Sekretet e Diellza Kolgecit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sekretet e Diellza Kolgecit

Mesazh nga Nora prej Fri May 20, 2011 6:30 pm



Shumė janė kureshtarė tė dinė sekretet e Diellza Kolgecit pėr ta mbajtur trupin nė formė. Kanė gabuar ata qė mund tė kenė krijuar pėrshtypjen se ajo ėshtė njė vajzė shumė e kujdesshme nė ato ēfarė ha, apo tė njė vajze palestrash.
Diellza Kolgeci, njėra nga miset e Kosovės mund tė shquhet pėr aristokracinė e saj, bukurinė pėrtej mase, shquhet edhe pėr inteligjencėn dhe modestinė. Ajo ka sfiduar shumė sfilata mode, ka shfaqur talentin e saj prej njė femre model pėr modelizėm, e ka sprovuar veten nė aktrim, kėndim dhe moderim. Diellza ka njė pamje madhėshtore dhe nuk thuhet kot: tė gjitha pasqyrat ku ajo qe parė, e humbėn shkėlqimin nga sytė e saj krenarė.
Shumė prej jush janė kureshtarė tė dinė sekretet e Diellza Kolgecit pėr ta mbajtur trupin nė formė. Mund tė keni krijuar pėrshtypjen e njė vajze shumė tė kujdesshme nė ato ēfarė ha, apo tė njė vajze palestrash, por pėrshtypja juaj ėshtė e gabuar. Mesa duket, e tillė ka qenė qė nė vogėli. Po atėherė, cili ėshtė ēelėsi i bukurisė sė saj fizike?
Ushqimi
Nuk ka asnjė sekret tė jashtėzakonshėm qė fshihet pas formės sė saj fizike. Nuk kursehet para asgjėje qė e josh pėr tė ngrėnė. Dhe pamja e saj vazhdon tė jetė po e njėjtė.
Nė ushqimet e saj mė tė preferuara bėjnė pjesė perimet, peshku dhe supat e perimeve. Nė sallatat e saj nuk mungojnė asnjėherė trangujt, domatet, brokoli. Si njė ‘vajzė deti’, i preferon shumė frutat e detit. I pėlqejnė shumė karkalecat e detit dhe kėrpudhat, tė cilat bėjnė shpesh pjesė nė menynė e saj; taliatele me skampi dhe aragosta, por edhe ushqimet tradicionale, tė cilat i shijojnė mė sė shumti nga duart e mamit tė saj. Nuk i refuzon asnjėherė gjellėt me pėrplot perime tė ndryshme qė i gatuan mami e qė tė gjitha pėrgatiten vetėm me vaj ulliri.
Diellza ėshtė edhe njė kuzhiniere e mirė. I gatuan tė gjitha ushqimet qė i pėlqejnė, por edhe ushqimet e preferuara tė partnerit tė saj, pastat, tė cilit i shijon. Gjithēka e gatuar nga duart e saj. Specialitetet e Diellzės janė tė gjitha gatimet qė pėrmbajnė shumė llojllojshmėri tė perimeve, supat dhe pastat, tė cilave nuk u reziston dot pa i provuar edhe ndėrkohė qė ėshtė duke i gatuar.
Edhe pse shpesh, pėr shkak tė angazhimeve tė shumta, i duhet tė hajė nėpėr restorante, ajo asnjėherė nuk i krahason gatimet e shtėpisė me ato qė mund tė hajė jashtė. ‘Gjithēka mė shijon mė shumė nė shtėpi, qoftė edhe njė vezė e skuqur’, tregon Diellza. Pėrveēse e dhėnė shumė pas gatimit, ajo ėshtė edhe e fiksuar pas shtrimit tė tavolinės sė ngrėnies, tė cilėn e quan art mė vete. Me shumė pasion r kombinon mbulesėn e tavolinės me pecetat apo i vendos pjatat nė tavolinė, duke e dekoruar kėtė tė fundit me lule dhe gota tė veēanta, sepse ,sipas saj, mė parė duhet ngopur syri. Nė menynė e saj ushqimore dominojnė shumė frutat, pėr tė cilat ėshtė e ndėrgjegjshme se janė tė shėndetshme. Tė preferuarat e saj janė ananasi dhe dredhėzat, ndėrsa asnjėherė nuk e ha mishin.

Pijet
Uji, qumėshti janė tė preferuarat, ndėrsa gjatė darkės vera e kuqe.

Dieta
Nuk u drejtohet dietave, Diellzėn ato e bezdisin. Nuk ndjek ndonjė dietė, e cila tė kėshillon tė hash kėtė apo atė e tė mos hash diēka tjetėr. Jo! Dieta e Diellzės nuk pėrfshin asnjė lloj ushqimi.
‘Mos bini pre e dietave tė rėnda, tė cilat e dėmtojnė shėndetin dhe e vyshkin freskinė qė ju fal mosha. Krijoni siguri pėr pamjen tuaj tė jashtme dhe mundohuni t’i jepni mė shumė rėndėsi natyrales’, kėmbėngul Diellza. Mė e mira pėr njė trup tė shėndoshė ėshtė ushqimi i rregullt, me pėrplot vitamina e minerale qė i duhen trupit gjatė ditės.

Gjimnastika
Diellza pėrherė ka pasur njė trup shumė tė mirė dhe, siē tregon vetė, metabolizmin e ka tė trashėguar nga e ėma. Diellza ėshtė e bindur se aktiviteti fizik ėshtė mėnyra mė e mirė dhe mė e shėndetshme pėr tė pasur njė trup tė rregullt. ‘I dua tė gjitha sportet, e preferoj tenisin, notin, skijimin, ndėrsa fitnesi mė duket i mėrzitshėm’.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi