėngėtarėt qė nuk kėndojnė nė dasma

Mesazh nga Nora prej Tue May 10, 2011 1:38 pm



Shumė kėngėtarė tė estradės sonė preferojnė tė kėndojnė nėpėr dasma, pasi qė kjo paguhet mjaft mirė. Por ka edhe nga ata qė nuk e pėlqejnė kėtė lloj pazari pėr faktin se nuk e kultivojnė llojin e kėngės qė kėndohet nė dasma.
Kėngėtarja Adelina Thaēi nuk preferon tė kėndojė nė dasma pasi ajo ka stilin e veēantė tė interpretimit dhe cilėsohet si njė kėngėtare profesioniste.

“Kam pasur rastin tė ftohem pėr tė kėnduar nė dasma, mirėpo gjithnjė kam refuzuar. Nuk kėndoj nė zhanrin e kėngės popullore ashtu siē kėndohet nė gazmende tė tilla dhe kjo ėshtė shkaku i vetėm qė nuk mė pėlqen tė kėndoj nė dasma. Nuk jam kritikuese e atyre qė kėndojnė nė dasma, ngase e kultivojnė po atė zhanėr muzikor qė interpretohet nė evenimente tė tilla. Madje kam hasur tė shoh organizime mjaft tė mira dasmore me nivele evropiane, ku muzika ka qenė mjaft e mirė, mirėpo unė nuk mund ta udhėheq njė dasmė me njė kėngė tė tillė. Edhe po tė mė ofrohej njė shumė e majme e tė hollave, nuk do tė pranoja tė kėndoj nė dasma”, ka thėnė ajo pėr “Zėri”.

Edhe kėngėtarja Gili nuk ėshtė e prirė pėr tė kėnduar nė ahengje tė ndryshme gazmore pėr shkak se nuk i pėlqen stili i tė kėnduarit nė kėto evenimente.

“Nuk jam prej atyre kėngėtarėve qė kėndojnė nė dasma e ahengje tė ndryshme gazmore, jo se nuk mund tė interpretoj nė zhanrin popullor, por nė dasma kėrkohet edhe kėndimi tallava dhe kėrkesat e dasmorėve pėr lloj-lloj kėngėsh nuk mė pėlqejnė fare”, thekson ajo.

As kėngėtari Genc Prelvukaj nuk preferon tė kėndojė nė dasma dhe ahengje tė ndryshme muzikore, ku, sipas tij, nė dasmat e sotme janė bėrė ndryshime shumė tė mėdha, si nė zakonet e trashėguara, ashtu edhe nė pjesėn argėtuese muzikore.

“Nė dasmat qytetare, sot mund tė dėgjosh kėngė e muzikė nga tė gjitha vendet e botės, ngase mė nuk i jepet rėndėsi ruajtjes sė vlerave tradicionale kombėtare dhe kėngėtarėt e muzikantėt e sotshėm as qė e dinė se ēfarė janė duke kėnduar, as luajtur nė instrumentet muzikore. Muzikėn e sotme dasmore e ka vėrshuar shundi, kiēi, antivlerat, kėngėt e pėrkthyera dhe tė adaptuara nga vendet e ndryshme, e mbi tė gjitha, atė e ka kapluar stili i muzikės tradicionale rome, i quajtur ‘Tallava’”, ka thėnė Genci.

Nė estradėn tonė muzikore kemi edhe shumė kėngėtarė tė tjerė qė nuk performojnė me kėngėt e tyre nė dasma. Nė mesin e tyre pėrfshihen edhe kėngėtarėt si Yllka Kuqi, Rona Nishliu, Teuta Kurti, e shumė tė tjerė.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi