Dhimbjet e shpinės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Dhimbjet e shpinės

Mesazh nga Nora prej Thu May 12, 2011 7:25 am



Dhimbjet e shpinės llogariten si pėrvojat plot vuajtje tė shumė njerėzve dhe pėrbėjnė ndėr shkaqet mė tė shpeshta pėr tė trokitur te mjeku familjar. Kėto dhimbje janė tė pranishme para sė gjithash nė zonėn e unazave kurrizore tė mesit, mirėpo ato paraqiten edhe nė zonėn e unazave kurrizore tė qafės dhe tė kraharorit. Nė bazė tė kohėzgjatjes sė vuajtjes, dhimbjet e shpinės ndahen nė dy kategori: dhimbje akute dhe kronike. Dhimbjet akute tė shpinės zgjasin disa ditė, deri disa javė. Ato kronike mund tė zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmirėsisht ndodh rrallė qė shqetėsimet tė mbajnė kaq gjatė. Mirėpo, pikėrisht kėto raste shkaktojnė mė shumė vuajtje, tė lidhura me njė numėr tė madh bisedash tė rėnda sqaruese, me vizita mjekėsore e terapeutike. Kėtu hyjnė dhe frustrimi, ndonjėherė edhe zemėrimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgėnjimi lidhur me mjekėt dhe terapeutėt, tė cilėt nuk i kuptojnė ose nuk mund t’i ndihmojnė dot pacientėt. Dhimbjet e shpinės janė vetėm simptoma dhe nuk thonė asgjė lidhur me prejardhjen e tyre. Ėshtė e ēuditshme qė me gjithė pėrparimet nė fushėn e mjekėsisė, shpeshherė shkaktari i kėsaj dhimbjeje nuk ėshtė pėrfundimisht i qartė.
Ndryshimi
Ndryshimi nė zhvillimin e njeriut nga katėrkėmbėsh nė ecjen vertikale ka ēmimin e tij. Dhimbjet e shpinės bėjnė pjesė nė pėrditshmėrinė normale tė njerėzve dhe pėrkundėr tė gjitha mjeteve ndihmėse teknike si dhe ngarkesave fizike nė rėnie gjatė punės, nuk vuajmė mė pak nga dhimbjet e shpinės se sa mė parė. Qartazi nuk luan kėtu rol vetėm puna e rėndė, mirėpo edhe qėndrimi trupor dhe qasja ndaj shqetėsimeve. Pėrveē kėsaj, trupi ynė vetėm pjesėrisht ėshtė i ndėrtuar pėr kohėrat moderne tė automobilave, tė uljes sė mėrzitshme nėpėr stole zyrash, tė ashensorėve, tė shkallėve vetėlėvizėse e shumė tė tjerave. Pėr njė funksionim tė mirė, trupi presupozon lėvizje dhe ngarkesa normale.
Shpina formon boshtin kryesor tė trupit tonė. Ajo mbart organin qendror drejtues, kokėn, dhe veē kėsaj, pėrmban njė konstruksion tė tėrė nė formėn e palcės kurrizore dhe rrėnjėsh nervore dalėse. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkėpunojnė pandėrprerė nė njė formė mbresėlėnėse gjatė ēdo lėvizjeje. Kė mund ta ēudisė fakti qė nė kėtė konstruksion aq shpejt mund tė shfaqet ndonjė ērregullim dhe qė shkaku i tij do tė mund tė jetė aq kompleks?
Kohėzgjatja
Nė bazė tė kohėzgjatjes sė tyre dhimbjet e shpinės ndahen nė akute dhe kronike. Definicioni i kohėzgjatjes s’ėshtė gjithmonė unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen njė kohėzgjatje nėn 6 javė, ndėrsa mbi 6 javė si kronike. Sipas rastit, mund tė flitet edhe pėr dhimbje subakute tė shpinės (me kėtė nėnkuptohet njė kohėzgjatje e vuajtjes nga 6 deri nė 12 javė). Gjithsesi, lidhur me ndarjen, nė pėrditshmėrinė klinike vendos mė pak njė kohėzgjatje rigorozisht e pėrfunduar. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė rrjedha dhe tendenca e shqetėsimeve. Dhimbjet qė pas disa javėsh fashiten ngadalė, ende vlejnė si akute, madje edhe atėherė kur vazhdojnė pėr shtatė ose tetė javė. Edhe dhimbjet e qafės ndahen nė akute dhe kronike. Nė bazė tė pėrmirėsimit spontan, kryesisht tė ngadaltė, nė krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri ėshtė kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes pėrbėn njėrin ndėr kriteret themelore nėse dhe sa sqarime tė tjera janė tė domosdoshme. Kėshtu, shpina duron gjatė gjithė jetės ngarkesa tė mėdha. Ndėrsa dhimbjet e kryqeve, tė pandryshueshme ose tė pėrkeqėsuar, tė cilat, me ose pa terapi, qė zgjasin mė shumė se sa gjashtė javė, duhen sqaruar mė tej nga mjeku familjar ose specialisti. Pėr dhimbjet e qafės vlen i njėjti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute nė regjionin e kryqeve fashiten sėrish nė mėnyrė spontane ose nėn efektin e terapisė nė 80 deri 90 pėr qind tė rasteve me ose pa radiografi.
Shkaktarėt
Si shkaqe tė dhimbjeve tė shpinės pėrmenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethėnė reaksionet amortizative (nga shkėrmoqjet) nėpėr nyjat kurrizore, si dhe statika
e gabuar. Veēanėrisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund tė paraqiten shqetėsime, tė cilat kanė njė ndikim tė ngjashėm me njė artrozė nė nyjen (kyēin) e gjurit ose tė legenit. Statika e gabuar vjen nė shprehje pėr shembull: nė rastin e njė shpine tė sheshtė, tė rrumbullakėt, madje te njė pėrkulje anėsore e shtyllės kurrizore. Segmente tė shtyllės kurrizore me diskun ndėrunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme e
butė e diskut ndėrunazor shpėrthen jashtė dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrėnjėt nervore, duke ēuar te njė zėnie pisk e tyre. Nė pėrgjithėsi kėto lloj ndryshimesh luajnė njė rol shumė mė tė vogėl nga sa mendohet zakonisht. Vetėm nė njė masė shumė tė theksuar ose si pasojė e ndonjė sėmundjeje tjetėr ato janė pėrgjegjėse tė vėrteta pėr shqetėsimet. Nė rastin e zhvillimit tė dhimbjeve kronike, njė rol tė madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Kėshtu pėr shembull, stresi dhe pakėnaqėsia nė vendin e punės, por edhe qėndrimet e pafavorshme trupore gjatė punės si dhe duhanpirja, shpien nė ndryshime tė theksuara degjenerative nė njė zonė lumbale tė shtyllės kurrizore. Si tė tilla pėrmenden: formėsimi i njė mbėrthecke kockore, artroza e nyjave (kyēeve) tė vogla kurrizore, qė pėrkundėr stadit tė pėrparuar mund tė jenė pa dhimbje, ngushtim i disqeve ndėrunazore.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi