Nusja e zhgënjyer desh bëri vetëvrasje

Shko poshtë

Super Nusja e zhgënjyer desh bëri vetëvrasje

Mesazh nga Nora prej Thu May 19, 2011 6:07 am



E veshur me vello, kinezja 22 vjeçare tentoi të vriste veten duke kërcyer nga dritarja e një ndërtese shtatëkatëshe në qytetin Changchun të provincës kineze Jilin.



Nusen e pafat, e cila mbeti e varur në dritare, e shpëtoi në momentin e fundit polici Guo Zhong Fan. Ai e kapi vajzën për duarsh, duke parandaluar fundin tragjik.

Sipas mediave kineze, vajza provoi të vriste veten pasi që i dashuri i saj, me të cilin ishte në lidhje që katër vite, e braktisi derisa ajo po bëhej gati për tu bërë nuse.



Fustani i nusërisë, të cilin e kishte veshur gjatë tentimit për të vrarë veten, duhej të ishte simbol i thyerjes që kishte pësuar lidhja e tyre dhe ajo vetë.

Gjatë këtij incidenti kinezja nuk pësoi kurrfarë lëndimi, ndërsa ngjarja tragjike tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, të cilët u mblodhën para ndërtesës ku vajza qëndroi e varur për disa çaste.


_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!
avatar
Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 26
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovë
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi